Luigj Shkodrani-Lajme nga Shqipëria

Qeveria vendos për blerjen dhe montimin e sistemit të pajisjeve për bllokimin e valëve të telefonisë së lëvizshme në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Sipas vendimit të qeverisë, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, si dhe të Ligjit Nr. 8678, datë 14.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave vendosi që Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me fondin prej               30 000 000         30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh, të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, të blejë dhe të montojë sistemin e pajisjeve për bllokimin e valëve të telefonisë së lëvizshme në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Falë këtij vendimi do të bëhet përzgjedhja e jo më pak se dy operatorëve ekonomikë, të njohur për ofrimin e këtij shërbimi, të cilëve u dërgohet ftesa për ofertë për realizimin e blerjes e të montimit të pajisjeve për bllokimin e valëve të telefonisë së lëvizshme.
Procedura
Vendimi i qeverisë ka përcaktuar edhe procedurën që do të ndiqet për blerjen e këtyre pajisjeve. Këshilli i Ministrave vendosi që brenda dhjetë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të mblidhet Komisioni i Hartimit të Dokumenteve Standarde. Komisioni do të përbëhet nga një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë me cilësinë e kryetarit. Ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme dhe përfaqësuesi i Ministrisë për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, një përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në cilësinë e anëtarëve. Institucionet e mësipërme, brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kanë si përgjegjësi për t’i dërguar ministrit të Drejtësisë emrat e përfaqësuesve të tyre në këtë komision, të cilët duhet të jenë specialistë të fushës.
Kryetari i Komisionit njofton anëtarët për datën, orën dhe vendin e mbledhjes. Komisioni i Hartimit të Dokumenteve Standarde është përgjegjës për: përcaktimin e standardeve të pajisjes për bllokimin e valëve të telefonisë së lëvizshme; përzgjedhjen e operatorëve, të cilëve do t’u dërgohet ftesa për ofertë; përcaktimin e kritereve për vlerësimin dhe për përzgjedhjen e operatorit ekonomik; përgatitjen e ftesës për ofertë, të cilën e dërgon në adresat përkatëse të operatorëve ekonomikë.
Ofertat
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, kur të mblidhet, do të shqyrtojë të gjitha ofertat e paraqitura. Në marrjen e vendimit përfundimtar të përzgjedhjes së subjektit, Komisioni bazohet respektivisht në: plotësimin e kritereve të përgjithshme e teknike; në cilësinë e pajisjes së ofruar; çmimin më të ulët dhe në shërbimin e ofruar nga subjektet e interesuara për blerjen dhe montimin e pajisjes; reputacionin e operatorit ekonomik.
Rëndësia e secilit prej kritereve të sipërpërmendura do të përcaktohet në dokumentet standarde, gjë për të cilën do të njoftohen operatorët ekonomikë. Nëse për ofrimin e shërbimit paraqitet vetëm një subjekt i interesuar, i cili i plotëson standardet e kërkuara për pajisjen, si dhe kriteret e tjera të përcaktuara sipas këtij vendimi, Komisioni vijon me procedurën e përzgjedhjes së fituesit. Në përfundim të procesit të vlerësimit, vendimi i Komisionit u njoftohet operatorëve ekonomikë, të cilët, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e njoftimit, kanë të drejtë t’i paraqesin ankim ministrit të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë shqyrton dhe vendos mbi ankesën brenda dhjetë ditëve nga data e paraqitjes së saj. Nëse brenda afatit 5-ditor nuk paraqitet ankim, Komisioni i dërgon vendimin, së bashku me relacionin shpjegues, ministrit të Drejtësisë, i cili, brenda pesë ditëve miraton ose refuzon shpalljen e fituesit. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, brenda pesë ditëve nga data e shpalljes së fituesit nga ministri i Drejtësisë, njofton operatorët ekonomikë për klasifikimin përfundimtar të ofertave.

box
Në ftesën për ofertë përcaktohen:

