ATA QË E RRAHIN VETËVENDOSJEN, E MBROJNË ROBËRINË E KOSOVËS!
Prof.Dr. Mehdi HYSENI -BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Populli shqiptar i Kosovës duhet ta marrë në mbrojtje Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, sepse ajo po lufton për të drejtat, liritë dhe vetëvendosjen e plotë të Tij!!!
*** Blerim Rrecaj:” Intervenimi kriminal për ta arrestuar Albin Kurtin! Pas varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare Ali Aliut, policia ka ndërhyrë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ta arrestuar Albin Kurtin. Pjesëtarët e kësaj policie kanë udhtruar dhunë ndaj të pranishmëve menjëherë pas varrimit, duke u përpjekur ta arresteojnë Albinin.”
*** Ju shpirtra gogolianë (të pamëshirshëm dhe të pangopshëm me të këqiat juaja të pambarim), të paktën, në rastet mortore, na lini të qetë, që patritotët dhe heronjtë tanë të kombit dhe të atdheut shqiptar, t’i varrosim në paqe dhe në në mënyrë dinjitoze, ashtu si e meritojnë, ashtu si do zakoni dhe tradita shqiptare! Ndryshe, do iu mallkojë Zoti, historia, Populli shqiptar dhe Kosova-Shqipëria Etnuike!
*** Ata që e rrahin, e torturojnë, e arrestojnë, e burgosin, e gjykojnë, e dënojnë dhe e vrasin popullin e vet, ata nuk janë përfaqësues legjitimë të popullit, as të Kosovës, por janë armiq të tyre. Ndryshe, nuk do ta rrihnin, as nuk do ta linin popullin e vet, që të bëjë vetëvrasje nga uria dhe nga problemet e shumta sociale ekonoike dhe jetësore, si dhe të shpërngulen me qindra, me mijrëra dhe me miliona në dhena të huaja.
Për këtë fenomen absurd dhe, krejt antinjerëzor, antiligjor, antidemokratik, antikombëtar dhe antiqytetërues, kam shkruar që nga viti 2005, se Lëvizja Vetëvedosje e as kryelideri i saj i shquar Albin Kurti nuk guxojnë të jenë objekt i politikës dhe i gjyqeve ndëshkuese policore të Kosovës, sepse që nga nga 12 qershori 1999 Kosova nuk ndodhet në sundimin e regjimit të egër policor, ushtarak dhe paramilitar të Serbisë së kryekriminelit Slobodan Milosheviq, as të pasardhësëve të tij të sotëm serbomëdhenj, por kinëse është e lirë, sovrane dhe e pavarur (të paktën, kështu shkruan në Deklaratën e pvaraësisë së Kosovës dhe në Kushtetutën e Kosoves së 15 qershorit 2008). Mirëpo, fatkeqësisht, praktika e recidivave të interesave të ngushta personale, grupore, partiake, ekonomike, tregtare, materilaliste, karriesriste politike (të luftës për pushtet), e urrjetjes dhe e primitivzmit andollak e fisnor feudal po e dëshmon të kundërtën e lirisë, të pavarësisë, të sovranitetit, të vetëvendosjes, të drejtësisë, të barazisë, të demokracisë dhe të mirëqenies. Fatkeqësisht, sot, fjalën kryesore e ka kërbaçi i politikës policore, varësia ekonomike, papunësia mbi 50%, shfrytëzimi, filozofia e mjerimit, e skamjes, e padrejtësisë dhe e nënshtrimit total të shumicës dërrmuese të popullit në Kosovë.
Zgjohu, o Populli im, zgjohu! Lëvizja Vetëvendosje po të përgjaket qe sa vjet për Ty, o Populli im i dashur dhe i urtë!
Bijt dhe bijat e tu më të mirë me në krye Albin Kurtin të Lëvizjes Vetëvendosje për të mirën tënde të përgjithshme dhe të Kosovës martire, qe sa vjet po rrahen, po përgjaken, po torturohen, po arrestohen, po burgosen dhe po vriten nga politika dhe demokracia e kërbaçit policor, e Ti, Popull im i dashur, fle i patrazuar?!
