Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti –(Ky shkrim vijon nga dat.20.05.2010)

Si arriti A.Kasami të pozicionohet aq lartë në hierarkinë e UÇK-re?!

…Pas mbarimit të luftës së Kosovës administrative, që ne fakt shqiptarët u mobilizuan dhe e ndihmua, sepse objektivë kryesore e kishte platformën  për ribashkim kombëtar dhe  kjo bëri që të kishte një mobilizim të masave të gjëra popullore dhe në mërgatë, pavarësisht, se kjo mërgatë qe përçarë si mos më keq nga partitë politike pacifiste, kudo që vepronin në trojet shqiptare. Prandaj, mërgata mori pjesë aktive dhe i ndihmoi fort faktorët ushtarakë. Në Danimarkë u krijua fondi ” Atdheu në rrezik-vendlindja thërret”, kryetar qe zgjedhur dr. Musa Krasniqi, një djalë shumë i ndershëm dhe i urtë që të bënte për vete dhe të ndihmoje… Pikërisht, këtu, Kasami, na u hidhërua  me fondistët ashtu edhe me anëtarët aktivë të  LPRK-së së degës, sepse nuk e zgjodhën në Këshillin organizativ. do jetë mirë që ketë  dhe te gjitha t ia thonë ata që kanë proces verbale, por unë vetëm dëshiroj t´i njoftojë lexúesit se kush është A.Kasaimi dhe se kush janë ata të njëjtit si ky që e zgjodhën dhe pastaj, populli ua pa sherrin këtyre demagogëve dhe bashkëpunëtorëve sllavë.

-Pastaj, filloi lufta  në Kosovën Lindore (Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc),  që për fat të keq nuk pati një organizim të mirëfilltë  në Danimarkë për faktin se, pas luftës së  Kosovës, filloi një përçarje e madhe –sepse, demagogët  dhe devijatorët e kësaj lufte; filluan t´i  marrin frerët e politikës “kombëtare” , prandaj, synimet tona të vërteta kombëtare, dhe të ata që luftuan mbetën në mes rrugës. Pasi u ktheva nga atdheu, përpjekjet i fillova sërish në Danimarkë; menjëherë,  me disa shokë filluam të organizohemi dhe të propagandojmë se atje po ka vullnet të bëhen sakrifica për të dalë nga kjo amulli që na kanë futur PDSH´-ja dhe koalicioni me maqedonas.

-Kur mërgimtarët e panë se na u organizuam dhe bënim  një punë të mbarë , njerëzit përparimtarë filluan  dhe të ndihmojnë, por kishin frikë se,  mos keqpërdoren mjetet etj.

-Gjatë një mbrëmjeje që kishin shkuar në klub, Abrashi, A.Kasami dhe Remzi Lok, kishin filluar të bisedojnë edhe për ndihmat   e ushtarëve. A.Kasami dhe kompania e tyre kishin deklaruar paraprakisht se, “nëse  Xhemili nuk merr pjesë me këto, ne do t´i ndihmojmë shumë këta ushtarë, por nëse ai merr pjesë nuk do ketë kurrfarë suksesi”.

