🔮 “Aristokracia e zhelanĂ«ve” – Kimete Berisha me kritika tĂ« ashpra ndaj pushtetit dhe varfĂ«risĂ« nĂ« KosovĂ«

(Dhe noteri i hajnave.)




Si mace e zezë që e sheh të parën sapo e hap dritaren e gjumit.

Si njeriu që ec me shpinë.

Si odë pa shpuzore.
Goblen i mbetur në gjysmë.

…

O natĂ« me hĂ«nĂ« tĂ« plotë 
Bën dritë, anipse vetë e vdekur je.

…

Ka ndjellë varfëri dhe trishtim.

Kur s’ështĂ« nĂ« hĂ«nĂ«, oligarkĂ«t i quan kriminelĂ«.
Por kur i trembet zemërimit të varfanjakëve, mburret me eksportin e tyre.

Se halli ynë është çka del nga Kosova,
e jo çka hyn në xhepin tonë.

Në xhepin tonë hyn lëmosha e tij.

E milionat, në xhepat e milionerëve të tij.




Përçudnim.

Përbuzje.

Përçmim.

Tregti misterioze me rrymë.

Mijëra tenderë njëburimorë.

Çeta e sorrave nĂ«pĂ«r spitale.
Grabisin dergjën. Pa maskë.

…

Batërdi.

Pabarazi.

Tallje.

Ministrat japin pare për projekte fantome.
U japin pare burrave të ministreshave të tij.

Për bërllog kulturor e arsimor.

Burrave me mjekra, që ua lyejnë gratë.

Kësi që i mban shteti. Si bos.
I mban gruaja ministre. Si viç.

E prapë rrinë të trishtuar
 thellë.




Ministria e Jashtme u bë dugajë.
Me myshteri të zgjedhur.

U bë salla kryesore e dasmave.
Pa perde.

Ambasadat spic me mbesa, nipa, teze… me dashnorĂ« misteriozĂ« e dashnore me perspektivĂ«.

Asi qĂ« kurrĂ« s’e kanĂ« pasur njĂ« mendim pĂ«r asgjĂ«.

Analiza e tyre e vetme e marrëdhënieve ndërkombëtare:

“Kush me kë  sa, ku dhe pse?




Baba.

Pas vetes ka një ushtri hajnash dhe analfabetësh funksionalë.

Që vrasin moralisht për të.




Ata e duan. Po ky, ndjen gjë?

Nipa e mbesa, a ka?
I njeh?
Emrat ua di?

E do familjen si ministrat e ministreshat e tij?

Ata të vetët i bën çirakë.

E ky?

VetĂ« me qira, njĂ« shporet s’e ka blerĂ« nĂ« jetĂ«, e ish-zhelanat e tij me
 dy shporeta.

Larg, shumë larg popullit.
Në një tjetër botë.

…

TĂ« jesh noter i hajnave, s’Ă«shtĂ« bezdi?

NĂ« qeveri hynĂ« zhelana e u bĂ«në  Dhia Nostra.

(Si një organizatë mafioze që ka dalë nga një stallë.)

…

Po për këtë jetën në tokë, ka dëgjuar gjë?

E di ky sa kushton një kilogram hudhra?

Apo mendon se hudhrat rriten nëpër ambasada?




Dhe ia mban tezja të privatizojë tokë me 79 centë.

Pse s’na jep tĂ« gjithĂ«ve mundĂ«sinĂ« tĂ« privatizojmĂ« kaq falas?

Ky që dikur i mallkonte, i shante e i përçmonte privatizuesit, sot ua ka zili vetëm çmimin.

…

Toka u harrua, u harxhua, u shit, pasi u la me gjak.

Tani po privatizohet çdo gjë mbi tokë.

Edhe institucionet që i ka shndërruar në OJQ.

Vullnetarisht.

Pa dhunë.




Në gjendje iluzionizmi, thotë se do ta drejtojë drejtësinë,
por s’e drejton arushĂ«n nĂ« qeverinĂ« e tij.

