BAROMETRI DIPLOMATIK Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Ribashkimi i Kombit Shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike Natyrale, do të ndodhë, mos sot, nesër! I pëlqu kjo, apo jo pirromanit Goran Bogdanoviq. Mirëpo, do të ishte në interes të të gjithë popujve në Ballkan, që të fillojë sa më parë debati dhe dialogu demokratik dhe paqësor në domensione ndërkombëtare(duke thirrur urgjentisht mbajtjen e një Konference evro-ndërkombëtare nën patronatin e Amerikës, të NATO-s dhe të aleatve të saj evero-perëndimorë) për zgjidhjen e kësaj çështje, e cila qe më se 100 vjet është barrë rënduese jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë popujt e Ballkanit. Ndryshe, çdo vonesë dhe anashkalim i kësaj çështjeje jetike për rajonin dhe për Evropën, do të jetë në interes të strategjisë tradicionale imperialiste të pirromanëve serbomalazezë, maqedonë dhe grekë.

Dalja në dritë e Platformës së Shqipërisë natyrale (2009) nga autori Dr. Koço Danaj, kohëve të fundit, e vuri në lëvizje “makinerinë industriale” ballkanike të ultranacionalistëve serbomëdhenj edhe në Serbi, edhe në Mal të Zi, të cilët mënyrë orkestrale e “pritën në thikë” si akt të kryerë dhe të rrezikshëm për formimin e një “Shqipërie të madhe”, duke e kontestuar dhe mohuar sipas strategjisë dhe politikës propagandistike ultranacionaliste, kolonialiste dhe militariste të regjimeve qeveritare të Nikola Pashiqit dhe të Slobodan Milosheviqit.

Mbylljani gojën dhe, kurrë më mos e lini të shkelë në Kosovë, Goran Bogdanoviqin (ministër serb për shkëputjen e veriut të Kosovës)

Njëri ndër ultranacionalistët më të eksponuar serbë kundër Platformës së Shqipërisë natyrale, është Goran Bogdanoviq ( “kryekomandanti” i çetnikëve rebelë në Kosovën Veriore, me seli në qeverinë serbe të Beogradit), i cili apeloi bashkësinë ndërkombëtare, që t’ua “mbyllë gojën dhe, t’u heqë shkrepsat prej dorës pirromanëve shqiptaromëdhenj, të cilët po propagandojnë idetë për krijimin e Shqipërisë së Madhe…” //www.fonet.com; 9.04.2009;Politika//http://www.studiob.rs/info/vesti//.

Vërtet, pirromanit të eksponuar Goran Bogdanoviq, KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës, qëmoti është dashur,jo vetëm t’ia mbyllin gojën e keqe raciste, shoviniste dhe subversioniste, por edhe ta burgosin me procedurë të shkurtër, po qe se, edhe më tej vazhdon me mbështetjen amorale, me nxitjen propagadinstike, politike, financiare (apo në çfarëdo forme qoftë tjetër) të minoritet të rebeluar serb në Kosovën Veriore, në mënyrë që atë ta shkëpusin nga tërësia territoriale e Kosovës.

Shembulli konkret i pirromanisë është vetë Goran Bogdanoviqi, agjitatori dhe propaganduesi i vënies së flakes dhe zjarrit të shtetit të ri të Kosovës, përmes armës së tij më të rrezikshme-mashtrimit, manipulimit dhe keqpërdorimit të minoritet serb, jo vetëm në pjesën veriore, por në mbarë Kosovën.

Nuk është e vërtetë se Platforma e Shqipërisë natyrale e shkruar nga Koço Danaj “paralajmëron” ose “stimulon” rrezikun e shpërthimit të ndonjë lufte” në Ballkan, sepse në asnjë rresht të Platformës nuk figuron fjala “Shqipëri e Madhe”, as “Shqipëri e Vogël” e as “disa Shqipëri”, por vetëm termi “Shqipëri natyrale”, realizimi i së cilës parashikohet jo me forcë e as me “pirromani”, të atribuuar nga Goran Bogdanoviqi (në stilin e njohur të pirromanisë shekullore serbe “gjenocidi është mbrojtja më e mirë”), por vetëm me paqe, me “dialog dhe me debat demokratik”, pa imponuar dhe pa paragjykuar asnjë vendim arbitrar, ose nga pozita e politikës kërcënuese. “Dialog me këdo, Dialog për gjithshka, pa vendosur fillimisht për asgjë.”

