image
Në kryeqytetin e Norvegjisë sonte në mbrëmje zhvillohet nata finale e Festivalit Europian të Këngës. Në skenën e stadiumit ‘Telenor Arena’ do të ngjiten këngët e 25 shteteve evropiane të cilat janë përzgjedhur nga dy netët gjysmëfinale dhe 5 këngë kanë hyrë automatikisht në garë, falë pozicionit që zunë vitin e kaluar në këtë kompeticion. Festivalin do ta hapë Azerbajxhani me këngën Drip Drop të kënduar nga Safura. Përfaqësuesja e Shqipërisë Juliana Pasha do të ngjitet në skenë e 15-ta e shoqëruar nga tri këngëtare amerikane, Glenys Vargas, Desiree Keedjour dhe Joy dhe tingujt e muzikës së violinistit të njohur edhe në arenat ndërkombëtare, shqiptarit Olen Cezari. Gjithë këto ditë, për grupin shqiptar që ndodhet atje, për këngëtaren Juliana Pasha, kompozitorin Ardit Gjebrea dhe tekstshkruesin Pirro Çako kanë qenë të ngjeshura me prova, konferenca shtypi. Në një intervistë për faqen online ecstoday. com e cila publikon gjithçka që po ndodh në këtë festival, gazetarë, nga Meksika, Greqia, Spanja, SHBA dhe Gjermania, Serbia të akredituar në Oslo dhe po ndjekin festivalin parashikojnë Shqipërinë me “It’s all about you” si pretendente për çmimin e parë mes shteteve si Belgjika Izraelit, Gjermanisë dhe Azerbajxhanit. Ata shprehen se është e vështirë pasi këtë vit gara ka është shumë e fortë. Vetë Juliana Pasha ka thënë se Tirana do të ishte shumë e lumtur të mirëpriste Festivalin Evropian në rast se Shqipëria fitonte, megjithatë e pranon se gara është shumë e fortë. /Balkanweb/