🟥 Bardhyl Mahmuti falënderon Kurtin: Gjeti zgjidhjen e duhur për tejkalimin e krizës
Ish-shefi i Grupit Diplomatik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Bardhyl Mahmuti, ka reaguar lidhur me tejkalimin e ngërçit politik në Kosovë, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në gjetjen e një zgjidhjeje.
Në reagimin e publikuar në profilin e tij, Mahmuti ka veçuar kryeministrin Albin Kurti, të cilit i atribuon një rol të rëndësishëm në gjetjen e zgjidhjes.
Bardhyl Mahmuti shkruan:
“Urime Kosovë!
Meritat u takojnë të gjithë atyre që kontribuuan për tejkalimin e krizës dhe sidomos kryeministrit të Kosovës, z. Albin Kurti, që bëri gjetjen e zgjidhjes së duhur.
Faleminderit të gjithëve!”
Reagimi i ish-shefit të Grupit Diplomatik të UÇK-së vjen pas zhvillimeve të fundit që çuan në tejkalimin e ngërçit politik në vend.
Zëri News
#BardhylMahmuti #AlbinKurti #Kosovë #UÇK #Politikë #ZëriNews