Prishtinë, 19 prill (i përtërirë) – Gjendja në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ka filluar të normalizohet, njoftojnë zyrtarët. Sipas tyre deri më tani janë
realizuar dy fluturime nga Vjena për në Prishtinë, ndërsa pritet qëgjatë ditës të realizohen edhe 4 fluturime të tjera, një nga Lublana,
një nga Tirana dhe dy nga Prishtina për në Vjenë. Gjatë ditës së sotme nuk pritet depërtimi i ndonjë reje vullkanike në territorin e Kosovës. Një gjë e tillë, sipas zyrtarëve të ANP-së, mund të pritet të ndodhë nesër, nëse erërat fryjnë nga jugu.
Gjatë ditës së djeshme, përveç kompanisë Turkish Airlines, e cila ka mbërritur pas orës 24 në Prishtinë dhe një aeroplani ushtarak, nuk ka pasur fluturime të tjera.

Ndërkohë shpërthimet e reja ende vazhdojnë nga vullkani i Islandës,
megjithatë pluhuri masiv, i cili ka shkaktuar kaos total nëpër
aeroportet e Evropës, nuk është më i dukshëm për radarët, thonë