Sela: Talat Xhaferi dhe BDI realizuan skenarin për shpëtimin e deputetit të VMRO-DPMNE, Veljanovski
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela ka reaguar pas dështimit të seancës për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, i cili dyshohet si njëri ndër organizatorët e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill të 2017, përcjellë INA.
Sela në një postim në facebook ka atakuar direkt kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe BDI që realizuan skenarin për shpëtimin e deputetit të VMRO-DPMNE, Veljanovski, i cili në ngjarjen e përgjakshme të 27 prillit ishte kryetar i Kuvendit dhe se janë gjetur shumë prova dhe komunikime për organizimin e ndërhyrjes së dhunshme.
Ja postimi i Ziadin Selës:
E vërteta e xhveshur. Dje Agimi sot Talati. Imagjinoni njeriu që u zgjodh kryetar kuvendi nën brohoritje dhe zhurmë pa mikrofon përpara tij, sot (gjoja) i pengoi vetem një zë për ta hedh në votim propozimin për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit.
Ishte një zë apo janë shumë afera, mes të cilave edhe 27 prilli (për të cilën Veljanovski ka shum çka mund të zbuloj) që e detyruan kreun e BDI-së të bëj skenarin e sontëm?
P.S. Është dora e zgjatur apo bishti i kapur!?”, ka shkruar deputeti dhe kreu i ASH-së, Ziadin Sela. (INA)