Institucionet në favor të të cilave do të bëhet blerja dhe montimi i pajisjeve.
Standardet e kërkuara për pajisjen, si dhe kriteret e tjera të veçanta.
Data, ora dhe vendi i paraqitjes së ofertës.
Çdo element tjetër i vlerësuar si i nevojshëm.
Dokumentacioni i paraqitur nga operatorët ekonomikë ruhet dhe nuk hapet deri në datën dhe orën e përcaktuar në ftesën për dorëzimin e ofertave.
Komisioni i Hartimit të Dokumenteve Standarde përmbush përgjegjësitë e mësipërme, jo më vonë se 30 ditë nga data e mbledhjes së parë të këtij Komisioni.
boc
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të përbëhet:
një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë kryetar;
një përfaqësues nga Ministria e Brendshme anëtar;
një përfaqësues nga Ministria për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, anëtar;
një përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, anëtar;
1 përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, anëtar.

Reagimi
KSHH: Shtëpitë e prishura në Thumanë, masa ndaj përgjegjësve për dhunën

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e cilëson antiligjor dhe arbitrar veprimin e shkatërrimit të banesave të 12 familjeve me banim në fshatin Thumanë të Fushë-Krujës. Banesat u prishën më 17 prill për zgjerimin e segmentit rrugor “Fushë-Krujë – Milot”. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, KSHH informon se më 19 prill, dy përfaqësues të kësaj organizate kanë shkuar në vend për të inspektuar ngjarjen pas ankesave të banorëve. “I gjetëm ata fëmijë, pleq, gra e burra, në kushte të mjeruara. Ndonëse ishin përpjekur të strehoheshin në kasolle bagëtish dhe çadra të ngritura pranë shtëpive të prishura, nuk mund të mbroheshin nga shiu që binte pa pushim”,- përshkruan situatën tronditëse të familjarëve të pastrehë. Banorët ishin informuar se prishja do të ndodhte më 15 maj, por më 17 prill, një orë përpara se fadromat të nisnin aksionin e prishjes, u ishte komunikuar verbalisht vendimi. “Pa u lënë atyre as mundësinë për të larguar nga banesat sendet personale e familjare, të cilat dergjen ende nën rrënoja”, – shkruhet në deklarata e KSHH-së. Organizata, e cila monitoron respektimin e të drejtave të njeriut, vlerëson se veprimet e kryera bien ndesh me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Sipas kësaj organizate, “është cenuar e drejta e pronës, e garantuar me Kushtetutë, si dhe është krijuar një farë ndjenje pasigurie për pronarët e tjerë të ligjshëm në vendin tonë”.
Ligji parashikon gjithashtu dhe shpronësimin apo kufizimin e të drejtës së pronësisë, por përkundrejt një shpërblimi të drejtë, si dhe duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të tyre pasurore, çka në rastin e banorëve të Thumanës nuk është kryer. “KSHH konstatoi se veprimet e kryera nga organet përkatëse shtetërore rezultojnë të jenë jotransparente dhe në dëm të interesave të të drejtave pasurore të shtetasve”, – nënvizohet në deklaratën e KSHH-së.
Juristët thonë se është shkelur Vendimi i KM Nr.63, datë 03.02.2010 “Për shpronësimin për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga zgjerimi i segmentit rrugor Fushë-Krujë-Milot”. Vendimi në fjalë është marrë në kushtet kur nuk janë verifikuar saktësisht pasuritë dhe pronarët që do të shpronësohen. Gjithashtu banorëve nuk u është vënë në dispozicion kompensimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndonëse disa herë janë paraqitur pranë bankave ku kanë hapur llogaritë rrjedhëse për këtë qëllim.
Shtëpitë e banorëve të Thumanës u prishën në datën 17 prill, 13 ditë përpara përfundimit të afatit të përcaktuar nga vendimi i KM. “KSHH vlerëson se është i pafalshëm, i pajustifikueshëm dhe i kundërligjshëm shkatërrimi i banesave të shtetasve në mënyrë kaq arbitrare, dhe u bën thirrje organeve përkatëse shtetërore të vënë menjëherë në dispozicion të të shpronësuarve shumën përkatëse të kompensimit, të shkojnë në vend, të vlerësojnë dëmin e shkaktuar dhe të zhdëmtojnë pasuritë e tyre të luajtshme”. KSHH u kërkon autoriteteve shtetërore dhe organit të Prokurorisë, që sipas kompetencave të tyre, të marrin masa për vënien përpara përgjegjësisë të personave që shkaktuan këtë situatë.

