Nga LULZIM Z. HAMIDI

Duke mare parasysh lëvizjet e dyshimta në projektin II. Të Enciklopedisë maqedonase tanimë definitivisht edhe optimistët më të mëdhej e kuptojnë se prej këtij antiprojekti nuk ka azgjë.Këtë ,në të vërtetë dikush e kuptoi qysh me paraqitjen e librit të pare të Enciklopedisë,duke paraqitur aq shumë opinione që në moment lexuan sekretin maqedon të pregatitur aq gjatë,të finansuar me aq para dhe me mission pro-maqedonas dhe antishqiptar.Ndonjëherë edhe kundërshtimet në publik,nuk japin rezultatin që kërkon vet opinioni,e veÇanërisht nëse një project kundërshtohet nga jomaqedonasit ,në këtë rast pra shqiptarët.Tani,të jemi real ,libri I shenjtë I Blazhes u refuzua edhe nga një pjesë e komunitetit maqedon ,por esenca e atij vlerësimi negativ të tyre ishte nën ombrellën e marketingut politik dhe mënyrë e amortizimit të forces kundërshtuese të shqiptarëve me qëllim përfundimtar që krejt ai shtrembërim I historisë të këtyre trojeve përsëri të ngelë si document me të cilin populli maqedonas do të mburej kurse shqiptarët të jenë në grackën e bisedimeve që asnjëherë nuk do të kenë përfundim.Në të vërtetë ,public I nderuar,bisedimet rreth një dokumenti që bën fyerjen e një komuniteti,shtrembërim të ngjarjeve,personaliteteve historike edhe e gjithë asaj që prezentohej në Enciklopedi,nuk mund të jetë object I rishqyrtimit apo ndryshimit eventual ,sepse ai process në vete përmban fenomenin e kompromisit,e kompromis me histori të kombit askush nuk ka drejtë të bëjë.Prandaj edhe unë personalisht në opinionet e mija rreth enciklopedisë isha kundër kycjes së sërishme të ‘’komisionerëve ‘’shqiptar në një aventurë të re enciklopedike të ,sepse kisha parasysh se ata shqiptar që do të jenë pjesë e asaj garniture për përmirësime apo botim të ri,nuk do të mundin të jenë aq ‘’moralisht ‘’të forte që të shesin historinë me duke u mare vesht per histori.Bile edhe deklarata ime dhënë’’ Rtvzik të Danimarkës’’ reth Enciklopedisë dhe fatit të saj shumë shpejt u vërtetua ,sepse ky antidokument filloi të shpërndahet në të gjitha anët,kurse opinioni qetësohej duke u thënë se do bëhen do përmirësime ose do të botohet project I ri enciklopedik,me njerëz të rij…!

Në atë kohë deklarova se’’Do të jetë pra një kuvendim maratonik,plot përplasje dhe shtrembërime,lëshime dhe këmbëngulje,largime dhe zëvendësime të aktorëve të përmirësimeve në ‘’librin e shenjtë maqedon’’dhe një ditë publiku do të habitet kur në treg do të shiten dy enciklopedi,njëra pa përmirësime e tjetra me përmirësime si‘’orvatje të fundit të kozmetikut që prej by…. të bëjë fytyrë’’!!!04.tetor.2009.. dhe ‘’Lulzim Hamidi assesses that academician Blaze Ristovski never had any positive views on the Albanians’’ 29.shtator 2009.’’The free library.’’

Duke shkruar këta reshta ,disi kam inat edhe vetveten se pse në këtë mënyrë na shqiptarët dhe unë personalisht jemi të detyruar të meremi me disa fenomene që nuk e kanë atë rëndësi dhe aktualitet që të jenë në qendër të vëmendjes ,kur ka punë edhe më të mëdha të cilat duhet të jenë cak I analizave dhe preventives eventuale tonë ,por positive e konsideroj se se paku kemi nje liri në shkrime dhe mundim atë mlefin tonë, që kohë pas kohe grumbullohet në mendje dhe na iriton ta shpërndajmë në ozon duke shpresuar se dikush që ka mundësi të intervenojë, së paku të ketë parasysh lëvizjet që konsiderohen antishqiptare dhe ti pamundësojë ato.Kjo nuk vlen për Enciklopedinë maqedonase sepse ajo veÇ është punë e kryer dhe të kota do të ishin angazhimet e disave personave që janë kycur aty të ndryshojnë dic,sepse cdo ndryshim nuk do të thotë se do të kemi një pozitivitet duke mare parasysh ,ashtu sic edhe permenda më lart ,me compromise nuk shkruhet enciklopedi.!!!

Dhe të përfundoj duke shpresuar se kurthet që na servohen pas shpine e janë vetëm tërheqje e vëmendjes nga ajo që quhet madhore, duhet anashkaluar dhe të mos diskutohet për ta.Problemi duhet shtruar në tavolinë I tillë si është,real ,prek dike apo jo,Të meremi me thelbin e problemit e jo me mosmarveshjet të cilat I zgjedh thelbi.Nuk jemi komb që duhet të pranojë compromisin si mënyrë të zgjedhjes së problemeve të akumulluara,por të parashtrojmë opcionin tone real për zgjidhje të kontesteve,duke mos pasë frikë se dikush mund të na ndal në rrugën tone drejt mvetësimit institucional si komb shteteformues ,në një shtet binacional,federal ….!!!!

Atëherë nuk do të ketë nevojë që të meremi me Enciklopedi,Shkupa 2014-16,status të luftëtarëve të lirisë të 2001,gjuhës zyrtare,flamurit,buxhetit,punësimeve , regjistrimit të popullsisë,po ose jo në NATO dhe BE,paragjykimet dhe shumë probleme të imta që sot na kanë vënduar në dilemë ,kurse në të vërtetë zgjidhja është diku tjetër e ne kërkojmë në vend të gabuar!!!

Në këtë drejtim ,jam përkrahës I protestave të paralajmëruara nga shoqatat joqeveritare dhe të tjerët që synojnë njëherë e përgjithmonë të cojmë zërin e protestës duke bërë me dije se ‘’ne jemi këtu,kemi qenë këtu dhe do të jemi këtu”!!!

LULZIM Z.HAMIDI

lulzimhamidi@hotmail.co.uk

070-875-833.