Shpallet me ofertë të vetme fituesi për aeroportin e Kukësit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri me dije këtë të premte se ka përmbyllur fazën e vlerësimit të ofertave dhe ka shpallur fituesin për garën e dhënies me koncesion/PPP të Aeroportit të Kukësit.
Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. me vlerë investimi prej 7,999,393 Euro (pa TVSH) është identifikuar nga komisioni si oferta fituese.
Sipas njoftimit të Ministrisë ky bashkim operatorësh në bashkëpunim me kompaninë hollandeze NACO do të kryejë investimin në vlerën e lartpërmendur me synim rikonstruksionin, operimin dhe transferimin e aeroportit të Kukësit tek shteti pas periudhës 35 vjeçare të koncesionit.
Bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ishte e vetmja ofertë.