Fotoja eshte marre nga gazeta “LokalAvis”

Luigj Shkodrani-Sic ben te ditur gazeta „Lokal avis“ e cila del per komunen e Frederikssundit,njofton ,se nje aksion i qelluar i policise,ne bashkepunim me qytetaret,kane arritur qe grabitsit e”Dansk bank“,ne Slangerup te bien ne prangat e policise.Nje qytetar ka pare dy burra me nje makine tip ”Mazda 626” dhe menyra se si jane sjellur ata ,ka qene teper e dyshimte dhe menjehere qytetari ka vene ne dijeni policine,ku ata me te marre sinjalin jane drejtuar per ne vendin ku ka thene qytetari,qe ishte ne nje parking ne Allerød. Policia ka arritur shume shpejt dhe nuk u ka dhene mundesi qe grabitsit te largohen nga aty. Ne makine ishin dy te huaj njeri i moshes 21 vjec dhe nje tjeter 49 vjec.Gjate kontrollit policia ka gjetur ne makine nje sasi te konsiderushme te hodhash ,qe ishin te mbeshtjedha me letrat e bankes.Te dy u moren ne pyetje nga policia e Frederikssundit.Me pas policia ka arrestuar dhe personin e trete,qe ishte fshehur ne nje pallat aty prane parkingut,qe ishte i njohur si strehe per nje grup te rinjesh. Ai ishte nje boshnjak i moshes 19 vjec. Dhe personi i katert qe nuk ka rene akoma ne pranga, eshte nje 20 vjecar edhe ky nga Bosnja. Por dhe ai do te bjere ne pranga,kjo vec per arsye kohe- thone punonjesit e polise se Frederikssundit-sepse, ai eshte i identifikuar se kush eshte dhe nuk ka se nga te fshihet,sepse ndiqet nga policia.

Diten e premte ato jane thirrur nga gjykata per te deshmuar ne seacen gjygjesore ,qe u be ne gjykaten rajonale te Hillerødit. Perfaqesuesi i Policise se Nordsjæland Politi, Henrik Duus ,shprehet mjaft i kenaqur per kete aksion te policise dhe falenderon ,bashkepunimin e qytetarve me policine ,qe bene te mundur ,kapjen e grabitsve ,brenda 12 oreve.

Bashkepunimi polici-qytetar eshte teper i nevojshem,sepse jane ato qytetar ,qe japin ndihmesen e tyre,pa ate ndihmese te tyre edhe puna e policise behet me e veshtire.

Shpresojme qe edhe raste te tjera te krimeve dhe grabitesve te bien sa me pare ne prangat e policise.

Luigj Shkodrani