Nga Gani Qarri
 
Pasi që ka kaluar kaq shumë kohë pa u ngritur kurr një kërkesë e tillë, nga askush, dikush mund të thotshte se kjo kërkesë ishte gati e harruar dhe madje duket edhe paksa si e pabesueshme, por ja që ndodhi kjo edhe pse paksa e vonuar, kjo është plotësisht kërkesë me vend dhe e drejtë.

Dhe vërtet më në fund, pas një pritje të gjatë edhe një deputet ynë tanimë doli me këtë kërkesë të shumëpritur e cila do duhej përkrahur nga të gjithë, anipse me një vonesë të theksuar, populli thotë më mirë vonë se kurrë.

Veprimet e ish-funksionarëve komunistë do duhej denoncuar dhe dënuar njëzëri, por a janë të vullnetshëm dhe të atij mendimi edhe kolegët e partisë së punës dhe veprimtarisë së vet Nait Hasanit që të veprojnë në kët drejtim?!

Kryetari i Parlamentit u deklarua se Parlamenti merret me ligje, por jo edhe me Histori, athua pse u deklarua kështu zotëri Jakup Krasniqi, apo mos në mënyrë të tërthort, tërhoqi vërejtjen që deputeti kët çështje t’ia lë Historisë?!

Njerzit kanë arsye ta “lexojnë” ashtu si mendojnë ata, me apo pa të drejtë edhe nëse për asnjë arsye tjetër, për vet faktin se të paktën, siq dihet botërisht një komunist të cilin Nait Hasani kërkon ta dënojnë edhe punën e tij të dikurshme, ai është varrosur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ndaj, si mund të dënohet vepra e një njeriu e po të njejtit funksionar komunist, nga parlamenti i asaj Qeverie e cila, me rastin e vdekjes e kishte varrosur me aq shumë nderime?!

Madje a ka kohë Parlamenti i Kosovës të merret në mënyr serioze me kërkesën e drejtë të deputetit edhe nga perspektiva jo e edhe aq e mirë nga gjendja e sotme në Kosovën e lirë me një pjesë të madhe të saj ende nën pushtimin serb, ku agjentët e serbisë, të emërtuar tashmë në mënyrën më të butë të mundshme “si struktura paralele serbe”, sundojnë, dhe bëjn ligjin në një pjesë bukur të mirë të vendit, e që duket hapur se po përgadisin me të gjitha mundësit edhe ndarjen përfundimtare të Kosovës.

Athua shtrimi i kësaj kërkesë kaq të drejtë, në këto momente, a mund të shikohet edhe si tërheqje e vëmendjes nga problemi i vërtetë, i cili rrezikon edhe ndarjen e vendit?!

Ky rrezik sot po shifet hapur më tepër se kurrë, ndaj edhe duhet pa humbur kohë sa më parë vendosmërisht të kundërveprohet ndaj këtyre planeve të Serbisë, dhe tendencave të pareshtura të saj për ndarjen e Kosovës?!

Shembuj të tillë kemi përditë bile edhe me bollëk, si askund tjetër në Evropë.

Të gjithë shqiptarët duhet t’i trishtojë fakti se vetëm sotë, sipas shtypit dhe mediave, pas heqjes së disa antenave të telefonisë ilegale serbe në Kosovë, serbët në veri, menjëherë kishin aktivizuar shtabet e tyre të “mbrojtjes civile” për mbrojtjen e atyre antenave, antena të cilat kishin ndikim kryesor edhe në vetë Aeroportin e Prishtinës e që shumë shqiptarë e kishin mërzi t’i hapnin telefonat e tyre celularë edhe pasi zbrisnin nga Aeroplani, vetëm e vetëm nga mosdurimi i paraqitjes së dhunshme dhe të menjëhershme e SMS-ëve të paftuar të telefonisë serbe, me përmbajtje të padëshiruar dhe këte mu në Zemër të Dardanisë antike, duke na imponuar përshëndetje serbe në Atdheun e shqiptarëve, pa dëshirën tonë, me fjalët e urryera, në mes të kryeqytetit të Kosovës së lirë dhe të pavarur “welcome to serbia”?!

Madje Kosova edhe dy vjet pas shpalljes së pavarësisë dhe egzistencës së saj si shtet i lirë dhe i pavarur, edhe sot e kësaj dite nuk ka kod të saj shtetëror e as Telefoni të veten fikse….

Duhet të jetë shumë shqetsuese jo vetëm për popullin, por edhe më trishtuese duhet të jetë për udhëheqësit dhe deputetët e Shtetit tonë, fakti se udhëheqja e strukturave paralele serbe jo vetëm që ka aktivizuar pjestarët e mbrojtjes civile, por ato nën udhëheqjen e Kolonelit të ushtrisë serbe Dragoljub Janiqeviq, 300 pjestarë të saj i ka vën në gatishmëri të plotë, në Zveqanin e vogël për mbrojtjen e antenave kryesore të telefonisë së Serbisë në Kosovë!