Pirroman është vetë Goran Bogdanoviqi, ndryshe si ministër për “Kosovë e Metohi”, “i bunkerizuar” në qeverinë serbe të Beogradit nuk do t’i komnadonte, nuk do t’i nxiste dhe, nuk do t’i mbështetëte çetnikët e rebeluar në Kosovën(Mitrovicën) Veriore, që ta sabotojnë dhe ta mohojnë shtetësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës në pjesën veriore të saj, qe 10 vjet me radhë.

Serbët kurrë më nuk do të kenë rast, të shkruajnë historinë e falsifikuar mbi shqiptarët dhe Shqipërinë Etnike në Ballkan, pavarësisht se si do të na shpifin në sy të botës “terroristë” apo “pirromanë”!

Tash, ka dashur i Madhi Zot historinë për Shqipërinë Natyrale, e shkruajnë vetë koço danajt-demokratë dhe paqësorë shqiptarë, e jo goran bogdanoviqët pirromanë dhe hegjemonistë serbomëdhenj.Kjo është kuentisenca e reagimeve negative dhe iracionale të masmediave serbomalazeze kundër Plaformës së Shqiërisë natyrale të autorit Dr. Koço Danaj!

Pra, hegjemonët serbomalazezë, duhet ta mbajnë parasysh faktin se ka kaluar ajo “kohë e artë”, kur pirromanët serbomëdhenj shkruanin historinë dhe, vendosnin për fatin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike!

Nuk është fjala për krijimin e asnjë “Shqipërie të madhe” (e cila kurrë nuk ka ekzistuar as teorikisht as praktikisht në historinë e derisotme kombëtare as shtetërore shqiptare), por për zgjidhjen e statusit të një Shqipërie natyrale dhe reale brenda kujfijve të vet, pa prekur asnjë pëllëmbë të territoreve autoktone të vendeve fqinje në Ballkan.

Tani jemi në shekullin XXI, kur koço danajt akademikë shqiptarë e shkruanjë historinë për veten e tyre, jo serbët, as grekët, as malazezët e as maqedonët.

Ky është problemi, pse Platforma e Shqipërisë natyrale e Koço Danjat i ka “tronditur tepër” dhe i ka vënë në lëivzje pirromanët e tipit Goran Bogdanoviq, e jo pse autori Koço Danaj, sipas keqinterpretimit të tyre tendencioz dhe subjektiv, e ka shkruar Platformën për krijimin e “Shqipërisë së madhe”! Kjo është një gënejshtër e projektuesve, e zbatuesve dhe e realizuesve pirromanë të Projektit nacionlashovinist të Serbisë së Madhe të Ilia Garashaninit (1844), sipas të të cilit, Serbia çetniko-fashiste dhe barbarike e Slobodan Milosheviqit e dogji Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën (1989-1999).

Kur shkruan si Koço Danaj, se ka ardhur momenti historik, që me paqe dhe me dialog demokratik (me ndihmën dhe me ndërmjetësimin e Amerikës dhe të partnerëve të saj evro-perëndiore), të zgjidhet çështja kombëtare shqiptare në Ballkan, kuptohet se reagojnë vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike ngase e kanë “mizën pas veshi”, janë borxhlinj të mëdhenj të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike.

Mirëpo, me gjithë këtë hipotekë serbo-malazezët, grekët dhe maqedonët nuk kanë arsye që të trembën aq shumë (nuk është fjala për krijimin e një “Shqipërie të madhe”, ashtu si e kanë keqinterpretuar qarqet e ndryshme serbomalazeze), sepse pikërisht Platforma e Shqipërisë Natyrale e Koço Danajt hap rrugën dhe krijon mundësinë reale që, me dialog dhe në mënyrë paqësore, të zgjidhet problemi kolonial, territorial, kombëtar dhe shtetëror i shqiptarëve në Ballkan, pa i dëmtuar asnjë nga shtetet fqinje.

Kur të kritikojnë serbët…, dije se je në rrugë të drejtë dhe të mbarë!

