Milan kërkon Shkodran Mustafin
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, po kërkohet nga skuadra e madhe evropiane, Milano.
Reprezentuesi i Gjermanisë nuk ka pasur një sezon aq të mirë tek skuadra e Arsenal, duke u kritikuar shumë nga tifozët e skuadrës për gabimet e shumta në mbrojtje.
Por, përkundër kësaj, ‘The Sun’ raporton se skuadra e Milanos po interesohet për transferimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Skuadra italiane është në nevojë për një qendër mbrojtës, dhe ata po e shohin Mustafin si idealin për ta transferuar.
Gattuso nuk do të mund të llogarisë më në Cristian Zapata pas fundit të këtij sezoni, kështu që ai po mendon për një mbrojtës të ri.
Lajme të ngjajshme:
Zyrtare: Wesley Sneijder e vazhdon karrierën në Katar
Kurdisja e ndeshjeve fudbollistike në Kosovë, kryelajm i mediave franceze
UEFA deklarohet rreth skandalit të kurdisjeve në futbollin e Kosovës
Kush është Dillon Danis, personi që e nervozoi aq shumë Khabibin(video)
Magnus Carlsen do të heqë dorë nga titulli i kampionit botëror në shah