Ama arusha nuk drejtohet pa u shtrirë ky si i vdekur para saj.




(Ministrave nuk ua përmenda emrat, se njërin prej tyre e kam pasur shok.)

…

EPILOG

Prijësit e varfanjakëve më të mëdhenj të Evropës,
ku çmimet janë ndër më të lartat në botë,
ishin ulur rreth Sofrës së Lamës, që po shembej nga ushqimet


Gërdi.

Hanin e pinin, thuajse vetë i kishin fituar me djersë.

Ajo… koreografi.
Komuniste deri në lugën e fundit.

E hirtë si lufta. E kuqe si mëkati.

Me sofrabez mbulonin varfërinë.

Tito me Jovankën.

As Azemi. As Shota.

Ymer Pula po.
Shaban Polluzha jo.

KatundarĂ«t – raus!

Festonin të korrat që nuk ekzistojnë, në një bujqësi fantome.

Mbllaq. Mblluq.

Terpia.

Populli ua nëmte bukën në gojë.

Ua nĂ«mte verĂ«n e kuqe, qĂ« kurrĂ« s’ka qenĂ« traditĂ« e sofrĂ«s katundare shqiptare, e s’ështĂ« as sot


TĂ« pĂ«rtypesh para kamerave
 ushqim qĂ« s’e ke paguar as vetë 

ËshtĂ« vjedhje e varfanjakĂ«ve.

Varfëri.




Por populli më i varfër në Evropë e do varfërinë.

Prandaj


Anipse qe gjashtë vjet na udhëheq autori i gjetjes:
“Nuk jemi tĂ« varfĂ«r – jemi tĂ« vjedhur.”

Varfanjakët më të mëdhenj në Evropë e përqeshën një protestues të varfër dhe të vetmuar.

Pamëshirshëm.

Vetëm varfanjakët shqiptarë e përqeshin një protestë kundër varfërisë.

KurrĂ« s’kanĂ« protestuar kundĂ«r varfĂ«risĂ«.
Prandaj janë.

Por tallja me protestuesit është politikisht më e dëmshme për të zotin e varfanjakëve sesa vetë protesta.

Jo vetëm turp


ËshtĂ« çmenduri ta mbrosh pushtetin qĂ« tĂ« ka varfĂ«ruar dhe t’i pĂ«rqeshĂ«sh ata qĂ« protestojnĂ« kundĂ«r tij.

Prandaj, sipas Joseph Murphy-t, do të mbetesh i varfër përgjithmonë.




P.S.

Dikur isha sentimentale.

Tani e egër jam.

S’e pĂ«rmenda Robespierin
 As sot.

Sepse s’kam medium.

Të gjithë shokët e mi kanë vdekur.

S’kam çka bĂ«j.

Gërzhitem kot.




AUTOKRITIKË

Për ironi ligjore, autorja e ka shkruar këtë kryevepër duke pritur në stacion policor.

(Prandaj, në kryeveprën e lartpërmendur mund të gjeni troha të urrejtjes dhe refuzimit.)

Në hyrje të stacionit policor, duke shkelur mbi ato grilat ku kullohet uji, një polic e paralajmëroi:

“Kujdes, po tĂ« ngel shtiklla!”

NjĂ« letĂ«r e kishte palosur pa kujdes, nĂ« njĂ« formë  katĂ«r qoshe.

Polici: E paske paluar

Hajmali e paske bë.

Autorja: Eh. Bëj unë këso gjëra.

(Heshtje para dritares së palarë të sportelit.
Polici shfleton disa letra.)

Autorja: Unë që jam e pafajshme, çka duhet të bëj?

Polici: Ankohu.

Autorja: Nuk besoj në drejtësi.
Juve s’ju besoj.
A ka tjetër zgjidhje për mua?

Polici: Ankohu Zotit.

#ZeriNews #KimeteBerisha #AristokraciaEZhelaneve #Opinione #AnalizePolitike #Kosova #PolitikaNeKosove #QeveriaEKosoves