Specialja njofton aktpadi të reja edhe për gjykatës
Prokurorja speciale Publike Katica Janeva njoftoi se së shpejti do të dorëzojë akuza të reja në gjykata. Kjo nuk ka të bëjë me rastet e hapura nga bisedat e përgjuara, për shkak se afati prej 18 muajsh për ato skadoi në korrik të vitit të kaluar, por për rastet që PSP i mori nga prokuroria e rregullt, siç është rasti “Aktor”.
Mendoj se kemi vendosur kompetencë për të gjitha rastet që i kemi marrë nga prokuroria publike ose nga krimi i organizuar dhe nuk kanë kaluar ato 18 muaj. Kjo do të thotë se ne do të jemi në gjendje ti përfaqësojmë vetë në gjykatë, por ende vazhdojnë ato 18 muaj dhe është e vërtetë se ka disa në fazën përfundimtare dhe se në periudhën tjetër, nuk do të jepen në gjykatë. Por në të ardhmen me siguri do ti japim në gjykatë, në vlerësim të gjykatës ose do të sjellim një tjetër vendim të prokurorisë publike- deklaroi Katica Janeva.
Janeva këtë deklaratë e bëri në kuadër të prezantimit të raportit të OSBE-së për punën e PSP-së. Me këtë rast, ajo kritikoi gjykatën penale në Shkup se po punon ngadalë me rastet që janë tani në gjykatë, krahasuar me rastin e 27 prillit, ku tashmë janë caktuar dhjetëra seanca gjyqësore. Njoftoi edhe raport mbi parregullsitë në gjykata, bashkëngjitur me raportin e rregullt të prokurorisë që duhet të jetë gati deri në mes të shtatorit.
Obstruksionet e gjykatave ndaj Prokurorisë Speciale, sidomos në fillimin e punës së Janevës, u nënvizuan edhe në raportin e OSBE-së. Në publikim paralajmërohet se gjykatat kanë standarde të dyfishta kur vendosin lidhur me kërkesat për paraburgim nga Specialja për dallim nga prokuroria e rregullt dhe se puna e ngadalshme mund të sjellë deri në vjetërsimin e veprave penale në disa lëndë. Por, kishte vërejtje dhe rekomandime edhe për PSP-në.
Është e drejtë diskrete e Prokurorisë Speciale t’i ndajë me opinionin shkaqet për të cilat ndërmerr apo nuk ndërmerr lëndë të caktuara nën kompetencën e saj, duke pasur parasysh profilin e lartë dhe ndjeshmërinë politike në këto raste që PSP i ka, OSBE këshillon Specialja të ketë qasje më transparente dhe mënyrë që t’ia sqarojë opinionit këto vendime- pohoi Mishel Prins- misioni vëzhgues i OSBE-së.
Në pjesën kritike për PSP-në në raportin e OSBE-së u ndërlidh vetëm kryetari i Këshillit të prokurorëve publik, Kole Shterjev. Publikisht pranoi se edhe Këshilli ka qenë ndër institucionet që ka penguar punën e Speciales, por shtoi se është mirë që tani ka situatë të kundërt. I bëri thirrje Janevës që ta kryerje punën siç duhet, që në fakt e ka bërë edhe deri më tani.
Alsat