E majta shqiptare dhe e Majta e Shqiperisë

Pohimi i sipërformuluar nuk ngjan dhe nuk është pjesë e traktateve politike qe vijne nga qendra e metropolit mbi te majten apo te djathten. Por eshte domosdoshmeri e shtruar nga realiteti I kombit shqiptar. Përballë nocioneve shekullore, perandori, internacionalizëm, kozmopolitizëm, integritet, globalizëm etj, pohimi i sipërthënë tek shqiptarët është më i ri. Por është më realisti dhe më i domosdoshmi. Është më i papërpunuar deri me sot, por më i detyruar per tu realizuar per te ardhmen. Më i pambrojtur nga vete politikanet e se majtes, por më i nevojshëm se cdo gje per vete politikanet e se majtes shqiptare. Nocionet e tjera janë moda e politikës aktuale, e majta kombetare shqiptare duhet të jetë thelbi i politikës së majtë. Nocionet e tjera janë një zvarritje, nje kopjim I neveritshem, një bishtnim i traktateve të ardhura nga burokratet e metropolit. E majta kombetare është prodhim i periferisë s¬ë Metropolit që quhet Shqipëri.
Kjo nuk eshte kapricio apo taktike per te shtuar vota, por nje domosdoshmeri per nje parti qe kerkon te zbatoje kur te vije ne pushtet Kushtetuten e Shqiperise. Eshte nje kerkese realiste qe merr parasysh realitetin e kombit shqiptar ku ka lindur dhe vepron vete Partia Socialiste. Forcimi I aspektit nacionalist tek PSSH, nuk bie ne kundershtim me vete Internacionalen Socialiste, ku PS ben pjese.Ja disa shembuj:
Shembulli I pare: Ajo qe eshte e re per te majten shqiptare, nuk eshte e re per parti te tjera politike te majta, afer e larg nesh, te cilat edhe mbajne emertimin e majte, por edhe identitetin nacionalist. Ne Internacionalen Socialiste, ku ben pjese Partia Socialiste, bejne pjese si antare me te drejta te plota edhe Levizja Socialiste Panhelenike PASOK, Fronti Sandiniste I Clirimit National, FSLN ne Nikaragua, Levizja drejt socializmit MAS e Venezueles qe mbeshtet Hugo Cavez, Al Fatah I Palestines e krijuar nga Arafat dhe e udhehequr aktualisht nga Abu Mazen ose Mahmut Abas. Partia Demokrate e Tadic ne Serbi qe perfaqeson nacionalizmin e moderuar serb. Partia e demokrateve socialiste te Gjukanovic qe perfaqeson nacionalizmin malazes. Per me teper, Jorgo Papandreu, drejtues I PASOK, parti greke me orientim te qarte nacionalist, eshte edhe President I Internacionales Socialiste.
Shembulli I dyte: Drejtuesit aktuale dhe ata te shkuar te PS e dine apo duhet ta dine se PASOK u krijua nen shembullin dhe ideologjine e partive BAATH ne Irak, Siri, Egjypt te drejtuara nga Hafez El Asad, Sadam Husein etj duke pasur per ideolog te tyre sirianin kristiano ortodoks Mishel Aflak. Thelbi I partise BAATH te krijuar fillimisht ne 1947 ne Siri ishte kombinimi I socializmit arab me nacionalizmin panarab. Ne shqip, Baath do te thote rilindje. Ndersa Pahhelenike do te thote mbare greke, domethene parti edhe per minoritetin grek ne Shqiperi! Doni me shume nacionalizem ne thelbin e nje partie te majte?
Shembulli I trete: Akoma me teper, ata duhet ta dine se miku me I ngushte I Andreas Papandreut ishte Mihail Raptis, nje nga ideologet e Internacionales se katert Trockiste me pseudonimin Pablo dhe Spyros. Vdekjen e Raptis ne fundin e shekullit te kaluar, Andreas Papandreu e konsideroi nje humbje te madhe per Greqine, pavarsisht nga arrestet nderkombetare te leshuara per ate, nga nacionalizmi apo anarkizmi I tij. Por askush nuk e pengoi Jorgo Papandreun te zgjidhet Kryetar I Internacionales Socialiste, pavarsisht te kaluares dhe te sotmes nacionaliste dhe ekstremiste te partise se tij.
Te njejtin karakter ka edhe Partia e Demokrateve Socialiste te Gjukanovicit apo ajo e demokrateve serbe te Tadic, karakter nacionalist, por ato bejne pjese dhe konsiderohen parti progresiste nga vete Internacionalja Socialiste. Bile, per Internacionalja Socialiste, nje dite pas zgjedhjeve ne Tirane, pra ne datat 29-30 qershor 2009 organizoi ne Mal te Zi mbledhjen e radhes te Keshillit te Internacionales, ku e majta shqiptare nuk mori pjese. Ka edhe shembuj te tjere. Por cka u tha jane te mjaftueshem per domosdoshmerine e karakterit nacionalist te se majtes shqiptare.
Pyetja vjen natyrshem: Kur konsiderohet e majte nje parti socialiste mbare greke, pse te mos konsiderohet e majte edhe nje parti socialiste mbare shqiptare?
Edi Rama qe kerkon te mbetet kryetar, Blushi, Malaj apo te tjere qe duan te behen kryetare, duhet ti japin pergjigje pyetjes: Perse mohuan karakterin kombetar te PSSH? Per shkak te presionit te jashtem apo per shkak se vete jane te tille, kozmopolite. Ne mbeshtetje te pyetjes se sapobere, do te mjaftonte nje shembull I fresket per te gjithe udheheqesit e PS: Programi Elektoral I PS, kishte 7 shtylla krysore. Por ceshtja shqiptare nuk ishte as ndonje nga shtyllat, por as pjese e ndonje shtylle.
Edi Rama qe kerkon te mbetet kryetar apo Blushi, Malaj etj qe duan te behen kryetare duhet te sqarojne elektoratin e majte shqiptar perse jane ndryshe nga PASOKU I Papandreut, nga PD e Tadicit, nga PDS e Gjukanovicit, nga PSD e Silaxhicit, nga LSDM e Cervenkovskit etj.
Nuk kemi te bejme thjesht me pyetje oponence apo kontestuese, por me pyetje qe prekin thelbin e nje partie qe ka qene ne pushtet dhe kerkon te vije perseri ne pushtet, te nje partie qe zotohet te respektoje Kushtetuten e Shqiperise, e cila Kushtetute, ceshtjen shqiptare e ka nje nder fondamentet e saj.
Kombi shqiptar ka nevojë për një të majtë, ashtu siç ka nevojë për një të djathtë. Por kjo nuk mjafton. Ajo duhet të ketë vetëm një cilësor dhe ai duhet të jetë: E Majtë Nacionaliste. Proceset integruese për shqiptarët nuk janë njëkalimshe vetëm drejt Brukselit, por janë autostrade shumëkalimshe; edhe drejt Prishtinës, Tiranës, Shkupit Tetovës, Presheves, Ulqinit, Filatit etj. Elektorati I majte shqiptar e ka kuptuar një gjë të tillë, prandaj po kërkon edhe politikën e tillë, deri tashme te injoruar nga udheheqesit e tij.