Mësuesja e pianos
Masa 10, rrumbullakësia 137 centimetra, pesha 11 kg – tre operacione dhe 75 mijë sterlina të shpenzuara për të realizuar ëndrrën e saj: të ketë një gjoks për rekord.
Është kjo historia e Allegra Cole, mësuese pianoje, 48 vjeçe, nga Sallt Llejk Siti, në Jutah.
“Nuk është silikon, por një zgjidhje fiziologjike, me pak fjalë kam një aparat nën muskujt e gjoksit që e kam vendosur prej vitesh”, – ka deklaruar gruaja “bombë”, e cila nuk pretendon të këmbëngulë se zgjedhja e saj është normale.
“Unë nuk dua absolutisht të jem normale”. Por ndërhyrja në gjoks nuk është e vetmja që ajo i është nënshtruar.
“Kam bërë edhe fundshpinën”. Një ndërhyrje për ta bërë trupin në mënyrë “proporcionale”.
“Jam shumë e lumtur, e dua trupin tim. Bashkëshorti im? Është i lumtur që unë jam e lumtur”, – deklaron Allegra, e cila ka vendosur ta ndërmarrë këtë rrugë pikërisht për kënaqësinë e të shoqit tetë vjet më të mirë në moshë.
“Të gjithë bëjmë diçka që na pëlqen dhe për të gëzuar personat me të cilët qëndrojmë”