AI: Në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut
Raporti i Amnesty International për të drejtat e njeriut konstaton si një ndër problemet kryesore në Maqedoni dhunën policore, kushtet katastrofale në burgje, lirinë e shprehjes, diskriminimi ndaj komunitetit rom.. etj. Në raport gjithashtu theksohet se është bërë pak progres në ndjekjen e krimeve të luftës që rrjedhin nga konflikti i brendshëm i vitit 2001.
Organizata thekson se, shteti fqinj Greqia vazhdon ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.“Greqia vazhdoi mosmarrëveshjet për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Edhe pse me Marrëveshjen e Përkohshme të vitit 1995, Greqia kishte pohuar se nuk do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, ajo e ka bllokuar hyrjen e saj në NATO, në vitin 2008”, theksohet në raport. Në raport më tej thuhet se në tetorë Komisionit Evropian (KE) rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit, por në dhjetorë, Ministrat e Jashtëm të BE me kërkesën e Greqisë e shtynë këtë vendim.
Shkupi 014 dhe Rastet e Hagës
OJQ-të kanë shprehur shqetësimet për masat e ndërmarra nga qeveria për të përforcuar kërkesat e Maqedonisë për një identitet historik (përfshi ngritjen e monumenteve me shpenzime publike), dhe influenca në rritje e Kishës Ortodokse Maqedonase për shtetin laik.
Raporti përmend edhe rastin e rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes ndërtuese Mavrova. Këtu përmendet ekstradimi i Shkodran Idrizit si dhe fillimi i procedurave për gjykimin e tij. Amensty International konstaton se nuk është shënuar progres në tri raste të tjera të kthyera nga Tribunali i Hagës.
Tortura dhe keqtrajtime të tjera
Në muajin shkurt Maqedonia ratifikoi Protokollin Fakultativ të Konventës kundër Torturës. Zyra e Avokatit të Popullit u caktua në bashkëpunim me OJQ-të për të gjetur mekanizmat parandalues si dhe për të zbatuar protokollin.
Sipas raportit, policia por edhe OJQ-të kanë raportuar për një rënie të dhunës policore si dhe keqtrajtimeve tjera. Kjo thuhet se pasoi pas shpërbërjes së njësitit special policorë “Alfa”.
Megjithatë, raporti thekson se gjyqtarët dhe prokurorët nuk arritën të nisin hetimet për akuzat e keqtrajtimeve, dhe kur të burgosurit janë sjellë para gjykatës janë vërejtur shenja të keqtrajtimit.
Liria e shprehjes
Në mars, policia nuk arriti të mbrojë rreth 150 studentë – të demonstrojnë kundër një propozim të qeverisë për të ndërtuar një kishë në sheshin qendror të Shkupit. Ata u sulmuan nga demonstrues tjerë të cilit thuhet se ishin organizuar nga nga Kisha Ortodokse Maqedonase.
Diskriminimi
Legjislacionit kundër diskriminimit, si kusht i KE-së për hyrje në Bashkim Evropian nuk është konform legjislaturës evropiane. Në këtë drejtim gjithashtu potencohet diskriminimi i komuniteti Rom.
“KE në nëntor njoftoi negativisht në përparimin e Maqedonisë në lidhje trajtimin adekuatë të komunitetit romë. Qeveria nuk ka bërë sa duhet në respektimin e të drejtave themelore të këtij komuniteti”, thuhet më tej në raport. (INA)