 
Marre nga Albania
 
 

“Sheshi në kaos, Rama të presë Olldashin”

22/04/2010

Fatjona Mejdini

 

Kryeministri: Prova e bashkisë me trafikun dështoi. Bashkëpunim për të gjetur zgjidhje

Mazhoranca rikërkon nisjen e bisedimeve mes përfaqësuesve të saj dhe Bashkisë së Tiranës për bashkëpunim në lidhje me rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e djeshme të qeverisë ndau lajmin se tashmë për rindërtimin e sheshit qendror të kryeqytetit, fondi në dispozicion është 10 milionë euro nga 5 milionë që ishte më parë. Sipas Berishës, shtimi i këtij buxheti kishte ardhur si rezultat i kërkesës që ai i kishte bërë Emirit të Kuvajtit, gjatë vizitës që bëri pak ditë më parë në këtë vend. “Pas vizitës sime në Kuvajt, Emiri ka vendosur që në formë dhurate të dyfishojë fondin për sheshin “Skënderbej”, nga 5 në 10 milionë euro. Këtë lajm ma komunikoi i dërguari i tij paraditen e sotme dhe mund të konsiderohet si një ndihmë tepër bujare”, theksoi Berisha në mbledhjen e qeverisë. Në këtë kuadër ai kërkoi nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, që të niste bisedimet menjëherë me kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, në mënyrë që mes palëve të nisë bashkëpunimi për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”. Sipas Berishës, ky takim është i nevojshëm pikë së pari për të gjetur një zgjidhje në lidhje me trafikun në kryeqytet, i cili sipas Berishës ishte rënduar së tepërmi si rezultat i bllokimit të sheshit dhe qëndrimit të bashkisë për ta nxjerrë trafikun e kryeqytetit jashtë këtij sheshi. “Projekti i ri përjashton sheshin nga funksioni i tij kryesor që ka aktualisht dhe trafiku do të zhysë në një kaos total qarkullimin dhe trafikun në Tiranë”, deklaroi Kryeministri. Ai shtoi se paraditen e djeshme ishte bërë edhe prova e parë nga ana e Bashkisë së Tiranës për të eliminuar trafikun nga qendra dhe kjo provë krijoi një bllokim të përgjithshëm, që u kushtoi qytetarëve orë të tëra pritje në trafik. Sipas Berishës, qeveria ishte e gatshme të ndërtonte edhe një unazë ndërmjetëse, midis asaj të vogël dhe asaj ekzistueses, në mënyrë që trafiku në kryeqytet të shkonte në normalitet. Si një problem tjetër të rëndësishëm, që ishte e udhës të diskutohej me ministrit të Transporteve dhe kryebashkiakut të Tiranës, Kryeministri renditi edhe atë të ligjshmërisë së punimeve nga ana e bashkisë për zbatimin e projektit. Sipas Berishës, ishte e udhës që ky projekt përpara se të niste zbatimin të konsultohej me institucione të rëndësishme, siç ishte ai i Trashëgimisë Kulturore apo Këshillin Kombëtar të Rregullim Territorit të Republikës. “Përcaktimet e Institutit të Trashëgimisë Kulturore janë të detyrueshme për bashkinë, për qeverinë, për KRRTRSH-në. Për derisa vetë zoti Rama ka hartuar vendimin dhe ka bërë mirë, të trajtimit të sheshit si një ansambël të trashëgimisë kulturore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në çdo vend të botës, zëri më kryesor është ai i Institutit të Trashëgimisë Kulturore apo entit të trashëgimisë kulturore”, argumentoi Berisha. Në këtë kuadër, kreu i qeverisë theksoi se instituti ka arsyetuar shumë drejt kur e krahasoi projektin si një nismë, e cila e kthen sheshin kryesor të Tiranës në një piramidë. “Ne e kemi një piramidë dhe unë kam presione të jashtëzakonshme, kërkesa të panumërta për ta shembur. Ajo u kujton shqiptarëve njeriun më barbar të historisë kombëtare. Të ndërtosh një piramidë tjetër në shesh, mund të kënaqë një grup enveristësh, por sheshi nuk është i një grupi, por i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Kryeministri. Si një tjetër temë të diskutimeve Olldashi-Rama, kreu i qeverisë përmendi edhe atë të monumentit të Skënderbeut, i cili është simboli kryesor i sheshit. Sipas Berishës, nuk ishte e drejtë që ky simbol me një rëndësi të veçantë në historinë e shqiptarëve të zhvendosej. “Nuk mund të them se ku, por në konstruksionin e ri duhet të përcaktohet vendi për monumentin e tij. Ne lobojmë në kryeqytetet apo qytetet e botës për të vendosur monumentin e tij. Shqiptarët kudo e kanë atë çështje të parë me autoritetet, por tani nuk mund ta vendosim nën hije e ta nxjerrim sikur nuk ishte i yni”, theksoi Berisha. Sipas tij, monumenti i Heroit tonë Kombëtar ishte një çështje delikate për shumë shqiptarë dhe për këtë arsye ishte e udhës të mbahet në një vëmendje e veçantë.
 
