Limaj: Delegacioni shtetëror e ka përkrahjen e ambasadorëve të QUINT-it
Pas përfundimit të takimit të liderëve shtetëror me ambasadorët e QUINT-it për koordinim në procesin e dialogut me Serbinë, kryenegociatori i delegacionit shtetëror të Kosovës, Fatmir Limaj tha se ka marrë mbështetje të plotë nga ambasadorët për vazhdimin e dialogut dhe se kanë kërkuar unitet nga partinë në Kosovë pë këtë proces, raporton “Zëri.info”.
“Ambasadorët shprehën përkrahjen e plotë, duan unitet, na inkurajuan për të angazhuar edhe të tjerët në këtë process dhanë mbështetje për idenë dhe angazhimin tonë dhe shprehën gatishmërinë pë të ndihmuar Kosovën në këtë hap final”, ka thënë Limaj.
Limaj tha se ideja e këtij takimi ishte të njoftoheshin ambasadorët për qëllimet dhe angazhimet që ka ekipi negociator për këtë process.
“Ideja ishte pë të treguar seriozitetin dhe përkushtimin e Kosoës në procesin e dialogut me Serbinë njoftuam ambasadorët për ecurinë deri te krijimi i delegacionit, qëllimin e delagacionit dhe angazhiimin në krijim e platformës , fazat e ndërtimin e platfomës, përkushtimin për të vazhduar përpjekjet për një consensus më të gjerë, angazhimet për të mbajtur një process transparent”, u shpreh Limaj.
Limaj tegoi se janë duke bërë përpjekjet e fundit për mledhjen e të gjitha materialve dhe marëveshjeve që janë diskutuar me Serbinë dhe se kanë marë zotim edhe nga Presidenti thaci se do t’ua dorëzojë këto materiale./Zëri/