*Kur intelektualët akademikë shqiptarë( për opinionet e tyre lidhur me pohimin dhe me mbrojtjen e të së vërtetës kombëtare shqiptare) kritikohen nga politika, nga propaganda, nga shkenca dhe nga Kisha Ortodkse Serbe, domethënë e “kanë vrarë shenjën” në kuptimin pozitiv. Ndryshe, nëse politika, propaganda dhe qarqet e ndryshme serbomalazeze, greke e maqedone heshtin, ose lavdërojnë intelektualët akademikë shqiptarë, domethënë, nuk është arritur kurrfarë qëllimi pozitiv dhe i dobishëm në favor të mbrojtjes së vërtetës mbi mbrojtjejn e interesave vitale të kombit dhe të shtetit shqiptar në Ballkan.

Në këtë kontekst, Dr. Koço Danaj me Platformën e Shqipërisë natyrale plotësisht e ka “vrarë shenjën”, ndryshe nuk do të reagonin masemdiat e ndryshme elektronike dhe të shkruara serbomalazeze, duke publikuar mbi 100 komente kryesisht me përmbajtje negative, duke akuzuar dhe shpifur se autori i saj ka shkruar Platformën mbi “Shqipërinë e madhe”!!!

Mirëpo, kjo akuzë dhe kjo shpifje në adresë të autorit Koço Danajt dhe të gjithë atyre, që mbështesin këtë strategji të Platformës Shqipëria natyrale, nuk janë befasuese, sepse këto datojnë, që nga viti 1878, kur për herë të parë (pasi Kongresi i Berlinit 1878 njohu pavarësinë e Serbisë) marshojnë bandat barbarike të pirromanëve dhe të terrositëve serbë në pushtimin dhe në djegjen rrafsh me tokë të qyteteve dhe të fshatrave shqiptare (Nishi, Vranja, Piroti, Prokupla, Leskovci, Toplica, Bllaca, Kurshumlia etj.).

Po ashtu, në shekullin XX (1912-1999) pirromanët serbë pushtojnë, djegin dhe masaktrojnë me qindra dhe me mijëra shqiptarë, si dhe vendbanimet e tyre (qytete e fshatra) të Shqipërisë Etnike.

Pavarësisht nga propaganda shantazhiste e shfrenuar serbomadhe se kinëse shqiptarët “janë pirromanë” në rajon, historia e derisotme e Ballkanit ka provuar të kundërtën. Të gjithë ato vende ballkanike, që i kanë pushtuar, kolonizuar dhe aneksuar me luftra agresive, me terror, me shpërngulje dhe me gjenocid shqiptarët, regjimet dhe titullarët e tyre kanë dëshmuar se janë pirromanë të vërtetë, e jo shqiptarët e viktimizuar, të masakruar, të shfarosur dhe të terrorizuar prej serbëve, malazezëve, grekëve dhe maqedonëve.

Platforma e Koço Danajt është Shqipëria natyrale realiste, jo “Shqipëria e madhe”, e amputuar nga strategët militaristë të Serbisë së madhe!

Platforma e Shqipërisë Natyrale e Dr. Koço Danajt nuk është “fletërrufe” që apelon për ndonjë luftë dhe, për konflikte të armatosura në Ballkan. Nuk është as eshka, as flaka, as zjarri, as topi, as granata çetniko-fashiste gjenocidale e pirromanëve serbomëdhenj të Nikolla Pashiqit dhe të Slobodan Milosheviqit për gjakosjen dhe për përflakjen e popujve të Ballkanit, por është një Projekt filozofik realist me përmbajtje vizionale sugjeruese krejtësisht demokratike dhe paqësore në funksion të ndërtimit, të integrimit, të përbashkësisë dhe të demokratizimit të Ballkanit, ashtu siç parashikojnë kriteret dhe standardet e Bashkimit Evropian (BE) dhe të Rendit të Ri Botëror.

Dr. Koço Danaj nuk ka shkruar librin për krijimin e ndonjë “Shqipëri të madhe”, ashtu si po akuzojnë rrejshëm dhe në format më intrignate shpifëse qarqet e caktuara të politikës dhe të propagandës së masmediave serbomalazeze, por ka shkruar Platformën e Shqipërisë Natyrale, që është antitezë realiste dhe demokratike e të gjitha tezave dhe e klisheve stereotipe të derisotme, të cilat pretendonin dhe preferonin zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare jo vetëm në mënyrë paqësore, por edhe me forcë.

