Rama: Berisha humbi shumicënKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, e interpretoi si një humbje të shumicës dhe çdo legjitimiteti për të drejtuar vendin, ngjarjen e ditës së sotme, kur sipas tij, u “vodh” emërimi i Elis Çefës si nënkryetar i KLD-së. 

Pasi nga maxhoranca u hodh poshtë propozimi i opozitës për të vazhduar zgjedhjen midis Çefës dhe Vishës me votim të fshehtë, pa shenja dalluese në fletë, kandidatura e demokratëve u miratua me 71 vota, në një votim elektronik “blitz”, ndërsa socialistët ishin ende në këmbë duke protestuar.

Sipas liderit të opozitës, refuzimi i mazhorancës për një votim të fshehtë dhe pa shenja .

Në një prej deklaratave më të ashpra ndonjëherë të liderit të opozitës, nga Selia Rozë, Rama deklaroi: “Kryeministri dha provën ulëritëse që nuk merr dot pushtetin me votë të lirë, që se mban dot atë pa grabitur vota edhe brenda në Parlament. Ai as ka pasur dhe as mund të ketë ndonjëherë shumicë në kutitë e fshehta, nëse nuk e kontrollon votën si sot, duke bërë vetë rolin e Ristanit, kjo edhe me ndihmën e Jozefinës”.

Në fjalën e tij të ashpër, Rama shtoi: “Kriza e votës së fshehtë ka kohë që ka hyrë në Kuvend, por sot shpërtheu në formën e një rrugaçërie, në formën e një demokracie të diskretituar nga dora e vetë kryeministrit, të vendosur në rolin e një pengmarrësi të rëndomtë, si ata të Ruzhdies dhe të tjerët të njohur botërisht.

Saliu u fut me kokë në rolin e Ristanit, për të imponuar një standart të papranueshëm parlamentar, nga një garë,  në një emërim të dhunshëm, nga një zgjedhje e lirë e çdo deputeti, në një zgjedhje për deputetët e vënë në rresht përmes kërcënimit të leximit të fletës nëpërmjet shenjave të vendosura në të”.

Rama vazhdoi deklaratën e tij duke shtuar: “Kjo është shfaqja më spektakolare e daljes së kryeministrit nga shinat e trurit. Nëse Shqipëria e shqiptarët përpiqen të shkojnë drejt Europës, Sali Berisha vazhdon t’i tërheqë në rrugën e rënimit. Kryeministri dha provën kuptimplotë të nevojës jetike që ka për të mbajtur pushtetin e lindur nga vjedhja e votës, përmes vjedhjeve të njëpasnjëshme, duke vjedhur edhe vetë votën e deputetëve dhe ministrave të tij.

Nëse do t’i kishte me të vërtetë 71 vota “pa shenja” në Parlament, kryeministrit s’do t’i duhej fare të merrte rolin e Ristanit. Sot, në sallë ai qëndroi pa shumicë, jo si regjizor i manipulimeve, por si një vjedhës i rëndomtë votash dhe doli nga salla i zhveshur nga legjitimiteti falso që i japin vetëm formalisht numrat.

Sot, Saliu tregoi se pa mbajtur Parlamentin të lidhur me pahir deri në fund, ka shumë të ngjarë të mos jetë në gjendje t’i hipë as kalit që kemi ndërmend t’i çojmë për të shkuar në Vlorë ditën e pavarësisë, por një kal do ia bëjmë dhuratë edhe po nuk mbërriti deri në atë ditë si kryeministër”.