Dhëndëri mes dy nusesh, i shkon ish e dashura në ditën e dasmës
Një skenë e pazakonte dasme ka ndodhur në Kinë, e cila është bërë hit në rrjete.
Një grua e ekzagjeroi duke shpresuar që të martohej me ish-partnerin e saj, duke iu shfaqur këtij të fundit me fustan nuseje mu para syve të gruas me të cilën po lidhte kurorë.
Ajo i lutej e përgjërohej me fjalët “unë jam fajtore”, në përpjekje për t’ja kthyer mendjen ndoshta në castin më të paduhur.
Thuhet se dhëndëri e la për dallimet mëdha në karakter.
Ai u befasua dhe u përpoq ta qetësonte, e njëherësh iu drejtua të ftuarve: “Kemi një situatë të papritur, por ndoshta kjo është fytyra e vërtetë e dashurisë”
“Nëse pyet se çfarë është vërtet dashuria, është përkushtimi i jetës suaj për dikë tjetër”, shtoi dhëndëri mes dy nusesh.
Përdoruesit e rrjetit social në Kinë më së shumti e dënuan të parën në komentet e tyre.
“Mos shkatërroni lidhjen e dikujt tjetër për të kënaqur obsesionin tuaj”, shkroi një përdorues.