Shovenizmi maqedon nuk ka të ndalur,përjashtohet nga restorani fudbollisti Alioski sepse foli shqip
Dreka familjare e futbollistit Ezgjan Alioski në një restorant në Prilep u shndërrua në makth, vetëm se ai dhe të afërmit e tij flisnin në gjuhën shqipe.
Ezxhan Alioski, lojtar i kombëtares së Maqedonisë dhe një nga lojtarët më të mirë që luajti kundër Polonisë dhe Austrisë edhe pse i lënduar, sot përjetoi një moment jo të këndshëm në Prilep.
Alioski sqaroi për “Klan Macedonia Television” se deri sa ishte në restorant së bashku me familjen e tij, është lutur që të largohej nga restoranti për shkak se me të afërmit e tij ka biseduar në gjuhën shqipe.
“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu. Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, përndryshe unë nuk fsheh që jam shqiptar, një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodh askujt”, tha Alioski.
Lidhur me këtë që ka ndodh, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.
Reagimi I FFM-së:
Federata e futbollit të Maqedonisë gjykon ashpër gjuhën e urrejtjes viktimë e së cilës së fundmi ishte reprezentuesi dhe ambasadori ynë, Ezgjan Alioski.
Ne si federatë dhe institucion me përgjegjësi sociale dhe që angazhohemi për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të mbajmë anën e trajtimit të duhur dhe respektit për të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale apo racore!
Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!
Duke gjykuar ashpër ngjarjen e sotme në Prilep, apelojmë se “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!
FFM bën thirrje publike deri te institucionet përkatëse të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njejtat asnjëherë mos të përsëriten.
Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë ka bërë 47 paraqitje për Leeds United në Championship sezonin që lamë pas, duke shënuar 7 gola dhe ka dhuruar edhe 5 asiste.