Policia e Prizrenit sot rreth orës 05:00 të mëngjesit ka filluar implementimin e planit operativ “Befasia” i cili ka për qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhëresë të gjykatave.

Sot janë arrestuar dhjetë persona të cilët janë dënuar nga gjykata, mirëpo të njëjtit nuk kishin shlyer borxhet ndaj shtetit. Njëri nga të arrestuarit është dërguar në burgun e Dubravës; pesë të arrestuar janë vendosur në burgun e Qarkut në Prizren, ndërsa katër prej tyre, pasi i kanë kryer obligimet ndaj gjykatave janë liruar.