Në prag të përvjetorit të 29-të të Mehajve të Prekazit

Bisedoi Cenë Pushkolli

Veprimtarët e kauzës gjithëkombëtare ndër të cilët është edhe Ferat Imeri dikur thoshin se “Tahir e Nebih Meha, e plagosën ish-Jugosllavinë për t’u mos u shëruar kur më, respektivisht e plagosën aq rëndë sa që ajo më vonë “ngordhi”. Këta dëshmor rrjedhin nga familja e madhe atdhetare kombëtare e MEHAJVE të PREKZIT Legjendar. Sot trashëgimtarët e Mehajve me laps në dorë janë duke e vazhduar rrugën e të parëve të tyre në të mirë të Ribashkimit Kombëtar. Nga kjo familje kemi intelektual profilesh të ndryshme. Që te të gjithë dominon edukata kombëtare si edhe gatishmëria për sakrifica të mëdha nëse e kërkon kauza kombëtare. Për këto dhe gjëra të tjera për dhe rreth Prekazit legjendar si edhe rreth përvjetorëve të dëshmorëve të Kombit, fletë “fëmiu i Prekazit”, z. Ferat Imeri

Tribuna Shqiptare: Këto ditë do të mbahet përvjetori i 29-të i Mehajve të Prekazit, çka mund të na thoni lidhur me këtë ngjarje?

Ferat Imeri: Kjo ngjarje për ne të Prekazit por jo vetëm të Prekazit ka domethënie shumë të madhe, pikë së pari: Tahir dhe Nebih Meha u shndërruan në simbol rezistence dhe sakrifice për të mirën gjithëkombëtare, kjo sakrificë e tyre të gjithë neve të Prekazit, do të thosha të Drenicës na dhanë krah për tu mobilizuar dhe të jemi të gatshëm që në çdo kohë t’ia kthejmë pushkën shkaut, sepse shkau tjetër gjuhë nuk kupton, zaten edhe ashtu ndodhi, në ditën kur ata kishin festë dhe pritnin që ta festonin 13 majin, ditën e UDB-së Jugosllave, trimat e Prekazit festën e tyre e përgjakën.

Tribuna Shqiptare: Po kush janë në të vërtetë Tahir e Nebih Mehaj, respektivisht çfarë përvjetori është ky që pritni ta mbani këto ditë?

Ferat Imeri: Tahir e Nebih Meha janë trashëgimtarët e fisit KUQ, këtë fakt e thotë prof. Mark Krasniqi, ata janë trashëgimtarët e drejtpërdrejt të Skënderbeut. Nga gjiri i këtij fisi kanë dalë në të kaluarën edhe: Ahmet Delia, Hamit Velia, Sheshivar Alia dhe së fundi Adem Jashari me gjithë familje. Sot në Prekaz ka me dhjetëra e dhjetëra intelektual që me laps në dorë kontribuojnë në çështjen kombëtare. Gjithashtu në Prekaz sot janë të njohur dhjetëra gjeneral lufte që me pushkë në dorë kanë mbrojtur popullatën në njërën anë dhe në aën tjetër ka luftuar me shkaun për ta dëbuar nga trojet shqiptare, ata dhe shumë e shumë luftëtarë në mesin e të cilëve kam qenë unë me vëllezër e djem.

Tribuna Shqiptare: Duke pasur parasysh se kjo luftë është zhvilluar 29 vite më parë, shumë nga të rinjtë e Kosovës nuk din se kush ka qenë Tahir e Nebih Meha, a na tregoni në pika të shkurtra diçka lidhur me dëshmorët e Kombit?

Ferat Imeri: Siç thash më sipër këta i takojnë familjeve “honedon” të trimave, ata me sakrificën që kanë bërë kundër shkaut, ne të gjithëve na i kanë çelë sytë për të qenë të mobilizuar dhe të gatshëm për luftuar kokë për kokë me shkaun vetëm e vetëm që të mos e nëpërkëmbin dinjitetin dhe krenarinë kombëtare shqiptare. Nebiu ka qenë babë i Tahirit, ndërkaq nebiu e ka pasur babë Emin latin, luftëtarë i qetës së Azem bejttës. Tahiri duke qenë trim i pashoq shpeshherë konfrontohej me policinë serbosllave, ditën kritike policia kishte ardhur në Prekaz për ta arrestuar Tahirin, mirëpo ky duke ditë se shkaut nuk duhet dorëzuar, ai ia kthen pushkën me ç’rast aty vriten dhjetëra policë si edhe Nebiu e Tahiri. Më kujtohet se përkundër ndalesës për t’i varrosur trimat me “xhemat”, në varrimin e tyre kishin ardhur mijëra e mijëra njerëz nga të gjitha territoret shqiptare. Aty tek varrezat e dëshmorëve qenë betuar se do të hakmerren për jetërat e dëshmorëve, në atë kohë qenë betuara edhe Dëshmori i Kombit Adem Jashari, komandanti Legjendar i UÇK-së dhe shumë e shumë persona tjerë që sot janë dëshmor të kombit.

Tribuna Shqiptare: Po flitet aty këtu se Prekazi është shndërruar në një territor muze, për hir të vërtetës unë e kam vizituar Prekazin, por duke pasur parasysh Prekazin si vatër të nacionalizmës dhe i dëshmorëve të Kombit, fare pak është investuar në te, pse është lënë kaq pas dore ky territor duke ditur se në krye të institucioneve të Kosovës gjenden hëpërhë kryesisht njerëzit nga Drenica?

Ferat Imeri: Unë nuk do të thosha se nuk ka investime në Drenicë e në Prekaz, në shumë fshatra është asfaltuar rruga, janë ndërtuar shumë shkolla, autobusët qarkullojnë në të gjitha fshatrat, gati çdo shtëpi e ka internetin, kompleksi memorial i Jasharajve është në fazën zhvillimore, për hir të vërtetës punët po shkojnë me një tempo të ngadalësuar, mirëpo besoj se edhe kjo punë do të kryhet së shpejti.Unë e di dhe besoj në betimin e dhënë se Prekazasit, respektivisht Drenica dhe jo vetëm Drenica janë të betuar se do të angazhohen me tërë qenien e tyre deri sa të bëhet Ribashkimi Kombëtar, respektivisht derisa të bëhet SHQIPËRIA ETNIKE – NATYRALE. Unë me këtë rast i ftojë të gjitha ta që në programet e tyre e kanë Ribashkimin Kombëtar Shqiptar që të bashkohen rreth këtij qëllimi. Për këtë unë nuk kam fare dyshim.