Nga: Bejadin Demiri-Letër e hapur Nazmi Beqirajt
Tani në mënyrë publike të drejtohem ty o Nazmi Beqiri, që nga dukja e jashtme taman dukesh engjull, me dukje tërheqëse të siqeritetit e të nderit, por nga brenda gufon të jesh djall i kapluar nga hipokrizia, poshtërsia, interesi, mashtrimet dhe sjelljet magjistare.
Pak para se të filloj konflikti i 2001, kur ju erdhët në slupçan, edhe pse nuk të njihja ju silleshit sikur më njihnit mirë edhe atë bile shumë mirë. Kjo sjellje e juaja, a nuk flet për karakterin tuaj të dyfisht.
Gjendemi largë vendëlindjes, të ngarkuar me hallet e kurbetit, mallin për atdhenë, familjen, shokët, por i vetëquajturi njeri i parë i UÇK-së Nazmi Beqiraj dhe klika e tij, me fantazmat e tyre që i lansojnë ndër popullatën e përvujtun shqiptare nuk më lënë reaht edhe këtu në dheun e huaj. Këta sahanlëpirës, kur është në pyetje karierizmi i tyre, nuk kursejnë as gjakun e dëshmorëve që sakrifikuan edhe femijët e tyre në djep, shkelin mbi më të shtrenjtën, pra, mbi vlerat e UÇK-së. Këta të pabesë, shkelin mbi të gjitha duke i përvetësuar vlerat dhe idealet e popullit sikur të ishin pronë private e tyre. Tani në mënyrë publike të drejtohem ty o Nazmi Beqiri, që nga dukja e jashtme taman dukesh engjull, me dukje tërheqëse të siqeritetit e të nderit, por nga brenda gufon të jesh djall i kapluar nga hipokrizia, poshtërsia, interesi, mashtrimet dhe sjelljet magjistare.

Rrëmujat negative që po krijohen ndër popullatën shqiptare tek ne, e për të cilat kontribut po japin edhe disa figura të vetëpëlqyera për fat të keq të etnosit tonë, na sollën në një situatë që detyrimisht diçka duhet thënë për hirë të të vërtetës.

Pak para se të filloj konflikti i 2001, kur ju erdhët në slupçan, edhe pse nuk të njihja ju silleshit sikur më njihnit mirë edhe atë bile shumë mirë. Kjo sjellje e juaja, a nuk flet për karakterin tuaj të dyfisht. Dukja e juaj prej engjulli, si në atë kohë, por edhe tani të shërben që të depërtosh thellë nëpër labirinthet e ndryshme, ndërsa nga ana tjetër kafshon keq duke e shpërdorur besimin e njerëzve. Me defilimet e tilla dhe këto marifetllëqe, edhe mua, po në shtëpinë time në Slupçan më mashtrove duke më bindur se më njëh mirë. Tradhëtinë tënde vonë e kuptova pasi të dhash detyra në radhat e ushtrisë. Ardhja e juaj në rreshtat tonë dëshproi shumë shokë të idealit ndërsa, nga puçi ushtarak që tentove ta bësh, të nxorëm dhe të falëm. A nuk ishit ju ai i cili në likovë neve bashkë me 80 ushtarë të lirisë na lat në mes të rrugës ?.

Ti, i vetëshpalluri njeri i parë i ushtrisë, titull me të cilin të quajnë po të njëjtit që dështuan si ti, më duket se fanarin e keni shumë të tymosur: veprimet tua janë treguesi i mirë se „aktiviteti“ ytë bazohet vetëm në interes i cili është shtytje e ulët që i përket vetëm skllavërve.

Me që unë dhe shumë shokë të tjerë të idealit, si rezultat i rrethanave u desh të jemi larg vendëlindjes, po të ishim atje, me garancë u themi se do të ishim një digë e pathyeshme që ju të manevroni me veprime të tilla të djallëzuara. Ti o burrë i dheut për herë të parë me rrjetin tonë vure kontakt më 2001 ku asnjëherë më parë nuk kishit pasur qasje. Ne kemi vepruar dhe kemi heshtur, ndërsa ti asnjëherë s‘ke vepruar dhe ski heshtur me llomotitjet bajate. Për fatë të keq tonin, je takuar me mikun tonë Agron Brahimaj e ai në besim të informoi për të gjitha zhvillimet dhe rrjedhat tona dhe këtë rast më vonë në Sllupçan në takimin tonë të parë me ju, na thonit se gjoja na keni njohur shumë më parë. Veprimet dhelparake tuat i din Gëzim Ozdrenaj ku me karakterin tënd të dyfisht arrite në atë kohë të krijosh besim dhe fole edhe te Ali Ahmeti. Formimi i brigadës 113 „Ismet Jashari“ u formua në Sllupçan në shtëpinë e Bejadin Ramiz Demirit. Këto fakte janë të shkruara në procesverbale në pjesmarrje të Komadant „Tigrit“, Ali Elshanit dhe shumë të tjerë. Këto janë dëshmi të pashlyeshme për të gjithë ne dhe ata që i dinë këto ngjarje, por jo edhe për ty Nazmi Beqiri. Ish shtabi Suprem i formuar në shtëpinë e Bejadin Ramiz Demirit, për shkaqe subjektive u desh të transferohet në shtëpinë e Selajdin Shahinit e pak para shpalljes së zonës së lirë u dislokua në shtëpinë e Ragmi Osmanit, këto janë të vërteta që nuk guxon të mohoen.

Ju, bashkë me klikën tuaj, dëshironi që me veprime të çoroditura të bëni shantazhime me brigadën dhe shtabin e brigadës, vetëm e vetëm për të arritur qëllimet e ulëta jetësore, për të përfituar karierë o Nazmi Beqiraj. Këto veprime, dëshmojnë se në vendosjen e pllakës në një murë shtëpie në Slupçan morën pjesë hiq më shumë se 20 persona të cilët arritët t’i manipuloni ju Nazmi Beqiraj. Është për t’u habitur pjesmarrja e Ali Ahmetit në këto manifestime të dezorganizuara dhe me prapavijë jo të ndershme. Vetë Ali Ahmeti na premtoi se këtë çështje do ta rregullojë, gjë e cila mbeti vetëm premtim në fjalë. Pyesim Ali Ahmetin përse nuk merrni guxim të vizitoni dëshmorët, invalidët dhe ish ushtarët e lirisë që i keni lënë në pamëshirën e kohës, përse nuk e ngritni zërin në qeverisjen tuaj që statusi i familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të rregullohet me ligj kur e dini se jeni të dalë prej krahut të luftës.

Nazmi Beqiri, ne do të vazhdojmë edhe me dëshmi tjera që për popullin ende janë të pa njohura.

Përshendesim familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës.

Autori është ish anëtarë i Shtabit të përgjithshëm të UÇK-s