Jovanoviq e porosit Vuçiqin: Na duhet paqja me shqiptarët, jo territoret
Lideri i Partisë Liberal Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq e ka porositur sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që për zgjidhjen e çështjes së Kosovës të jetë i tillë çfarë nuk ishin të gjithë të tjerët para tij, përkundër të gjitha kufizimeve dhe të gjitha gabimeve, “sepse ne kemi nevojë për paqe, e jo për territore”.
“Ne nuk kemi më kohë. Duhet të vazhdoni negociatat”, tha Jovanoviq, në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, në të cilën Presidenti i Serbisë, raportoi për çështjen e Kosovës.
Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Jovanoviq potencoi se në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje për Kosovën, Vuçiqi është krejtësisht i vetëm.
“Do të doja që në Kishë të gjesh diçka që mund të sillte paqe tek populli ynë i egërsuar, por nuk ka të tillë. Do të doja ta gjeni edhe në Akademi të Shkencave, ku ka njerëz të guximshëm, por as atje nuk do ta gjeni”, tha ai.