Zgjedhjet në Danimarkë leksion më vete, njihuni me kryeministren e re
Nëse në vende të tjera ka shqetësime për rritjen e partive ekstremistë të djathta, luftë verbale në zgjedhje dhe kryeministra që nuk e pranojnë humbjen, në Danimarkë ( si vendi me njerëzit më të lumtur në botë) ndodh krejt ndryshe.
Kryeministri Liberal i Danimarkës Lars Lokke Rasmusen, i ka dhënë dorën kryetares së social-demokratëve Mette Frederiksen e cila pas fitores në zgjedhje do të marrë pushtetin.
“Ne patëm zgjedhje vërtetë të mira, por do të ketë një ndryshim të qeverisë”, u citua të thoshte kryeminstri aktual. Socialdemokratët fituan 91 nga 179 vende në parlament.
Ndërsa zonja Frederiksen, 41 vjeç bëhet kështu kryeministrja më e re në moshë që ka pasur Danimarka. Zgjedhjet e përgjithshme u dominuan nga mesazhe dhe apele mbi ndryshimet klimatike, emigracionin dhe mirëqenien.
Mette Frederiksen, leader of The Danish Social Democrats gives roses to voters in a last minute campaign in Aalborg, Denmark.
Partia Liberale e Rasmussen ka qenë në pushtet për 14 nga 18 vitet e fundit, por duket se danezët kanë dashur një ndryshim.
E ndërsa për partinë Popullore të ekstremit të djathtë, në këto zgjedhje doli e mbështetur me më pak se gjysma që nga zgjedhjet e fundit të vitit 2015. Kjo parti ka bërë shpesh apel për politika më të ashpra për emigracionin, por nuk arriti të ngrinte krye. Përballë partive të mëdha, duke përfshirë edhe socialdemokratët, vëzhguesit thonë se ka humbur fuqitë.
Ka dhe një risi në zgjedhjet e Danimarkës. Bëhet vendi i tretë nordik që do të ketë një qeveri të majtë, pas Suedisë dhe Finlandës.
Partitë kryesore të Danimarkës organizohen tradicionalisht në “bllokun e kuq” të krahut të majtë dhe në bllokun e krahut të djathtë njohur si “bllok blu”.
Blloku i kuq me pesë parti drejtohet nga Social-Demokratët e qendrës së majtë, të cilët kanë kaluar katër vitet e fundit në opozitë.
Gjatë fushatës, Social Demokratët u zotuan të rrisin shpenzimet publike, të rrisin taksat për bizneset dhe të pasurit dhe të rikthejnë reformat e pensioneve në mënyrë që njerëzit që kanë punuar për 40 vjet të dalin në pension më herët.
Tema kryesore e fushatës nga dy kahet ishte mirëqenia. Shumë votues shprehnin shqetësim për modelin që do të ndiqet në të mirë të tyre dhe të vendit.