Përparësia dhe rëndësia kryesore e përmbajtjes strategjike dhe taktike e Platformës së Shqipërisë Natyrale të Dr. Koço Danjat, pikërisht qëndron në përjashtimin e forcës, të politikës fiktive, të diktatit, të ultimatimit, të paragjykimeve dhe të marrjes së vendimeve arbitrare, të njëanshme, antiligjore, antihumane, antidemokratike dhe antipaqësore.

Pra, vetë serbomëdhenjtë kanë qenë dhe janë pirromanët-zjarrvënësit e Ballkanit, jo shqiptarët kurrënjëherë në historinë e tyre të deristome.

Autori I Platformës së Shqipërisë natyrale është realist, jo “pirroman”!!!

Dr. Koço Danën nuk duhet ta shqetësojnë reagimet antidemokratike, antipaqësore dhe antishiptare të goran bogdanoviqëve pirromanë, e as heshtakët hipokritë vendorë(të cilët për interesa të ndryshme të xhepit dhe të “kapuçit të madh” e kanë futur kokën në zallë, nuk duan të mirren me çështjen e zgjidhjes së statusit të Shqipërisë natyrale), sepse ka shkruar një libër briliant se si duhet të shtrohet, të trajtohet, të fillojë dhe të zgjidhet çështja kombëtare dhe shtetërore shqiptare në Ballkan, duke u bazuar në realitetet e krijuara në rajon dhe në Evropën Juglidnore sipas kritereve dhe standardeve vlerore integruese, demokratike dhe paqësore të Bashkimit Evropian (BE),

emit bipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare.embja e Murit të Berlinit (1989), të përfundimit të luftës së ftohtë-zjarrvënësit e

Pavarësisht nga këndvështrimi racist dhe ultranacionalist antishqiptar i etiketës politiko-propagandistike të Goran Bogdanoviqit (“komandantit” të serbëve në Kosovën Veriore), Dr. Koço Danaj nuk është kurrfarë “pirromani”, as “shqiptaromadh”, ashtu siç e ka akuzuar Goran Bogdanoviq (ministri shtetëror serb për “Kosovë e Metohi” në Beograd), por është një shqiptar me vision realist dhe demokratik, tolerant dhe paqësor, që kërkon drejtësi dhe paqe jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë popujt e Ballkanit. Këtë e dëshmon edhe botimi i Platformës së Shqipërisë natyrale, i shkruar në pesë gjuhë të ndryshme (shqip, anglisht, serbisht, maqedonisht dhe greqisht).

Falë këtyre cilësive etike, profesionale, vizionare, kombëtare dhe ndërkombëtare paqësore realiste, Dr. Koço Danaj vitin e kaluar shkroi dhe botoi librin-Platforma e Shqipërisë natyrale në pesë gjuhë (shqip, anglisht, serbisht, maqedonisht dhe greqisht).

Meritat kryesore të autorit të kësaj Platforme qëndrojnë në faktin se, ai e ka shkruar në frymën realiste dhe të argumentuar duke marrë për bazë realitetet e krijuara në Ballkan dhe në Evropën Juglindore, që nga shembja e Murit të Berlinit (1989), të përfundimit të luftës së ftohtë, përkatësisht të përfundiit të sistemit bipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pirromanë-zjarrvënës të Shqipërisë Etnike dhe të Ballkanit, janë vetë serbomëdhenjtë, të cilët në dekadën e fundme të shekullit XX (1989-1999) të prirë nga “mesija”-“vozhdi”-pirromani dhe kryekrimineli i Ballkanit, Slobodan Milosheviq për të rizgjeruar kufijtë artificialë të Serbisë së Madhe (1878-1999), i dogjën në flakë dhe në zjarr me qindra e mijëra shqiptarë, kroatë dhe boshnjakë në Bosnjë, në Kroaci dhe në Kosovë. Kjo është prova materiale faktike dhe juridike, që dëshmoi praktikisht para gjithë botës se kush janë pirromanët-zjarrvënësit e Ballkanit.

__________________