60 TË VDEKUR NGA SULMI I ORGANIZATËS TERRORISTE BOKO HARAM
Sulmi i kryer nga grupi xhihadist, Boko Haram në qytetin Ran të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e 60 personave, njoftoi “Amnesty International”, që kreu një hetim.
“Sulmi më i përgjakshëm i Boko Haram në Ran, qytet në verilindje të Nigerisë, shkaktoi vdekjen e të paktën 60 personave”, theksoi kjo organizatë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Sulmi është kryer të hënën e kësaj jave, por nuk ka pasur informata të plota për numrin e viktimave .
Nga ana tjetër rreth 30000 persona janë arratisur në drejtim të Kamerunit, për t’i shpëtuar këtij grupi xhihadist që kontrollon këtë zonë.
Shpërndaje artikullin në: