MATERIAL TË CILIT DO TI SKADON AFATI!!
Ashtu në stilin e njohur,me mënyrën më tinzare para disa ditëve në kuadër të projektit Shkupi 2014,në sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë u vëndosën dy përmendore të figurave nga historike.Bëhet fjalë për Goce Dellcevin mbi kale dhe Dame Gruevin gjithashtu duke kalëruar mbi atin e tij.Në radhë është që në pjesën qendrore të sheshit të Shkupit të zë një vend edhe Shatorovi!!!Vera Aceva, njëra nga ata që njohin historinë e Metodi SHATOROV në ‘’debatet e Vera Aceva,SHKUP,1973 FQ.379.thotë:’Nëse lexohet letra e Metodi Shatorov-Sharlo,e shkruar pas shperbërjes së komitetit Krahinor dhe pas ndërimit të tij nga posti I sekretarit të KK të PKJ të Maqedonisë qartë shihet se ai është Bulgar.E gjithë veprimtaria e tij ,si sekretar I KK ,ishte e drejtuar kah ajo që Maqedonia të jetë pjesë e BULGARISë.UNë personalisht e njoh,kam qenë anëtare e KK,dhe sipas asaj mund më shumë të gjykoj” !Këto janë mënyra të realizimit të një projekti I cili është I kundërshtuar nga komuniteti shqiptar,por edhe nga ai maqedon,sepse kemi të bëjmë me figura historike të cilat sot e kësaj dite nuk kanë fituar vlerën kulturore univerzale që të jenë pjesë e një vendi ku do të vizitohen nga shumë njerëz dhe do të komentohen në mënyra të ndryshme ,ashtu sic u cek edhe më lart,si njerez kontraverz ,veprimtaria e te cilëve ne radhë të parë është e dyshimtë për vetë maqedonasit,kurse për komunitetin tonë ,vec Goce Dellcevit me një thënie të tij pozitive reth’’ lojës kulturore në mes popujve’’nuk ka ndonjë vlerë që në ndonjëmënyrë dotë justifikonte se figurat në shesh do të jenë një shenjë e multietnitetit si parësore për ardhmërinë e këtij shteti.
Figurat e lartëpërmendura në formë të përmendoreve, mund ti shohim edhe në vende tjera të Ballkanit ,konkretisht në Bullgari.Mirëpo problemi që lind ,nuk është I natyrës se cfarë etniteti janë figurat e lartëpermendura por menyra e qasjes se atyre që pretendojnë te fillojnë dhe perfundojnë një project, duke e trajtuar ate (project Shkupi 2014) qysh në fillim si një rilindje kombëtare maqedonase pa mare parasysh se në të ardhmen mu kjo qasje joserioze ndaj realitetit një ditë do të jetë temë për të cilën do të ketë akuza edhe ndërmjet vetë maqedonasve,maqedonasve dhe bullgarëve dhe shqiptarëve.Ne jemi dëshmitarë se figurat historike ,të paraqitura në formë të përmendoreve apo në mënyra tjera , pasqyrojnë disponimin momental që mbretëron në elitën udhëheqëse të një institucioni sic është shteti dhe pas ndryshimit të pushteteve shumë nga ata duke I vendosur në grupin e materialeve me afat të skaduar tërhiqen nga skena ,qoftë në mënyrën si janë vendosur apo në mënyra tjera të dhunshme.Prandaj edhe trajtimi I shumë figurave si vlera kombëtare në një teritor të ngushtë ,pa mos qenë ata vlera univerzale nuk kanë rëndësi aq sa pretendon udhëheqësia momentale e një shteti, vecanërisht figura historike që kanë edhe të kaluar të dyshimtë apo në një mënyrë hyn në kategorinë e përzierjes ,gjegjësisht ndërhyrjes në të kaluarën që nuk është qartë e perceptuar nga ,në rastin tone,disa popuj.