Marre nga gazeta “Shqip”
 
Sulmohet sërish televizioni “Top Channel”
 

Një zjarr i vendosur qëllimisht në ambientet e ish-Ekspozitës rrezikoi punonjësit dhe studiot

Tre muaj pas ngjarjes së 19 janarit, kur ambientet e “Top Channel” u dhunuan, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje tek ish-ekspozita “Shqipëria sot”, ku ndodhen disa nga studiot e “Top Channel”. Persona që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen e pak muajve më parë u kanë vënë zjarrin disa objekteve në ambientet ngjitur me ekspozitën, duke rrezikuar sërish jetën e punonjësve të televizionit, që ndodheshin brenda ambienteve të saj. Flakët janë vënë re nga një inspektor policie i zonës, i cili po patrullonte aty pranë. Nëse flakët nuk do të ishin zbuluar qysh në fillim, atëherë fare mirë ndërtesa do të ishte gjendur brenda pak minutash nën një zjarr të fuqishëm. Zjarri është fikur shpejt nga zjarrfikësit. Për të kryer ekspertimin e vendngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë, si dhe drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj.
Policia urdhëroi shoqërimin në komisariat të personave që dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen. Kjo ngjarje e rëndë vjen pas një kërcënimi të bërë pak kohë më parë ndaj një subjekti tjetër që ushtron aktivitetin në ambientet e ekspozitës si qiramarrës. Policia bën të ditur se personat e mësipërm kanë bërë kallëzim dhe kanë deklaruar se janë kërcënuar me shkatërrim të objektit nëpërmjet zjarrit apo eksplozivit. Pas verifikimeve paraprake, Drejtoria e Policisë së Tiranës shton se në lidhje me këtë kërcënim janë kryer verifikime ndaj personave të dyshuar dhe çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së kryeqytetit.
“Top Channel” dënon akte të tilla vandale që rrezikojnë jo vetëm investimet e bëra përgjatë këtyre viteve, por edhe jetët e dhjetëra njerëzve që punojnë në këto ambiente. Për këtë ngjarje të rëndë, “Top Channel” do t’i drejtohet policisë dhe prokurorisë për të zbardhur sa më shpejt autorësinë e këtyre sulmeve që po ndodhin në raste të përsëritura brenda një kohe të shkurtër. Është tepër e rëndë dhe e pafalshme që në mes të Tiranës dhe në orare të populluara, persona të tillë guxojnë të sulmojnë një ambient dhe një pronë ku punojnë një numër i konsiderueshëm punonjësish, duke rrezikuar jetët e tyre. Pavarësisht nëse ky është një institucion i rëndësishëm mediatik si “Top Channel”, apo një objekt çfarëdo i kujtdo qytetari tjetër, sulmi ndaj një prone apo objekti, për më tepër kur është një rast i përsëritur, në mes të kryeqytetit, përbën në çdo kohë një ngjarje të rëndë flagrante, që në çdo shoqëri demokratike dënohet me forcë dhe ndëshkohet sipas ligjit nga shteti dhe drejtësia.
 
