BDK: Ahmeti të thirrë takim liderësh mes shqiptarëve
Pozita e shqiptarëve është alarmante, prandaj BDK kërkon që partia shqiptare në pushtet BDI të thirr takim të liderëve me partit shqiptare, deklaroi Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së.
“Dështimi i nismës parlamentare që nëpërmjet komisionit anketues të dëshmohet pafajsia e të burgosurve të sopotit. Por edhe mosrespektimi i Ligjit për Amnesti, për rastet e Hagës, të cilat përdoren kohëpas kohe si shantazhë për ish pjestarët e UÇK-së.Si dhe proceset tjera të montuara, siç është rasti me dënimin me burg të përjetshëm të shum shqiptarëve përfshi edhe Harun Aliun, duhet të jenë një dëshmi e mjaftueshme për të na detyruar të kuptojmë se pozita e shqiptarëve në Maqedoni është keqësuar tejmase dhe vazhdon të keqësohet përçdodit e më shumë”, theksoi Shaqiri.
Ai tha se kjo i detyron shqiptarët të kërkojnë një zgjidhje për këtë gjendje tejet të rënduar, që ne mendojmë se duhet të del nëpërmjet një takimi të gjithë faktorit politik shqiptar në vend.
“BDK-ja si parti opozitare shumëher ka inicuar mbajtjen e një takimi të gjith liderëve të partive politike shqiptare, ashtu siç ishte rasti edhe me tryezën e fundit Kombëtare që u mbajt më 9 prill të këtij viti, ku ishin të ftuar edhe liderët e partive politke.Por meqë ata nuk e kanë pare të arsyeshme që tu përgjigjen ftesave tona, ne propozojmë që një takim të tillë ta thirr partia shqiptare në pushtet BDI, e cila për momentin mban përgjegjësinë më të madhe pasiqë në zgjedhjet e fundit ka marr verdiktin e popullit, për të mbrojtur interesat e shqiptarëve”, tha Shaqiri.
Por pas botimit të enciklopedisë maqedonase, që ishte tejet fyese për shqiptarët.Pastaj proekti Shkupi 2014, si dhe shumë padrejtësi tjera që çojnë drejt asaj që të dëshmohet se ky shtet është i një kombi, në këtë rast i atij maqedonas, BDK thotë se e sheh si të patjetërsueshme nevojën për unifikimin e qëndrimeve politike të faktorit shqiptar në Maqedoni
“Në të kundërtën popullata shqiptare do të detyrohet që ta marr vet situatën në dorë dhe të vendos për fatin dhe ardhmërinë e saj, meqë partit politike deri më tani po tregohen të pa afta për ta menaxhuar çështjen kombëtare shqiptare në Maqedoni”, theksoi Shaqiri. (INA)