Harun Aliu, Xhafer Shala, Shaban Zenuni dhe Kemal Fejzullahu janë dëshmorë të kombit!Ndërsa kontrabandistët e çëshjtes kombëtare do t’i mbulojë balta e tradhëtisë dhe turpit!

Të nderuar familjarë të dëshmorëve!

Të nderuar bashkëveprimtarë të dëshmorëve!

Vrasja e veprimtarit të shquar Xhafer Shalës dhe shokëve të tij të idealit Harun Aliut, Shaban Zenunit dhe Kemajl Fejzullahut ka tronditur çdo shqiptar me ndjenja atdhetare.

Kësaj dhimbje të madhe kombëtare i shtohet edhe urrejtja po aq e madhe kundër atyre që tentuan t’i veshin vrasjes monstruoze petkun e “krimit të kontrabandës me armë”.

Çdo shqiptar me ndjenja atdhetare e di se Xhafer Shala , Harun Aliu, Shaban Zenuni dhe Kemajl Fejzullahu tërë jetën e tyre ia kushtuan realizimit të aspiratave liridashëse të popullit tonë.

Përmes këtij telegrami ju përcjellë ngushëllimet e mia dhe të anëtarëve të Bashkimit Demokratik Shqiptar.

U qoftë e lehtë toka e atdheut tonë të përgjakur!

Të nderuar familjarë të dëshmorëve!

Të nderuar bashkëveprimtarë të dëshmorëve!

Kemi bindjen e fortë se të gjithë kontrabandistët e Çështjes kombëtare që kontribuuan në vrasjen mizore dhe që hedhin baltë mbi dëshmorët e kombit do t’i mbulojë balta e tradhtisë dhe turpit!

Kemi bindjen e fortë se idealet liridashëse të Xhaferit, Harunit, Shabanit dhe Kemajlit nuk mund t’i ndal askush deri në realizimin e plotë të aspiratave tona kombëtare!

Lavdi veprës së Xhafer Shalës, Harun Aliut, Shaban Zenunit dhe Kemajl Fejzullahut!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Bashkimi Demokratik Shqiptar

Kryetar

Bardhyl Mahmuti

15 maj, 2010