Por,fryma momentale nacionaliste maqedonase ,që është e pranishme në teritorin tone ka hyrë në aventurën e rradhës dhe duke aluduar në rezultatet pro kësaj fryme një nacionale,në dy tre vitet e ardhëshme synon së paku të ruajë rejtingun e lartë në populate dhe fitimin edhe të një mandati për udhëheqje.Kjo nënkupton edhe shpresën e aderimit në NATO dhe BE,kështu sic është situata në moment dhe me këtë kurs të vazhdohet në të ardhmen,pra me promovim njënacional apo së paku joshqiptar të shtetit.Ashtu edhe sic përmenda më lartë ,por edhe më herët në deklarimet e mija ,krejt këto ndodhi lidhur me figurat ne sheshin e Shkupit por edhe fenomenet tjera që ndodhin në shoqërinë ku na jemi present qëllimin përfundimtar e kanë nëpërmjet ,së paku projekteve nacionale të promovojnë procesin e konstituimit të shtetit modern maqedonas.Prandaj edhe marja jonë me figurat historike se kush janë dhe pse mu ata , I konsideroj të dorës së dytë ,sepse arti që është falso ashtu sic vine edhe ashtu edhe shkon,por qëllimi përfundimtar që pretendohet të arihet me këtë dukuri duhet të analizohet,bile jo vetëm nga na shqiptarët por edhe nga maqedonasit sepse në vete msheh fillimin e rënimit të vet institucionit që praktikon veprimet e tilla.Besoj se edhe ndodhitë e fundit rreth paraqitjes së kundërshtimeve ndaj një politike të këtillë të maqedonasve ,vecanërisht me paralajmërimet e mundëshme të një redestabilizim të teritorit ku jetojmë bazën e kanë në anashkalimin e kombit tone nga ardhmeria e shtetit ku jetojmë.
Figurat tjera ,kushtimisht thëne shqiptare,me të cilat dikush mundohet që të ‘’lajë një groshë pa ujë’’,që planifikohen dikur të zënë ndonjë qoshe të rrugickave shkupjane gjithashtu nuk janë të rrëndësishme,nga vetë fakti se ato do të jenë pjesë e një loje politike të vetë maqedonasve dhe të them të vërtetën më rikujtojnë kohën e diferencimit politik të individëve lojal ndaj shtetit dhe atyre që nuk parapëlqeheshin .Pra figura historike që dikush do të na imponojë e që ne I pranuam apo jo,ato do të jenë.Por ,thashë më lartë se shenjat që mundohen të vëndosen në këtë periudhë e që kanë esencën në nacionalizmin maqedonas ,do ta kenë kohën e përdorimit aq sa do ta ketë jetëgjatësinë mënyra e këtillë e imponimit të një regullimi shtetëror anti-aspiratave dhe opcioneve shqiptare.
Sycelësia ynë duhet të përqëndrohet në efektin final të fenomeneve që na ndodhin,e jo në imtësirat e pavlera të reflektuara në bronzën dhe paratë e harxhuara.Shumë përmendore ka pasë nëpër vende të ndryshme të botës ,të vendosura në momente të disponimit të atij që udhëheq, e që sot nuk egzistojnë sepse mënyra dhe koha në të cilën janë vendosur ka qenë në kundërshtim me një pjesë të madhe të opinionit që në moment të caktuar është kthyer si bumerang.
Më kënaq fakti se shqiptarët dalëngadalë kuptojnë strategjinë e këtij shteti,duke filluar nga organizatat joqeveritare shqiptare por edhe nga subjektet politike.Gjithashtu edhe organizata politike shqiptare që momentalisht është në pushtet përfundimisht ,pas një durimi të imponuar ,kupton qëllimet e nacionalizmit maqedonas dhe tregon se e gjithë kjo që ndodh ka qenë pjesë e një politike afatgjate ,ashtu sic e ka efektin post-revolucioni.!
LULZIM HAMIDI
070-875-833
lulzimhamidi@hotmail.co.uk