-Disa shokë erdhën dhe me komunikuan se, mbrëmë kemi biseduar për këtë çështje dhe nëse ua donë të mirën –ti, atyre shokëve tanë, që duan të luftojnë për  shqiptarizëm mos u deklaro (prononco), -sepse, haptas po bëjnë propagandë kundër teje,  mirëpo, nëse je ti aty, ata nuk do të ndihmojnë fondin  e të tjera… Në fakt, isha në dijeni për një konflikt në mes A.Kasamit dhe Fazli Veliut,  që më pat folur,  F.Veliu gjatë Konferencës së Pestë  TË LPRK-së, që u mbajt ne Prishtinë. Ku në atë Konferencë të Përgjithshme, isha edhe unë si përfaqësues për Skandinavi – siç më thanë dhe Zaim Beqiri, si përfaqësues i  Shoqatës së burgosurve politikë shqiptarë, të Maqedonisë. Dhe, patëm biseduar gjërë e gjatë edhe me Ali Ahmetin e të tjerë. Natyrisht,  biseduam dhe për tradhtinë e A.Kasamit që ka bërë dhe vazhdon më tej  të bëjë, pastaj, disa herë kemi mbajtur kontakte përmes telefonit me F.Veliun i cili më thoshte që, të marrë drejtimin si përgjegjës për tërë Skandinavinë e më tej, por unë u thosha se jam për t´ iu ndihmuar, por për këtë pozitë, -nuk kam mundësi njëherë – pasi deri tani kam punuar për shqiptarët, por, -pa shqiptarët, pasi këta far burrash të Këshillit  që kanë qenë,  tërë kohën më kanë penguar në  aktivitete .Poashtu, F.Veliut i tregoja se me Shoqatën e të burgosurve politikë,   kam kontakte të mira e posaçërisht me atdhetarin, Zaim Beqiri,  bile prej këtu kam organizuar një debat, për të madhin tonë,  Ukshin Hotin; atyre nga Danimarka ua kam dërguar 15.000 kr, dhe se, këto lekë janë vjelë prej fondeve të qeverisë  daneze dhe nga Lidhja shkrimtarëve danezë  e cila më ka ndihmuar shumë për  këtë debat për Ukshin Hotin,  -bile kërkova  që një përfaqësues danez të shkojë atje dhe  natyrisht se debati u mbajt dhe kaluan shumë mirë. Me këtë rast, dua të theksojë që, Xhevat Ademin e kam shok, por thënë të drejtën -as ai, qe besa nuk është  shumë “për mashalla”,  sepse e kthen gëzofin kah fryn era ; dua të theksojë këtu që, Zaimi dhe Shpëtim Pollozhani  Kastriot Haxhirexha, janë burra që nuk ndryshojnë mendimet . F.Veliu,  më pat thënë se, duhet vepruar ashtu si Xhevati , përndryshe të burgosin maqedonët. Në mendjen time si vetëtimë më erdhi mendimi: o, sa keq –thashë ; çfarë dëgjova nga Fazli Veliu?! 

Koha po kalonte me përpjekje organizative; atje në katundin Tearcë, u krye edhe një aksion në stacionin e policisë, që vepronte aty..Këto ngjarje reflektonin shpejt në mërgatën tonë. Pastaj, kur filloj lufta në Kala të Tetovës që, në fakt kjo luftë ia dridhi themelet shtetit artificial maqedonas; -kjo nuk i la të gjithë të qetë, -më pastaj, nuk kishte të pa interesuar; kjo, i vuri në lëvizje të gjithë! Ne,  zakonisht mblidheshim  tek një klub privat pasi, klubi shoqëror “Besa” u privatizua;  prandaj, takimet i bënim tek klubi “Bashkimi”. Aty, të tëra mbrëmjet kalonin me debate ; ofofof!!!
Sa keq! Sa  fjalë të kota, e sa turpe llomotitshin aty?!

Ç` debate e sa sharje:

“Kush janë këta që luftojnë me djemtë tanë thoshin, shokët e grupit të Ali Ahmetit”?!!! -Djemtë tanë shkojnë ushtarë në atë ushtri , “shqiptarët janë në koalicion”- bërtiste Remzi Loku ; herë-herë ia mbante ison, Havzi Sulejmani -kur thoshte me ironi dhe indinjatë: “kush janë këta far… -komandant: “ Zoga, Pula, Laraska”, e të tjera marrëzira që, këtu s´po zgjatem më tej…

-Abrashi,  kishte ra në hall me këta provokatorë, të cilët  përherë bënin plane që të sulmonin në ato momente, kur ishte interesi i tyre dhe jo vetëm i tyre… Abrashit i them; ke kujdes  mos u dëshpëro se, këta janë zagarë të A.Kasamit;  ai, tani nuk del në skenë hapur, por dije mirë se, ai i zien të gjitha këto “çorba”, këto komplote dhe i planifikon këto trillime…

-Pse nuk e njoh atë A.Kasamin, pse ai nuk del këtu me Shenazi Rexhepin?! Mos ke dert i thosha unë; -ata, dalin më vonë, si urithët, në klub të shqiptarëve vijnë  vetëm kur i harxhojnë lekët, -sepse, përndryshe ata janë të sëmurë nëpër “kasinot” e automateve të tyre… Me sinqeritet m´u drejtua se ç´ të bëjmë, duhet të ndihmojmë dhe duhet të thërrasim shokët në Zvicër, kujtoj, se ata nuk flasin me A.Kasamin, si duket i  kanë hetuar pisllëqet e tij .

