SHQIPTARËT NËN “MAQEDONI” DUHET TË KRIJOJNË PARTINË E TYRE: PARTIA E PROGRESIT KOMBËTAR SHQIPTAR!
GAFURR ADILI:
Situatat e krijuara në “Maqedoni”, dhe në veçanti në trojet etnike të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”, sidomos pas denigrimit të çështjes kombëtare që, për gati gjatë këtyre dy dekada me rradhë, partitë politike shqiptare (servile dhe marioneta të pushtuesit e të kolonizatorit sllavo-maqedonas), dhe në veçanti BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) e Zotit Ali AHMETI, parti kjo e dalë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ia kanë shkaktuar kauzës kombëtare shqiptare, si një nga domosdoshmëritë më të mëdha dhe më urgjente të kohës, shtron nevojën dhe domodoshmërinë e krijimit të një partie (të re) kombëtare të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën IRJM, të: Partia e Progresit Kombëtar Shqiptar (PPKSH). Shqiptarët e Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”, as nuk është dasht dhe as nuk duhet të ndahen, siç i kanë ndarë partitë politike (aktuale) “shqiptare” (partitë mëhalla) nën IRJM, në shqiptarë të djathtë dhe në shqiptarë të majtë, por ata (shqiptarët nën IRJM) është dasht dhe duhet që të jenë të bashkuar në një parti të vetme kombëtare, parti kjo që do të udhëhiqet nga një program i progresit kombëtar dhe edhe të progresit socialo-ekonomik të shqiptarëve të trojeve të tyre etnike nën “Maqedoni”, dhe që rreth saj (PPKSH) do të duhet të bashkohen të gjitha forcat progresiste të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”. Këtë gjë, PPKSH-në, shumë shpejt do ta krijojë FDBK.
Tiranë, 25 maj 2010