Atdheu im ka shpirtin e vet, dhe njerëzit që e zbukurojnë atë
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])
Gjyshi im (ish oficer), ka shkruar për mallëngjimin,
humbjen, ikjen (nën presion), dhe mërgimin e
pavullnetshëm prej Shqipërie në Amerikë (1943), në
moshën 18 vjeçare. Historia e jetës së tij, është një prej
rasteve të shumta të tragjedisë tonë kombëtare, brenda
dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt, dashakeqëve
të Shqipërisë. Tani është 94 vjeçar, megjithatë letrat dhe
poezitë e tij manifestojnë dëshirën e zjarrtë dhe vuajtjet
masive që pulsojnë në të gjitha zemrat mërgimtare.
Mars 1981, viti i demonstratave studentore në Kosovë kundër
pushtuesve serbo-jugosllav. Në muajin gusht të atij viti, gjyshi
dhe prindërit e mi dëshironin ta vizitojnë farefisin në Shqipëri
(veçanërisht prindërit e moshuar të gjyshit), por organet e shtetit
enverist nuk u dhanë leje dhe siguri hyrjeje. Në pamundësi për
këtë, kanë udhëtuar për në ish Jugosllavi (mua më morën me
vete) të paktën të takohen me shqiptarët e trojeve të copëtuara:
Kosovës, “Maqedonisë”, Malit të Zi, Kosovës Lindore. Por edhe
me arbëresh të Zarës (Kroaci) me prejardhje nga rrethi i
Shkodrës, sidomos profesorin Aleksandër Stipçeviq. Në atë
kohë isha 4 vjet e 9 muaj, prandaj më kujtohen vetëm 3
momente edhe atë si në mjegulli, ashtu që detajet plotësuese i
kam marrë nga ditari i prindërve dhe rrëfimet e gjyshit.
Në periferi të Zarës takuam duke hëngër drekë 3 shqiptarë
(djem të rinj) nga “Maqedonia”. Kishin shtruar në peshqir 2
bukë, 2 konserva të vogla peshqish dhe një shishe me ujë.
Përndryshe, gërmihnin kanale të thella me kazma e lopata, 7
ditë në javë, 12 orë në ditë, për paga të pasigurta dhe minimale.
Mali Zi, Budva. Në plazhin e Beçiç-it, vetëm disa metra nga uji,
ishte pushimorja “Ganimete Tërbeshi” për nxënësit shqiptarë të
shkollave fillore të Kosovës. Afër saj, një pushimore për
nxënësit serb, ndoshta nga Vojvodina. Fëmijët shqiptarë,
shumë më të dobët me trup se moshatarët serb. Mbetëm disa
ditë në Beçiç, rreziteshim përherë afër asaj pushimore. Një
vajzë 15 vjeçare nga Kosova u ndihmonte arsimtarëve që kishin
përgjegjësi për nxënësit tjerë. Kalonte shumë kohë me mua, e
dinte pak anglishten dhe “kuptoheshim”. Pasi prindërit ia kishin
vrarë serbo-sllavët, një vit më pas (1982) prindërit e mi i
mundësuan emigrimin në Amerikë. Deri në moshën 21 vjeçare
u ndihmua ekonomikisht, u shkollua dhe banoi falas në
shtëpinë tonë. Nga mosha 8 vjeçare zonjusha Teuta filloi të ma
mëson abetaren (gjuhën) shqipe, mua dhe vëllait, pastaj edhe
motrës së vogël.
Gjyshi donte të takonte z Veli Deva që kishte një shtëpi verore
në Beçiç, jo aq larg plazhit “tonë”. Zotëria në fjalë ka kontribuar
shumë në mirëvajtjen e kombinatit gjigand metalurgjik Trepça
dhe autonomisë së gjerë të Kosovës (1974).
