Paloka gjobitet 2 mln lekë, ja çfarë ndodh me mandatin
Gjykata e Lartë shpalli fajtor deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, për akuzën e shpifjes ndaj kryeministrit Edi Rama. Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së u dënua me 200 mijë lekë gjobë, ndërkohë që është shpallur i pafajshëm për akuzën e fyerjes.
Pas daljes nga gjykata, Paloka tha: “Rama njihet si përdorues i drogave të rënda, por testi i drogës nuk u pranua.
Nuk u pranua as kërkesa për zbardhjen e tabulateve telefonike. Gjithsesi, nuk e akuzoj gjykatën pasi e kuptoj presionin që i është ushtruar asaj. Vendimin e gjykatës do e zbatoj dhe gjobën do e paguaj”.
Paloka këmbënguli se të gjitha akuzat e tij qëndrojnë.
Avokatja e Edi Ramës tha se “ky vendim do të sjellë një praktikë të re në marrëdhëniet mes palëve”.
Edhe pse u dënua Edi Paloka nuk e rrezikon mandatin. Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës nuk kemi dënim për një krim penal por një kundravajtje penale e cila shoqërohet vetëm me gjobë dhe jo me heqje të mandatit apo me penalizime të tjera.