Rrezik nga një vullkan 'më i madh'
Shkencëtarët që po studiojnë vullkanin në Islandë, thonë se shpërthimi vullkanik ka hyrë në një fazë të re, duke prodhuar më shumë llavë sesa pluhur dhe hi.
Ata thonë se ky vullkan është shumë aktiv dhe mund të shkaktojë shpërthimin e një vullkani tjetër pranë tij.
Këtë paralajmërim e përcolli edhe Presidenti i Islandës, Olafur Grimsson, duke iu referuar vullkanit Katla që rrezikon të shpërthejë.
“ Ajo që kemi parë deri tani, në fakt, është një provë e vogël e asaj që mund të ndodhë. Unë nuk shtroj pyetjen se a do të shpërthejë Katla, por kur do të shpërthejë. Prandaj mendoj se është koha që qeveritë evropiane dhe autoritetet e transportit ajror kudo në botë të fillojnë të bëjnë plane për t’i paraprirë shpërthimit të mundshëm të vullkanit Katla,” tha presidenti i Islandës, Olafur Grimss
Hiri vullkanik lëvizë kah Britania
Një mjegullë e re e hirit vullkanik nga Islanda, raportohet se po lëvizë në drejtim të Britanisë.
Shërbimi kombëtar për trafikun ajror tha se ashtu siç qëndrojnë gjërat tash, në Skoci, Angli dhe Uells, ende pritet që hapësira ajrore të hapet më vonë gjatë ditës.
Megjithatë, tash për tash, aeroportet në Britani mbeten të mbyllura.
Hapësira ajrore britanike ishte mbyllur të entjen e kaluar për shkak të shqetësimeve se hiri vullkanik mund të shkaktoj dështim të motorëve të aeroplanave.
Miliona udhëtarë janë bllokuar ose u janë anuluar fluturimet, në pjesën veriore të Evropës dhe më gjërë.
Megjithatë, pritet që gjatë ditës së sotme, do të fluturojnë më tepër aeroplanë.
Këtë e ka paralajmëruar mbrëmë edhe Komisionari i transportit i BE-së, Sim Kallas:
“Prej mëngjesit të 20 prillit ne mund të shohim në mënyrë progresive më tepër aeroplana të fillojnë të fluturojnë”, tha Sim Kallas.
