SERBIA KURRË NUK KA QENË FAKTOR STABILIZUES I BALLKANIT, POR EPIQENDRA FATALE E TERMETIT TË TIJ SHEKULLOR
BAROMTERI DIPLOMATIK-Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Me gjithë kontraversën dhe trysninë e BE-së ndaj Prishtinës zyrtare, timonierët “pajtanxhinj” të Kosovës, nuk duhet të pranojnë formulën e kompromisit me Beogradin, që në Konferencën e BE-së për Ballkanin Perëndimor, të marrin pjesë si shtet pa simbole shtetërore të Republikës, ashtu si ia ka montuar politika dhe diplomacia kolonialiste e Beogradit.
*** Me arsye shtrohet pyetja e pashmangshme, deri kur Serbia do të vazhdojë me cirkun e saj kolonial me Kosovën e pavarur? – Përgjigjja, deri atëherë, kur përfundimisht Evropa të kuptojë të vërtetën dhe të bindet se Seriba nuk është faktori kryesor i qëndrueshmërisë, i demokracisë, i sigurisë dhe i paqes në Ballkan, por minuesi dhe destabilizuesi numër një i tij.
Këtë e dëshmojnë edhe lojërat kushtëzuese dhe poshtëruese të politikës dhe të diplomacisë së Serbisë kolonialiste lidhur me trajtimin e Kosovës si “provincë serbe”, të cilat, po q ese duam që Ballkanit të jetojë në harmoni dhe të ketë paqe të qëndrueshme, sa më parë, duhet të marrin fund, njëherë e përgjithmonë, sepse Kosova është shtet i pavarur dhe sovran që nga 17 shkruti i vitit 2008.
Mirëpo, hëpërhë, edhe pse Kosova qe dy vjet është pavarësuar, realisht nuk ka kapacitet politik as diplomatik, që t’i kundërvihej me sukses një politike të tillë antishqiptare të Serbisë ngaqë është e varur dhe e kushtëzuar si nga faktori i brendshëm (ngase së pari, kasta sunduese politike, qe 10 vjet është përqëndruar jetësisht për t’u pasuruar në kurriz të popullit dhe të Kosovës, nuk ka pasur dhe, nuk ka kohë të mirret me problemet kyç të strategjisë së interesave prioritare të politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovës), ashtu edhe nga faktori i jashtëm.
Par ca ditësh, këtë ambivalencë të politikës së brendshme dhe të jashtme të Kosovë, e dëshmoi edhe dakordimi naiv i zyrtarëve të Prishtinës me homologët e tyre të Beogradit ( si rezultat i ndërmjetësimit diplomatik të ministrit të Jashtëm të Italisë, Franko Fratini), se Kosova (pa simbole dhe pa atribute shtetërore-pa emërtimin e saj si shtet i pavarur) do të marrë pjesë në Konferencën e ardhshme të BE-së për Ballkanin Perëndimor, që do të bëhet në Sarajevë, më 2 qershor 2010.
Në samitin e Sarajevës, Kosova si shtet vasal i Serbisë dhe i UNMIK-ut nën flamurin e fshehtë të Rezolutës 1244!!!
Nëse në Konferencën e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Sarajevë, më 2 qershor 2010, Kosova nuk do të marrë pjesë si shtet sovran me emër dhe me mbiemër dhe, nën flamurin e saj shtetëror, por si “mysafir rebel” incognito i diplomacisë italiane të Franko Fratinit “Pa simbole dhe pa atribute shtetërore”, ashtu siç kanë rënë në “një gojë” Beogradi dhe Prishtina zyrtare me këtë propozim të ministrit të Jashtëm të Italisë, atëherë, po del se, pavarësia e Kosovës është jo vetëm një pikëpyetje absurde, por edhe një mashtrim i madh si nga faktori i brendshëm politik shqiptar, ashtu edhe nga faktori politik evro-ndërkombëtar.
Përkundër konstatimit tonë në favor të mbrojtjes së interesave të shtetit të pavarur të Kosovës, politika zyrtare e Prishtinës është dakorduar me kushtëzimet dhe me diktatin e politikës kolonialiste zyrtare të Beogradit, që në konferecnën e BE-së për Ballkanin (2 qershor 2010), të marrë pjesë si “shtet ilegal”- pa emrin dhe mbiemrin e saj të vërtetë-Republika e Kosovës!!!???
Një dakordim dhe pëlqim i këtillë i Prishtinës, si rrjedhim i kërkesës bojktotuese të Beogradit në Konferencën e Sarajevës, është një sinjal shumë i keq dhe shumë i dëmshëm për interesin kombëtar dhe shtetëror të Kosovës ngaqë titullarët e saj verbërisht kanë pranuar që në samitin e Sarajevës, të marrin pjesë jo si shtet i pavarur, por si vasalë të Serbisë dhe të UNMIK-ut nën flamurin e Rezolutës 1244.
