Ujku qimen e ndërron, por Zanatin se harron!
Gani Qarri-Edhe pse në shkrime të shumta,paraqiten sjelljet e ish-funksionarve komunist të sistemit jugosllav, nuk duhet harruar fakti se një pjesë e madhe e tyre të kamufluar, që nga paslufta e deri më sot, punojnë në po të njejtat pozita si atëher dhe disa ng ta, bile me funksione të ngritura edhe më lart, që po pate fatin e keq dhe të bie puna për ta, vaj halli, mundohen të t’i nxjerrin edhe sytë.
Por nëse i shtohen edhe ngjarjet e quditshme që ndodhin kohët e fundit në Kosovë, njeriu lirisht mund të mendojë se ne shqiptarët edhe në kët kohë të fillim-shekullit XXI, nuk jetojmë askund tjetër përveqse mu në mesin e „Botës së Qudirave“ veçant pjesës tjetër të Europës.
Kjo bindje mu forcua edhe më tepër, me të lexuar shkrimin e Azem Vllasit tek gazeta „koha“ditore“ ku edhe ai si shumë bashkveprimtarë të tij, sikur kishte harruar kohën kur fliste për ngjarjet e viteve të 81-89, duke i emërtuar ai i pari, përpjekjet studentore dhe ato gjithëpopullore si për avansimin statusor të Kosovës si Kundërrevolucion, e më vonë edhe gjat përpjekjeve të mbrojtjes së statusit autonomist të saj nga tendencat pushtuese të Serbisë me gjithë përkrahjen gjithpopullore dështoi duke u dorzuar para pushtuesit.
Mjerisht, si duket ai kishte harruar edhe faktin se megjith gafet në sjelljet e tij, prap se prap një Popull dy milijonësh ; Student, Nxënës, Punëtorë, Minatorët e Trepçës legjendare dhe gjithë Populli Shqiptar, ishin ngritur në këmb së fundi edhe për mbrojtjen e Autonomisë së atëhershme të Kosovës, duke i ofruar edhe një herë mundërsinë e pa merituar, Azem Vllasit për mbajtjen dhe drejtimin Timonit të „Lokomotivës“ Popullore-Shqiptare, të cilën Populli po e shtynte me gjithë forcën e bashkuar të tij-për ecje përpara, në mbrojtjen e statusit të Kosovës, të cilën Vllasi e la në mes të rrugës, duke tradhtuarsShpresat e një Kombi.
Ndryshe nga Udhëheqësit e famshëm të Minatorve të Trepçës me në krye Aziz Abrashin, Burhan Kavajën e të tjerë, të cilët u solidarizuan dhe bashkvepruan me Minatorët, Azem Vllasi nuk ishte i tillë.
Mjerisht ai, as sot nuk shef kurrfar faji e as përgjegjësi tek vetja edhe pse Vllasi nuk ishte i fundit që u dorëzua, aq më keq ishte ndër të parët ai që priu, duke mos hezituar që lëvizjet studentore me gojën e tij t’i etiketonte si „Kundërrevolucion“ me të cilën jo vetëm që ia hapi, hap e krah- Serbisë, portat mbrojtëse, të Kalasë së Kosovës, por edhe grishte pushtuesin serb në mësymje, për sulm të papenguar në Kosovën e pa mbrojtur.
Të gjithë neve që kemi përjetuar ato kohë të luftës për jet a vdekje, kur Kosovën e tradhtonin bijtë e saj HARAM! Na kujtohet si sot, kur populli liridashës Shqiptar që nuk donte kthim nën Serbi, i alarmuar nga frika e humbjes edhe të asaj pak autonomie që ende kishte Kosova, Vllasin e pati ngritur në piedestalin e pamerituar të shpresës të cilën ai jo vetëm që nuk e dëshmoi, por fatkeqësisht edhe dështoi turpshëm para opinionit të mbrendshëm dhe atij të jashtëm, ku me gjithë përkrahjen aq të fuqishme të masës popullore, u dorzuar në momentetet më kritike, kur Kosova dhe populli i saj, të mbledhur rreth tij në mes të Prishtinës, me afro 1 milion pjesmarrës nga të gjitha anët e vendit të cilët kishin udhëtuar këmbë, ditën dhe natën me dhjetra kilometra, që të mbrrinin me kohë në cak, edhe me të drejtë prisnin aktin e pranimit të dëshirës për kërkesën e popullit, shpalljen e Kosovës Republikë,,të cilën edhe para asaj mase, me një përkrahje kaq madhore dhe të vendosur gjithpopullore, ai nuk pati guxim ta bënte.
Kështu ai i humbi të gjitha mundësitë, tashmë disa herë të ofruara përsëritshëm dhe në mënyrë të pamerituar nga zemra dhe shpirti i popullit liridashës Shqiptar i cili me gjithë qenien e tij kombëtare dhe njerzore qëndronte para tij, i gatshëm për t’u hedhur në Flakë e Zjarrë në mbrojtje të Kosovës. Por „prijësi“ frikacak, në momentin më vendimtar dështoi turpshëm, duke tradhëtuar shpresën e madhe të popullit, shpresë kjo e cila e kishte ngritur një Komb të tër në këmb!
Nëse e tradhëtuan shokët e tij të pa hajrë Vllasin, siç mundohet ai sot ta laj vehten nga fajësitë e shumta që bart në vete që nga ajo kohë, edhe ai kishte vepruar njejtë me ish-shokët e tij. Vllasi, popullit shqiptar i ka borxh, të cilin nuk arriti e as u mundua t’ia kthejë kurrë, edhe pse populli e përkrahu ate deri në fund madje edhe deri në dorëzimin e tij, dhe sot në vend të shfajsimit, të paktën tani pas kaq vitesh të kaluara, do duhej të bëhej burrë dhe t’i kërkonte të FALUR këtij Populli të shumëvuajtur, për vuajtjen e të cilit nuk ishin fajtorë vetëm pushtuesit serbë, por edhe argatët shqiptarë, e që në mesin e më të mdhenjëve ishte edhe Vllasi vet, të cilin edhe pas burgosjes, ashtu siç ishte, populli atij i doli në mbrojtje dhe kërkonte lirimin e tij, ngase ate e kishte burgosur armiku i Kosovës.
Edhe pse populli shqiptar nuk kishte harruar që t’ia përkujtonte qëndrimin e dështuar të Vllasit duke u dorzuar në momentet më kritike për Kosovën. Shumë kush do ket pritur që Vllasi më në fund të reflektonte nga e kaluara e tij dhe të dilte edhe me një qëndrim kritik, se ku qëndron arsyeja REALE e gjithë atij dëshprimi mbarëpopullor, nëse nuk vlenë edhe për ate, si për shumë anëtarë tjerë të LKJ-së, thënja popullore se; Ujku qimen e ndërron, por zanatin se harron.
Ësht koha dhe momenti më i përshtatshëm, që me rastin e përkujtimit të atyre ngjarjeve me karakter kombëtar, për të cilat shumë kush vuajti dhe humbi edhe më të dashurit, në moshën më të mirë të jetës së tyre, t’ua lehtësoni plagët e pa shëruara nëpër kohë, dhe në vend të arsyetimeve t’i kërkojë falje këtij populli, duke u bër shembull edhe për shumë të tjerë.
Gani Qarri
Cyrih