Konjufca: Koalicioni nuk u bë sepse LDK’ja e kushtëzoi marrëveshjen me postin e presidentit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndodhi sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen me postin e presidentit.
“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit”, është shprehur Konjufca në Pressing.
Tutje, Konjufca tha se VV’ja nuk e priste këtë kushtëzim.
“Ne nuk e kemi pritur këtë gjë sepse siç e dini ju, këto zgjedhje kanë qenë zgjedhje parlamentare dhe pas konstituimit del qeveria nga Kuvendi dhe pozita e presidentit është diçka krejt tjetër”, ka thënë Konjufca.
“Pozita e presidentit është krejtësisht e pavarur”, shtoi Konjufca.