Herëve të kaluara ju kemi treguar raste të ndryshme të huazimeve, që estrada jonë ka bërë nga shtetet fqinje, kurse këtë herë marim rastin t’ju tregojmë disa huazime që fqinjët kanë bërë nga estrada jonë. Ashtu siç kanë kopjuar, dyfish më shumë kopjonë nga estrada shqiptare. Këtë rradhë kemi vendosur të prezentojmë disa këngë që tek ne janë hite tash e disa vite, ndërsa nëpër shtetet fqinje kohës së fundit kanë filluar të qarkullojnë në tregun muzikorë. Viktimë e këtij huazimi më së shumti ka qenë këngëtari Shpat Kasapi, pasi katër hite të tij, janë pëlqyer dhe janë huazuar nga disa këngëtarë të njohur bullgar.

NË TIRANË PËR RELAX, NË PRISHTINË PËR PUNË
Shpat Kasapi dhe e fejuara e tij Afërdita Dreshaj, përveç disa punëve të vogla rreth karierës muzikore, ata kaluan edhe disa ditë pushimi në Tiranë. Ishin të vendosur në një hotel në periferi, për shkak se Shpati nuk duron zhurmën brenda qytetit. Pas Tiranës, destinacion i rradhës për çiftin ishte Prishtina. Disa ditë qëndrimi në Prishtinë, Shpati është duke i shfrytëzuar për punë, pasi është duke realizuar disa projekte muzikore atje, ndërkohë edhe Afërdita po xhiron disa emisione televizive nëpër televizionet kosovare.

SI I’A HUAZUAN KËNGËT SHPATIT?
Të gjitha këto këngë të cilat i huazohen nga bullgarët, Shpati i kishte punuar në studio të kompozitorit Artan Kastrati, bashkëpunimin me të cilin e vazhdon tash e sa vite. Ne u munduam të kontaktojmë këngëtarin, por pasi që ai ishte në studio për të realizuar disa këngë, morrëm një prononcim nga Afërdita. “Shpati ka njohuri për këto këngë të cilat i janë huazuar nga bullgarët, por së shpejti do shihet nëse do mer ndonjë masë penale ndaj tyre”. Ndërkohë që “Panorama plus” ka mësuar se pikërisht këto këngë dhe disa hite tjera të punuara në studio të Artan Kastratit, u janë shitur disa këngëtarëv bullgar, pas bashkpunimit që këto të fundit kanë filluar me kompozitorin në fjalë. “Nuk ma mer mendja që Artani ka shitur këto këngë atyre, pasi me Shpatin ka një bashkëpunim disa vjeçar. Bullgarët i huazojnë vet nëpërmjet internetit këngët e bukura”, thekson Afërdita.

LIDH KONTRATË ME NJË AGJENSION GJERMAN, PËR MBROJTJEN E MATERIALEVE MUZIKORE
Edhe këtë gjë na e konfirmoi Afërdita, e cila shtoi se Shpati tashmë ka nënshkruar kontratë për mbrojtjen e materialeve muzikore, me një agjensi shqiptaro-gjermane për mbrojtjen e të drejtave të autorit. “Është duke bashkpunuar me një agjension për mbrojtjen e të drejtave, me të cilët bashkpunojnë edhe Greta Koçi e Genta Ismajli, dhe ka regjistruar të gjitha materialet muzikore në Gjermani. Më vonë do shohim nëse do duhet të ndërmer masa ligjore ndaj atyre që huazuan këngët”, tregon Afërdita.

LISTA E KËNGËVE TË HUAZUARA

Shpat Kasapi – Mos më prit / Djordan – Stiga veche

Shpat Kasapi – Do të fal një rruzë / İvena – Neshto, malko, cherno

Shpat Kasapi – Ti je ajo / Galena – Cheren spisak

Shpat Kasapi – Tash po kthehesh (Falje Kërkon) / Stefani – Minal epizod

Dj Suat ft. Dj Albana – Gimme that / (Аzis – Dai mi led)

Vjollca Haxhiu – Dashuri e ndaluar / Emilia – Ti zamina

Flori Mumajesi – Do jesh me mua / Krum – Ne drug a az

Vjollca Haxhiu – Llafe llafe / Sofi Marinova – Do krai obichai me

Habibe Ostreni – Durova boll / Emanuela – Otzad mini

Big Mama – Jo jo nuk të dua / Stefani – İzdai me

Bleona Qerreti – S’dua / Djina Stoeva – Davam

Habibe Ostreni – Më Mungon / Emanuela – Kysam ti nervite

Nora Istrefi – Një ditë mirë një ditë keq / Andrea – Promeniam te