Ky vendim politik i qarqeve zyrtare të Prishtinës politikisht dhe juridikisht është i pranueshëm për titullarët dhe për institucionet legjislative dhe ekzekutive të Kosovës, sepse është në frymën e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, të sanksionuar në Deklaratën e pavarësisë së Kosovës (Pika 12) dhe në Nenin 153 të Kushtetutës së Kosovës (15 qershor 2008).
Një hap i këtillë i gabuar i politikës zyrtare të Prishtinës është sinjal i gjelbër për Serbinë dhe për partnerët e saj se, qarqet drejtuese politike dhe diplomatike të Kosovës kanë shprehur gatishmërinë për të hyrë në kontakte dhe në bisedime me Beogradin zyrtar për ridebatuar çështjen e statusit të Kosovës.
Pikërisht pse ky potez politik i Prishtinës është i gabuar dhe në dëm të shtetësisë së Kosovës, krerët e politikës dhe të diplomacisë së Serbisë, edhe janë pajtuar me një vendim të tillë të qeverisë së Kosovës, sepse është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara që e konteston dhe e mohon pavarësinë e Kosovës.
-Vuk Jeremiq (ministër i Jashtëm i Serbisë: “Të veprojmë dhe të frymojmë si një trup i vetëm shtetëror kundër pavarësisë së Kosovës”!
Kështu është shprehur kryediplomati serb Vuk Jeremiq pasi Prishtina zyrtare dha pëlqimin e saj që të mirrte pjesë në Konferencën e Sarajevës (2.06.2010) si “shtet” vasal i paemër nën ose pa ombrellën e UNMIK-ut. Në të vërtetë, ky edhe ishte kushti kryesor i politikës dhe i diplomacisë së Beogradit, që Serbia të mirrte pjesë në Konferencën e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sarajevë (2.06.2010).
Këmbëngulësinë dhe oponencën përmanente të qeverisë së Serbisë për paralizimin e Kosovës në arenën rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, Vuk Jeremiq, e shprehu edhe në këtë deklaratë të tij, duke vërë në dukje se “Kosova mund të marrë pjesë në Konferencën e Sarajevës vetëm në praninë e UNMIK-ut në përputhje me Rezolutën 1244, që është në pajtim me parimin e politikës zyrtare serbe kundër shpalljes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Prania e UNMIK-ut është e domosdoshme, sepse e qartëson dhe e vë në dukje asimetrinë e përfaqësimit dhe të prezentimit të delegacioneve shtetëërore dhe të atyre joshtetërore.”(www.92.net,1.05.2010).
Kjo anomali e sinkronizimit dhe e simetrisë politike dhe diplomatike të Prishtinës dhe të Beogradit (lidhur me pjesëmarrjen e tyre në Konferencën e Sarajevës) ndodhi, sepse edhe në këtë rast konkret politika dhe diplomacia e Beogradit luajti me përpikëmëri rolin e diktatit dhe të ultimatumit shantazhues kundër BE-së, me qëllim që të arrinte efektin negativ në mohimin e pavarësisë dhe të sovranitetit shtetëror të Kosovës.
BE-ja nuk ka arsye ta “llastojë” Serbinë kolonialiste, sepse paqja, siguria dhe qëndrueshmëria e Ballkanit varet nga të gjitha vendet ballkanike, jo në asnjë mënyrë vetëm nga Serbia!
Për vazhdimin dhe përshkallëzimin e një cirku të këtillë politik dhe diplomatik të Serbisë kolonialiste, në funksion të kontestimit dhe të mohimit të shtetësisë së Kosovës (gjithnjë duke u bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së), fajin kryesor e mban Bashkimi Evrioian (BE), sepse para kohe, para se Serbia të demokratizohej sipas standardeve të saj, ajo ia hapi dyert e procesit të integrimit të saj në institucionet e saj përkatëse, si dhe, së fundi, edhe e pranoi kërkesën e Beogradit, që Serbia të aderojë në BE, edhe pse kjo, ende është nën hipotekën e tre gjenocideve të kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1989-1999), si dhe ende nuk e ka plotësuar kushtin themelor-NJOHJEN e Republikës së Kosovës.
Absurdi tjetër politik, BE-ja, në njërën anë, e njeh Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, kurse në anën tjetër, pa asnjë arsye, pranon politikën e diktatit dhe të kushtëzimeve arbitrare, joligjore dhe antidemokratike të Serbisë, e cila thirret blanko në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, të cilin e konsideron “dokument valid” për rikthimin e Kosovës nën sovranitetin kolonial të Serbisë.