-Mërgimtarët, i bënë disa mbledhje por nuk  kishin mundësi të bënin një organizim të mirëfilltë për faktin se, propaganda anti-luftë çlirimtare, ishte e madhe, për të dalë nga kjo anarki apo amulli e krijuar mërgimtarët atdhetarë vendosën që të bëjnë një kërkesë tek Shtabi i UÇK-së, që, gjërat të sqarohen dhe të dalim hapur  me qëndrimet tona; kishte propozime gjithashtu, që të bëhet një demonstratë kundër shtypjes dhe apart´heidit shtetëror maqedonas, ndaj shqiptarëve.

Nga Ky “Këshill i Katundeve” që kishte dalë atje, kësaj radhe më kërkuan mua që a do kesh mundësi të na ndihmosh e të bëjmë një demonstratë në Kopenhagë?

-Gjatë bisedës i pyeta; a ka gisht këtu, A.Kasami? Ata, më thanë – jo! -Mirëpo, Remzi Loku dhe Shenazi Rexhepi –po!

Pastaj, u fola se, nëse ju doni te kalojë mirë demonstrata ju, mos i dëgjoni këta të dy, sepse me këta po tallet dhe po intrigon A.Kasami, unë i marrë përsipër të gjitha pikëpamjet organizative , por , duhet ta dini se, të keni kujdes të mos turpërohemi para miqve danezë, sepse në demonstratë do të vijnë  njerëz me peshë  të madhe si në politikën, daneze ashtu edhe në atë evropiane. Aty, do të ketë pjesëmarrës edhe nga fusha e kulturës dhe e medies daneze.

-Prandaj, druaj që,  nëse këtu do jenë këto dy vegla  qorre të A.Kasamit, unë nuk I hyjë j kësaj pune, sepse, nuk dua që të komprometohem, sepse, jam i sigurt që ata do të gjejnë shkaqe që të ndryshojnë datën e demonstratës apo të bëjnë ndonjë pengesë tjetër dhe pastaj, do të dështojnë përpjekjet tona dhe unë do pësoj fiasko para danezëve .

Jo, jo! –Thoshin –“Ne, kemi vendosë të bëjmë demonstratë”!

Mirë, pra!  Do të fillojmë! …

-Dhe, pa humbur kohë, fillova aktivitetin, bisedova me njërëz që kishin peshë në politikën daneze dhe me premtuan se, -do të ishin me ne, do të solidarizohen me demonstratën si nga radhët e pozitës, por edhe nga opozita. Më premtuan se, do të mbajnë  fjalime; përfaqësuesi nga Lidhja e  Shkrimtarve, nga PEN qendra daneze , redaktori i “Politkës”, do të paraqitet me një fjalë rasti  dhe ato do t´i botoj një ditë më pas, me premtuan -pastaj, se, do bëjnë  një shkrim  dhe një peticion do ta paraqesin para demonstruesve dhe atë peticionin, do ta  botojnë në gazetë.

Isha i kënaqur për aktivitetin tim dhe kasha bindjen bazuar në përpjekjet tona, se, miqtë danezë tani e tutje edhe më shumë do të na ndihmojnë.

U morëm vesh me Dalifin dhe Abazin për këtë aktivitet do të vie dhe TV e Danimarkës, por, kujdes se, po e mori vesh A.Kasami për këtë -ai, do bëjë ndonjë intrigë që ta anuloj demonstratën; ata, këmbëngulnin ; “jo, jo, ato truke të tij kanë marrë fund, ai turk nënuk ka lidhje me ne”!

…Dhe,  si për ironi dhe fatkeqësi!…Parashikimi im doli.

Papritmas, vetëm dy ditë kur do të duhej të mbahej demonstrata, më thonë në telefon se, Shtabi i UÇK-së, nuk po lejon të bëhet demonstratë për faktin se, kanë vendosë  të bëhen demonstrata të njëjta në tërë Evropën.

Of, of, of!

Çfarë  idiotizmi , çfarë mashtrimi vetëm se duan që ta anulojnë demonstratën.

Çfarë të bëja unë i mjeri?! Si  ta heqja nga përgjegjësia dhe si ta shtyja për më tutje,  gjithë atë aktivitet që pata bërë bashkë me shokë, si t´i anuloja gjithë ato ftesa (komunikata) për demonstratën?! U shkrova gazetave. E ftova në telefon në Zvicër, Musa Xhaferin, por, nuk e mori telefonin, sepse, kohë më parë isha grindur me të; ashtu i revoltuar i them Dalifit; “Po mirë more vëlla, a të thashë  -se, si të jetë e mundur, ai qen do t´ na pengojë”!…

                                      VIJON

Danimarkë-Suedi, 30.05.2010