Fuere:Urgjentisht të fillojnë negociatat bilaterale për emrin
Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere deklaroi të hënën se përmes deklaratave publike, nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë çështja e emrit nuk do të zgjidhet.
“Kjo mund të çojë vetëm drejtë mosmarrëveshjeve. Qëndrimi i kryeministrit Greuvski i shprehur se ai do të jap përgjigje negative në rast se do të organizohej referendum për propozimin Republika e Maqedonisë Veriore, vetëm se e potencon urgjencën e bisedimeve bilaterale mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Fuere.
Diplomati evropian ka deklaruar se është e domosdoshme që të dyja palët të ulen, të negociojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për emrin.
“Mundësia për gjetjen e një kompromisi është akoma e hapur dhe duhet të shfrytëzohet, si dhe nuk duhet harruar realizimin e reformave”, ka thënë Fuere, duke shtuar se është herët të flitet për referendum, pasi nuk ende nuk është arritur një zgjidhje. (INA)