Si në aspektin politik, juridik, ashtu edhe në atë diplomatik, Serbia nuk e ka asnjë të drejtë që në forma të ndryshme bojkoti dhe të kërcënimeve politike, ta kushtëzojë BE-në, që të marrë masa dhe poteze kompromisi politik për ta “disiplinuar” dhe izoluar Kosovën nga përfaqësimi, aderimi dhe pjesëmarrja e saj në institucionet dhe në organizatat e ndryshme politike, ekonomike, tregtare qoftë me karakter rajonal, evropian, apo qoftë me karakter ndërkombëtare.
Përkundrazi, BE-ja, Amerika dhe të gjitha ato shtete që e kanë njohur Kosovën deri më sot, kanë të drejtë ta izolojnë politikën e ndërhyrjes së Serbisë në çështje të brendshme të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, derisa të përfillen kërcënimet, ultimatumet dhe diktatet e Serbisë në kurriz të mohimit të pavarlsisë së Kosovës dhe, derisa BE-ja të pohojë se Serbia është “lojtari kryesor” dhe “vendimtar” i paqes në Ballkan, Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, si dhe nuk do të gjejë gjuhë të përbashkët me BE-në, as me Amerikën, as me ato shtete të tjera tl bashkësisë ndërkombëtare që e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës.
Serbia nuk është superfuqi ballkanike që me politikën e saj bojkotuese kolonialiste, t’i kushtëzojë dhe t’i paralizojë të gjitha proceset integruese, zhvillimore dhe demokratike të BE-së në Ballkan!
Derisa Serbia refuzon mbështetjen direkte të Amerikës dhe të BE-së në reformimin e saj ekonomik, politik dhe demokratik në frymën e standardeve integruese, demokratike dhe paqësore evropiane, duke injoruar zgjidhjen e problemit të Kosovës, BE-ja, NATO-ja dhe Amerika nuk duhet të bëjnë kurrfarë kompromisi politik me Beogradin, derisa serbomëdhenjtë të zhvillojnë politikë antishqiptare, antiamerikane dhe antievropiane, duke u thirrur në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, e cila de fakto dhe de jure nuk ka kurrfarë vlere as për Kosovën e as për Serbinë, sepse me t’u pavarësuar Kosova më 17 shkurt 2008, asaj i ka saduar afati ligjor i zbatimit të saj edhe ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë.
Po qe se BE-ja, Amerika dhe NATO-ja duan t’i mbrojnë pozicionet dhe interesat e tyre komplementare strategjike në Kosovë, atëherë, realisht dhe ligjërisht nuk ekziston asnjë motiv dhe asnjë argument i vlefshëm, që të mbështetet politika dhe diplomacia kolonialiste serbe ndaj Kosovës së lirë dhe të pavarur, pikërisht në saje të investimit dhe të kontributit të drejtpërdrejtë të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së.
Ky thesar i vlefshëm historiko-politik, diplomatik, ushtarak, ekonomik, financiar, humanitar dhe demokratik, i investuar në çlirimin dhe në shpëtimin e Kosovës nga Serbia gjenocidale kolonialiste, duhet të ruhet dhe të mbrohet me çdo kusht, pikësëspari nga vetë politika dhe diplomacia shqiptare, si dhe nga invetuesit e saj kryesorë evro-ndërkombëtarë (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja).
Në këtë kontekst, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi politik, as diplomatik, as ushtarak me Beogradin, por vetëm ZERO TOLERANCË, as më pak e as më shumë.
Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, mund ta kushtëzojnë Serbinë, jo anasjelltas, Boris Tadiqi dhe Vuk Jeremiqi, ta kërcënojnë me ultimatume dhe me bojkote Amerikën, BE-në dhe NATO-n!
Nëse BE-ja, NATO-ja dhe Amerika duan t’i ndihmojnë Serbisë, që ajo t’i përshpejtojë reformat e saj politike, ekonomike, demokratike, integruese dhe në fushën e jurisprudencës dhe të drejtësisë që ajo sa më parë të hyjë në BE, atëherë, pikësëpari, duhet t’ia “ ulin bishtin” duke ia bërë të qartë, se Serbia nuk është kurrfarë “xhandari” ballkanik, as evropian, që mund t’iu diktojë dhe t’i vërë para aktit të kryerë faktorët relevantë të bashkësisë ndërkombëtare (Amrikën, NATO-n dhe BE-në), ashtu si veproi dikur Serbia gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, e cila pothuajse dhjetë vjet rresht tentoi, që t’i konfronte dhe t’i fuste në luftë Amerikën, BE-në dhe NATO-n me Rusinë dhe me Kinën, në mënyrë që para tërë botës ta jusitifikonte politikën gjenocidale dhe kolonialiste të rikrijimit të Serbisë së Madhe në dëm të territoreve të Kroacisë, të Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës.