Për në Amerikë do tu ktheheshim prej një aeroporti të
Gjermanisë. Ku, njëherësh gjyshi do të takonte ish
korrespodentin e javores gjermane Der Spiegel në Jugosllavi, z
Hans-Peter Rullman, i njohur për “That was Yugoslavia -
Information and facts”.
Me autobus, për në Beograd. Gjatë rrugës 2 policë serb e
ndalën autobusin. Njëri prej tyre hyri brenda, i kontrolloi
dokumentet e udhëtarëve dhe i nxori prej autobusi 6-7 persona
(të gjithë shqiptarë, gra e burra), i rreshtuan me fytyrë nga
autobusi, maltretim i vrazhdë. Udhëtarët tjerë (të gjithë sllav)
dhe ne mbetëm brenda. Shikonim nga dritarja. Njëri prej
policëve, e tërhoqi pas barakës së vogël policore djaloshin 16-
17 vjeçar nga Kosova, kurse ai polici më i moshuar i ruante ata
tjerët. Papritmas dëgjuam klithmat e fuqishme të djaloshit, u
përpoq të ikë prej policit i cili vrapoi pas tij me shkopin e gomës
në dorë. Nuk i ndalte goditjet. U trishtova shumë duke parë
trupin e mbuluar me gjak prej kokës e deri në thembër, nga
klithmat e hatashme të dhimbjes që nxirrte nga goja e
përgjakur, me dhëmbë të thyer. I ra të fikët, u shtri për toke.
Polici i lëshoi një kovë me ujë në kokë që të vije në vete dhe t
ia
lajë pak gjakun. Gjyshi dhe babai im dolën prej autobusit. U
llafosën me policët. I ndihmuan djaloshit të hyj brenda në
autobus. Koka dhe fytyra e tij ishte e dëmtuar rëndë, mbuluar
me gjak, sërish i humbi ndjenjat…
Fragmente nga: That Was Yugoslavia. Information and Facts.
Editor: Hans Peter Rullman, Hamburg Germany.
Nga anglishtja, përkthimi im: “Kur mbretëria serbe dhe
malazeze pushtuan Kosovën në vitin 1878 dhe 1912, gjithashtu
edhe në atë kohë, më shumë se 90% e popullsisë së Kosovës
ishte shqiptare.
Politikat kolonialiste të pushtuesve (okupatorëve) çuan në një
ndryshim të rëndësishëm në strukturën e popullsisë. Deri në
vitin 1941, rreth 500.000 femra shqiptare u dëbuan
(zhvendosën), kryesisht në Turqi. Në të njëjtën periudhë, rreth
18.000 familje serbe dhe malazeze u vendosën në Kosovë.
(Ata përbëheshin nga një mesatare prej 7 personash).
Pas Luftës së Dytë Botërore, serbomëdhenjtë rifilluan të njëjtën
politikë të paraluftës ndaj shqiptarëve. Udhëheqësit ishin
Aleksander Rankoviç, Milovan Gjillas, Svetosar Vukmanovic-
Tempo. Në periudhën 1945-1966, ata u kujdesën të zhvendosin
(dëbojnë) qindra mijëra shqiptarë, kryesisht në Turqi”.
Gjyshi rrëfehet: “Së pari duhet të them se unë gjatë gjithë jetës
në emigrim kam ndjerë dhe ndjejë një mallëngjim të hatashëm
për prindërit e mi me të cilët nuk jam takuar më kurrë prej asaj
ditës kur u detyrova ta braktisi atdheun tim të dashur. Për shkak
të gjendjes gjatë sistemit monist, nuk pata siguri për jetën të
vizitoj prindërit e mi derisa ishin gjallë. Kam vizituar dhe i putha
varret e tyre. Unë nuk isha pranë tyre, kur ata jetonin. Të jem
me ta në jetën para vdekjes“.
Kujtimet janë jeta, të terrorizuarit dhe të zhdukurit
e pafajshëm i takojnë historisë dhe zemrave të
dëshmitarëve okular, familjarëve dhe dashamirëve!