Pse i ke futur “veshët në lesh”?! Pse i ke mbyllur sytë përapara kësaj furtune të egër grabitçare dhe dekadente ekzistencialiste disavjeçare, që për të plandosur Ty përdhe, po “t’i herrë” fëmijët e tu më të dashur, më të drejtë, më të urtë, më të guximshëm, më të ndërgjegjshëm, më largpamës dhe më të devotshëm si ndaj Teje, ashtu edhe ndaj Kosovës?!
-Jo, që ka ardhur koha për t’u zgjuar nga ëndrrat e këqia lemeritëse pabarim, por qëmoti (1999-2010) në kohë paqeje, është tejkaluar “vija e kuqe” e tolerancës, e durimit, e skamjes, e mjerimit dhe e padrejtësive të shumta, që po i bëhen Popullit shqiptar në Kosovë nga ana e politikës feudale lokaliste, mafioze dhe bajraktariste, e cila armë kryesore të lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë së deklaruar ka KËRBAÇIN POLICOR “made in serbia”, si dhe hedhjen në rrugë të të gjithë atyre që kërkojnë liri, demokraci, drejtësi dhe vetëvendosje të plotë për popullin dhe Kosovën.
Pse, dhe deri kur Populli shqiptar i Kosovës, do të durojë dhe do të jetojë nën KËRBAÇIN “solidar” serbo-ndërkombëtar?!
Pse të rrihet, të torturohet, të burgoset, të gjykohet, të survejohet Lëvizja Vetëvendosje dhe kryelideri i saj Albin Kurti, sepse ata po kërkojnë ligj, drejtësi, barazi, demokraci, vetëvendosje të plotë (të brendshme dhe të jashtme) dhe mirëqenie për mbarë popullin e Kosovës?
Kush është ai, ose ata (të votuar dhe të besuar nga populli), që organve policore dhe gjyqësore po u japin urdhra të tilla amorale, jologjore, jokushtetuese, jodemokratike dhe Antipopull për të dhunuar, cenuar dhe mohuar shprehjen e mednimit të lirë demokratik të politikës opozitare-Lëvizjes Vetëvendosje, e cila deri tani, me veprimtarinë e saj të gjithmbarshme politike, demokratike, kombëtare dhe paqësore praktikisht ka dëshnuar se është një nga korrektorët kryesorë dhe më relevant politikë, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë trevat e Shqiprisë Etnike.
Këtë kurs të gabuar të politikës antidemokratike, antiligjore dhe antidemokratike të sundimtarëve pushtetarë, e provojnë edhe mjetet dhe metodat e saj policore duke ndjekur, persekutuar, arrestuar, burgosur dhe vrarë edhe veprimtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të drejtuar nga kryelideri i saj i Albin Kurti.
Këtë politikë të çoroditur disavjeçare Antipopull, e dëshmon edhe rasti i djeshëm (26 prill 2010) i ushtrimit të dhunës, të torturës, të arrestimit dhe të burgosjes së veprimtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje (në përpjekje të arrestimit të kryeliderit Albin Kurti) pas varrosjes së veprimtarit të shquar kombëtar shqiptar Ali Aliu nga Presheva e Shqipërisë Etnike.
Ky rast i shëmtuar i ndërhyrjes së policisë së Kosovës (pas mbarimit të ceremonisë mortore të patriotit dhe të atdhetarit të shquar Ali Aliu), të kujton të kaluarën e hidhur dhe tragjike (jo të largët), të regjimit të okupatorit çetniko-fashist në Kosovë (1989-1999), kur bandat barbare policore dhe paramilitare pushtuese serbe, na arrestonin, na burgosnin, na torturonin edhe na vrisnin vetëm pse në mënyrë paqësore, demokratike dhe ligjore kërkonim të drejtat tona për liri dhe pavarësi për të dalë nga kthetrat e ërgjakshme të sundimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë (1912-1999).
Policia është e Popullit, e jo e atyre që e rrahin dhe e nëpërkëmbin Popullin dhe bijt e bijat e tij qoftë pa uniforma, qoftë me uniforma!
Të gjithë ata policë (me dhe pa uniformë) që i duan prindërit, vellezërit, motrat, mbesat, nipërit, shokët dhe shoqet e veta, domethënë Popullin e vet, nëse me çdo kusht janë të detyruar që ta rrahin Popullin (sikurse që po ndodhë në rastin konkret me Lëvizjen Vetëvendosje), më e moralshme, më e ndershme, më njerëzore, më e arsyeshme, më e drejtë, më e ligjshme, më e ndërgjegjshme dhe më demokratike, do të ishte t’i braktisnin uniformat dhe kërbaçët e tyre, sesa ato t’i përdornin kundër Popullit të vet.