Për të disiplinuar dhe për ta heshtur Serbinë në mënyrë paqësore, ligjore dhe demokratike, BE-ja, Amerika dhe NATO-ja, duhet ta kushtëzojnë me këtë kusht themelor dhe të domosdoshëm-NJOHJEN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, pastaj, si hap të dytë, të debatohej shqyrtimi i kërkesës për aderimin e saj në BE!
Ndryshe, qarqet zyrtare të Serbisë, ashtu siç janë deklaruar politikisht, diplomatikisht, juridikisht, me kushtetutë dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, më 2 dhjetor 2009, Serbia kurrë nuk do ta njohë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.
Ky është një kërcënim dhe provokim serioz direkt jo vetëm ndaj shtetësisë dhe sigurisë së Kosovës, por edhe ndaj interesave vitale dhe strategjike të Amerikës, të BE-së dhe të NATO-s në Kosovë dhe në Ballkan.
Prandaj, derisa Serbia kërcënohet nga pozita e politikës së forcës dhe e dikatit, se me çdo kusht do të rikthejë Kosovën nën Serbi, nuk mund të ketë bashkëpunim, koekzistencë, integrim, zhvillim, demokratizim, stabilitet, siguri, paqe dhe mirëqenie për të gjithë popujt e Ballkanit.
Këtu përfundon “tregimi” i kompromisit politik, juridik, paqësor dhe demokratik me Serbinë. Andaj as BE-ja, as NATO-ja e as Amerika nuk duhet t’i bëjnë kurrfarë koncesioni Serbisë, derisa ajo de fakto dhe dejure, të dëshmojë njohjen e subjektiviteti juridik ndërkombëtar të Kosovës.
Nëse Serbia për shkak të Kosovës, nuk do të marrë pjesë në Konferencën e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sarajevë, më 2 qershor 2010, ose në ndonjë konferencë a tubim tjetër të ardhshëm me karakter rajonal, kjo është çështje e Serbisë, jo BE-së, as e Kosovës, askush nuk do të duhej ta detyronte që ajo me çdo kusht, të jetë e pranishme në tubimet e tilla me karakter bashkëpunimi dhe intergimi ballkanik.
Në këtë rast, le të izolohet, le të bojkotohet dhe le të sanksionohet Serbia, jo Kosova në asnjë mënyrë, kjo formë e ushtrimit të trysnisë ndaj Kosovës, që ajo ta fshehë emrin e vet shtetëror në samitin e theksuar të Sarajevës, aspak nuk është ligjore dhe demokratike, sepse bojkoti serb i kësaj konference dhe i konferencave të ardhshme të këtij lloji, nuk mund të jetë objekt debatimi i BE-së me qeverinë dhe me parlamentin e Kosovës, sepse ajo është çështje e brendshme vetëm e Serbisë, dhe, kursesi e Kosovës!!!
Pse Kosova të konsultohet dhe të instruktohet nga BE-ja lidhur me bojkotin e Serbisë, kur Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, që në asnjë formë nuk i përket Serbisë, por vetëm Shqipërisë!
Sikur Kosova të kishte pasur politikë të veten, kurrë ajo nuk do të pranonte kurrë një diktat të tillë absurd të BE-së, që në Sarajevë, të mirrte pjesë si shtet vasal incognito në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, që mohon pvarësinë e Kosovës.
Mirëpo, duke qenë se Kosova nuk ka politikë të mëvetësoshme të veten, as të brendshme, as të jashtme, ajo është e detyruar që t’u nënshtrohet diktatit dhe urdhrave të eurokratëve të ndryshëm të BE-së, që fare nuk kanë të bëjnë me Kosovën, por me Serbinë bojkotuese, e cila, edhe pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008) në sy të Bashkimit Evropian, të Amerikës dhe të NATO-s, po luan rolin e destabilizuesit kryesor të Ballkanit, duke kërkuar me këmbëngulje rikthimin e Kosovës nën sundimin e saj kolonial të përgjakshëm (1912-1999).
Nëse edhe më tej vazhdon një “disiplinim” i tillë i “kurrizit” të Kosovës nga ana e BE-së për të përligjur politikën bojkotuese dhe dizentegruese të Serbisë në Ballkan, atëherë Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër, vetëm që, sa më parë të shapllë bashkimin e saj me Shqipërinë.
Kjo do ishte zgjidhja më oportune dhe më e drejtë e integrimit të Ballkanit. Ndryshe, Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës.