Bien temperaturat e Hënës nën 190 gradë
Sonda kineze “Chang’e-4”, që zbriti në fillim të muajit të kaluar në Hënë, regjistroi në sipërfaqen e pjesës së fshehur temperatura të netëve hënore më të ftohta nga se parashikohej, njoftoi Agjencia Hapësinore Kineze. Temperatura në sipërfaqe zbriti nën 190 gradë Celsius, ose një temperaturë shumë më e ftohtë nga ajo që prisnin shkencëtarët, gjatë mbrëmjes së parë hënore që kaloi sonda “Chang’e-4”, që është pagëzuar me emrin e perëndisë së Hënës në mitologjinë kineze. Temperaturat e mbrëmjes në sipërfaqen e fshehur të këtij trupi qiellor u regjistruan nga sonda pasi ajo u bë aktive të mërkurën, pasi kishte rënë në gjendje letargjike për gati dy javë.
Shpërndaje artikullin në: