Rama: Do shkojmë deri në fund
Më tej ai shtoi se sot i ka uruar mirëseardhjen në këtë grevë edhe një zonje, e cila kërkon të vendoset drejtësi për cështjen e pronavetë saj. “E kam parë hyrjen e saj si një shprehje të
shkëlqyer të asaj fryme që ka kjo rezistencë. Ne nuk duam pushtetin por lirinë dhe të drejtat tona. Ne e duam lirinë dhe të drejtat sepse edhe politika bëhet më e mirë edhe qeverisja bëhet me e mire sepse kushdo që qeveris është i vetëdijshëm që nuk e ka popullin nën thundrën e vet por varet nga populli”, shtoi kreu i selisë rozë.
Më tej ai bëri të ditur se nuk pret në një reagim kaq të shpejtë të qeverisë edhe pse kanë kaluar 3 ditë grevë urie. “Nëse kjo qeveri do ishite kaq e arsyeshme sa të reflektonte në diten e tretë, kjo ceshtje do ishte zgjidhur që në muajin e parë. Nuk është interesi publik që e ka krijuar këtë qeveri, por dënimi i interesit publik dhe nevoja për ta vendosur interesin privat
mbi atë publik. Kjo është arsyeja pse dita e tretë është ende herët për të pritur këtë reflektim. Ketu bëhet fjalë për një aspiratë që vlen për të gjithë”, përfundoi Rama. (tch)