Aq më keq, nën komandën e Kolonel Dragoljub Janiqeviqit, sipas gazetës Koha Ditore, Mbrojtja teritoriale e Serbisë jo vetëm që është e përqëndruar në disa lokalitete të Kosovës dhe funksionon e lirë dhe e pa penguar nga askush, por edhe përgaditjet dhe ushtrimet sipas kësaj gazete, i kryejnë hapur dhe poashtu të pa penguar në Poligonin e gjuetisë së fshatit Zherovnicë afër Zveqanit në Kosovën e “lirë” dhe të pavarur.

Këto struktura policoro-ushtarake të agjenturave të sigurimit serb, jo vetëm se veprojnë hapur dhe pa pengesa, por edhe mbajtja dhe funksionimi i tyre mundësohet me financimet nga strukturat e UNMIKU-t për të cilat edhe pse publikisht deklarohet se UNMIK-u i takon së kaluarës bile është edhe pengesë për shtrirjen e autoritetit të Prishtinës në veriun e vendit. Qeveria e Kosovës, sipas gazetës “Zëri” për të tretin vit me radhë edhe sivjet paska ndarë, hiq më pak se dy milion euro, për funksionimin e UNMIK-ut, për kët vit, pavarësisht deklaratave se pas shpalljes së pavarësis, UNMIK-u është i pa nevojshëm dhe pengesë e shtrirjes së pushtetit në Veri të vendit.

Derisa serbët në të gjitha anët e Kosovës, ngasin veturat e tyre pa kurrfar sigurimi me targa apo edhe pa targa fare, me targa të Serbisë, apo edhe me targa veturash të lëshuara që nga koha e Milosheviqit, mërgimtarët shqiptarë që kanë bër shumë për shtetin e tyre të dëshiruar-Kosovën, me t’u kthyer në vendlindje, që nga arritja në kufijtë e Kosovës, përkundër sigurimeve më të mira europiane dhe të pranuara anë e kënd botës, me të hyrë në kufi të shtetit tonë, fillon gjobitja e tyre, që nga pagesa totalisht absurde, në emër të të ashtuqujturave “sigurime” për makinat e siguruara me sigurime që vlejnë në krejt Europën dhe të pranuara zyrarisht nga e tërë Bota, e deri te nxjerrja e dokumentacionit çfaredoqoftë ai, që nga Certifikata e lindjes e deri te Letërnjoftimi dhe Pasaporta, të cilat pa pagesa të majme apo njohtësi të “fortë” si merr dot. Përveq pritjes së gjatë, zyrtarët e korruptuar, edhe po ndodhi që vet ata të gabojnë në shënimin drejt të një shkronje të vetme në Dokument, me gjithë fajin dhe pakujdesinë e tyre, mërgimtarët janë të detyruar të bëjn lutje pas lutje dhe kërkesë pas kërkese dhe të dënuar që t’i heqin të gjitha shpenzimet e rikorruptimit dhe përmirësimit të gabimit nga vet zyrtarët e kësaj burokracie tej mase të korruptuar. Gjëra të tilla, nga zyrtarët komunal, të përsëritura shpesh herë madje jo rrallë edhe në mënyrë të qëllimshme, tashmë të njohura dhe të mësuara përmendësh, si në vendin tonë, nuk ndodhin askund tjetër.

Mu nga këto shkaqe edhe dëshira e flaktë e mërgimtarve shqiptarë për t’u paisur me dokumente të shtetit të tyre gjatë të ëndrruar dhe shumëpritur, të cilin e duan dhe nderojnë me gjithë zemër, u mbetet në fytë dhe ua zën frymën sjelljet tejmase përbuzëse të këtyre zyrtarve të korruptuar deri në përmasa shqetsuese.

Madje edhe pse shumë deputetë ish të përndjekur, tanimë janë rehatuar më së miri, me poste dhe fuksione shtetërore dhe komunale, ndjkekja ndaj disa shqiptarve, dhe sidomos disa pjestarve dhe Kryetarit të lëvizjes Vetvendosja, edhe sot vazhdon.

Si do të arsyetohet nesër para gjeneratave të ardhshme, vrasja e demonstruesve shqiptarë nga UNMIK-asit rumunë, korrupcioni i hapur i tyre dhe në vend se të ndiqen ata si fajtor që janë, përkundër të gjitha këtyre fakteve, vazhdon ndjekja dhe penalizimi i Albin Kurtit dhe bashkveprimtarve të tij në Kosovën e lirë?!

Edhe si shumë shqiptarë, ashtu edhe unë personalisht e përkrah fuqishëm kërkesën e deputetit Nait Hasani, por athua çfarë do të kërkojnë gjeneratat e ardhshme për trajtimin e heshtjes sonë të përgjithshme para këtyre fakteve dhe fenomeneve që zhvillohen sot para syve tanë, në Kosovën e lirë?!