đŸŸ„ “NOSTALGJIKËT SERBOSLLAVË”? Patrulla e dyshuar pĂ«r dhunĂ«n ndaj dy tĂ« rinjve nĂ« Shkup njihej me emrin “Jugosllavia”

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me rastin e dy të rinjve, 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se u rrahën brutalisht nga policia më 7 tetor në Shkup.
Sipas informacioneve jozyrtare tĂ« publikuara nga TV21, patrulla policore e pĂ«rfshirĂ« nĂ« ndĂ«rhyrje dyshohet se njihej me emrin “Jugosllavia”, pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rbĂ«rjes sĂ« saj tĂ« pĂ«rzier etnike, me policĂ« maqedonas, shqiptarĂ« dhe boshnjakĂ«.
Dy të rinjtë pretendojnë se janë goditur edhe pasi ishin neutralizuar, me duart e lidhura dhe të shtrirë në tokë. Ata gjithashtu akuzojnë policët se kanë përdorur armë zjarri dhe kanë dëmtuar gomat e automjetit të tyre.
Informacionet jozyrtare sugjerojnë se ndërhyrja lidhej me dyshime për transport të lëndëve narkotike nga Tetova drejt Shkupit.
Të gjithë policët e përfshirë pritet të sanksionohen, sipas informacioneve që kanë mbërritur në TV21, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për masa disiplinore.
Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar kontroll të brendshëm për zbardhjen e plotë të rastit.
Emri “Jugosllavia” ngre pyetje, por pĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r dhunĂ«n e pretenduar duhet tĂ« pĂ«rcaktohet nga hetimi, pavarĂ«sisht pĂ«rkatĂ«sisĂ« etnike tĂ« policĂ«ve.

Burimi: TV21
🔮 ZËRI NEWS – ASNJË UNIFORMË MBI LIGJIN!
#ZeriNews #Shkup #Jugosllavia #DhunaPolicore #MaqedoniaEVeriut #Drejtesi #Shqiptaret