Popolli nuk rrihet, po hajnat, pisat, ata që e vjedhin dhe e shfyrtëzojnë popullin dhe Kosovën në mënyra të ndryshme, ata duhet të vihen në bangën e zezë para ligjit dhe përpara drejtësisë, jo Populli i dëmtuar dhe i viktimizuar prej tyre.
Uniformat blu, të jenë në mbrojtje të çeliktë të POPULLIT,jo të atyre që e helmojnë, e vjedhin, e mashtrojnë, e shfrytëzojnë, e shtypin, e burgosin dhe e vrasin POPULLIN!
-Fare të mos frikësoheni nga ata që e kanë kapur për “bishti” padrejësinë, korrupsionin dhe të keqen, sepse Populli është më i fuqishëm se çdo armik qoftë i brendshëm, apo i jashtëm. Prandaj, vetëdia dhe arsyeja iu thërret, që të rreshtohni në mbrojtjen e interesit të përgjthshëm të Popullit dhe të Kosovës, jo të atyre që Popillin dhe Kosovën e kanë shndërruar në pronë dhe në plaçkë të tyre private.
Ju, me uniforma blu (vellezër, motra, bijë, bija, nipër dhe mbesa tona, që mbroni rendin dhe sigurinë në Kosovë), mos e torturoni Albin Kurtin dhe bashkëveprimtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, por arrestoni dhe nxirrni para gjyqit hajnat, shtypësit, shfrytëzuesit dhe mashtruesit e popullit dhe të Kosovës, sepse ata janë e keqja universale, që po e shtypin, po shfrytëzojnë dhe po e mashtrojnë pa asnjë mëshirë Popullin dhe Kosovën, si dhe njëkohësisht po iu shfrytëzojnë, po iu nxisin dhe po iu mashtrojnë edhe juve haptazi, që të konfrontoheni dhe të luftoni kundër Popullit-kundër vetëbvetës!!!
Kursesi, mos pranoni urdhrat e një politike të tillë të gabuar dhe fataliste, që ka për qëllim për t’iu hasmuar dhe armiqësuar me Popullin (me prindërit Juaj, me vëllezërit, me motrat, me mbesat, me nipërit, me shokët, me shoqet dhe me miqt Juaj).
Fundja, as uniformat blu, as çfarçdo qoftë funksioni dhe pozite e dikujt në pushtet, ku fjalën kryesore e ka kërbaçi, dhuna dhe terrori i popullsisë së pafajshme, nuk kanë asnjë domethënie dhe, asnjë vlerë, po qe se ato janë në kolizion me interesin e përgjithshëm dhe me vlerat vitale të Popullit shqiptar të Kosovës.
Është e qartë se, të gjithë ata që kanë vetëdije dhe që shohin përtej “hundës së vet”, nuk i fusin në zjarr institucionet dhe organet policore dhe gjyqësore për ta luftuar Popullin e vet pse kërkon respektimin dhe realizimin e të drejtave të tij të ligjshme dhe demokrate, të shpërfilluara dhe të jetërsuara nga pushtetmbajtësit e pandërgjegjshëm të tij.
Të gjithë ata eksponentë që janë të prirur nga politika e përdorimit të forcës dhe të kërbaçit kundër Popullit, si dhe kundër Lëvizjes Vetëvendosje demokratike paqësore, duhet ta mbajnë parasysh faktin se, Kosova nuk është në gjendje lufte, as rrëmuje, që të mos dihej se nga sa “po shkon pasuli” , sikurse gjatë ditëve të stuhishme të luftës kundër okupatorit serb.
Fund, ata që e rrahin Popullin e vet, ata nuk janë me Popullin, por sheshit janë kundër Popullit të vet!!!
Vetëm armiqtë e rrahin, e nëpërkëmbin, e torturojnë dhe e robërojnë dhe e vrasin Popullin e përvuajtur shqiptar (1878-2010). JO, assesi shqiptarët (bijte dhe bijat e tij).
Në rastet e varrimit të viktimave tona kombëtare shqiptare, vetëm kriminelët çetniko-fashsitë të Serbisë na kanë arrestuar, burgosur dhe vrarë. Këtë Populli shqiptar i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë për jetë të jetëve!