Trpevski, i padëshiruar për ambasador në Shqipëri
Autoritetet maqedonase nuk ndjehen të shqetësuara nga fakti që kërkesa e tyre për emërimin e 28 vjeçarit Vele Trpevski për ambasador në Shqipëri nuk ka marrë pëlqimin e presidentit shqiptar Bamir Topi për më shumë se një muaj. Pala maqedonase është e sigurt se propozimi i tyre nuk do të refuzohet nga Tirana zyrtare.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Petar Culev ka thënë se pritet që shumë shpejt autoritetet shqiptare të japë pëlqimin që ambasadori i ri maqedonas të merr detyrën.
Edhe pse edhe në Tiranë paralajmërojnë se do të pranojnë Trpevskin, sipas diplomatëve, vonesa e këtillë paraqet sinjal të qartë se Shqipëria nuk është e kënaqur nga kuadri të cilin e ka afruar Shkupi për ambasador të vet të ardhshëm.
Pranimi i Tërpevskit do të bëhet për t’i ikur skandalit diplomatik dhe ftohjes eventuale të raporteve mes dy vendeve.
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov nuk ka dashur të prononcohet lidhur me vendimin që në Shqipëri të dërgohet një ambasadorë pa përvojë diplomatike.
Mësohet se në përzgjedhjen e Trepvskit për ambasador në Shqipëri, i cili nuk ka asnjë përvojë diplomatike, ka pasur pakënaqësi edhe brenda autoriteteve maqedonase për shkak se janë anashkaluar kuadro me status diplomatik
Presidenti Bamir Topi akoma nuk ka dhënë pëlqimin për kandidaturën Vele Trpevskit, për ambasadorë të Maqedonisë në Shqipëri, për shkak të moshës së re dhe mungesës së përvojës diplomatike.
Edhe më herët mediat kanë raportuar se edhe Prishtina zyrtare ka shprehur vërejtje për ambasadorin maqedonas në Prishtinëm Stojan Karajanov, por po ashtu është pajtuar për t’i ikur skandalit diplomatik. /lajmpress/