image
 Rachel Corrie është anije irlandeze që besohet se ka 11 pasagjerë në bord.

Një anije tjetër është nisur drejt Gazës për të çarë bllokadën izraelite.
Rachel Corrie është anije irlandeze që besohet se ka 11 pasagjerë në bord.
Nuk është në të njëjtën shkallë si flotila e kësaj jave, por Izraeli ka këmbëngulur se edhe kjo anije nuk do të lejohet. Ata që janë në bord thonë se anija mund të arrijë këtë fundjavë.
Ndërkojë 10 mijë ton ndihmë nga flotilla Çlironi Gazën kanë mbetur në kufirin midis Izarelit dhe Gazës.
Izraeli ka dashur të tregojë me forcë se do të lejojë kalimin e ndihmës siç kishte premtuar. Por një ministër i qeverisë së hamasit tha se kjo nuk do të ndodhë derisa të gjithe protestuesit në bord që janë arrestuar, të lirohen nga Izraeli. /bbc/