Marre nga gazeta Shqip
 
Komisioni Europian, pikëpyetje për vizat
 

Raporti i vlerësimit: Nuk janë plotësuar ende të gjitha kushtet për liberalizim

Sipas raportit të vlerësimit të Komisionit Europian, me gjithë plotësimin e pjesës më të madhe të kritereve për liberalizimin e vizave, as Shqipëria dhe as Bosnja nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet për të përfituar nga regjimi pa viza. Dokumenti, i cili u është shpërndarë vendeve anëtare pak ditë më parë, e klasifikon Shqipërinë pas Bosnjës, ashtu siç ishte paralajmëruar deri tani. “Top Channel” mundi të sigurojë pjesën kryesore përmbledhëse të këtij dokumenti tepër konfidencial.
“Shqipëria duket se i ka përmbushur masat e bllokut të parë të udhërrëfyesit për vizat”, njësoj edhe Bosnja, vlerësojnë ekspertët për sigurinë e dokumenteve. Por, vendi ynë mbetet pas Bosnjës në bllokun e dytë, që ka të bëjë me emigracionin ilegal dhe riatdhesimin. “Duket se Shqipëria i ka plotësuar në përgjithësi kriteret e përcaktuara. Por, verifikimi i mëtejshëm është i nevojshëm për sa i takon zhvillimit të një strategjie dhe politike për mbështetjen e refugjatëve të riatdhesuar”, thuhet në dokument. Në bllokun e tretë të udhërrëfyesit, që ka të bëjë me sigurinë dhe rendin publik, Shqipëria dhe Bosnja barazohen në mosplotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara.
“Shqipëria ka plotësuar shumicën e masave. Por, përpjekje të mëtejshme janë të nevojshme në lidhje me forcimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe implementimit efikas të kuadrit ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë shpërndarjen e burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore. Në mënyrë të veçantë, zbatimi i një kuadri të ri ligjor për çështjen e konfiskimit të aseteve kriminale duhet të ndiqet më tej me vendosmëri”, vlerëson Komisioni Europian.
Në bllokun e katërt dhe të fundit, mbi të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet me jashtë, të dyja vendet thuhet se kanë plotësuar në përgjithësi kriteret e kërkuara.
Pasi të shqyrtojnë vlerësimin e rifreskuar të Komisionit Europian, vendet anëtare pritet të shtojnë dhe vlerësimet e tyre. Me të gjitha këto informacione, Komisioni do të përgatisë rekomandimin në fund të majit, për ta publikuar në javën e parë të qershorit. Sipas burimeve të “Top Channel”, ky rekomandim pritet të jetë pozitiv, por i kushtëzuar, me dërgimin e misioneve shtesë të ekspertëve për kriteret e paplotësuara ende. Ky rekomandim do të shqyrtohet nga Parlamenti Europian përpara se t’i kalojë për vendim Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian. Sipas të gjitha gjasave, mosplotësimi i të gjitha kushteve nga Shqipëria dhe Bosnja, ridërgimi i misioneve të ekspertëve, por dhe vetë procedurat e institucioneve të Bashkimit Europian vonojnë heqjen e vizave, në rastin më të mirë, deri në fund-vjeshtë apo fillim-dimrin e këtij viti, me kusht që të dyja vendet deri atëherë t’i kenë plotësuar të gjitha kriteret teknike.

Arta Tozaj, Bruksel

Marre nga gazeta Shqip
 

PS fton qytetarët: Tetë ditë nga 30 prilli, dita e çlirimit nga korrupsioni

Shekulli Online

 
TIRANË- Partia Socialiste ka kujtuar sërish sot qytetarët për protestën e madhe të 30 prillit. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Taulant Balla e ka cilësuar këtë protestë si ditën e çlirimit nga korrupsioni dhe të zgjidhjeve për gjithë shqiptarët.

Duke iu referuar premtimit të kryeministrit Sali Berisha për hapjen e 160 000 vendeve të reja të punës, Balla theksoi se pas vjedhjes së votave, iu vu shkelmi ekonomisë.

“Saliu me korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë e tij i vuri shkelmin ekonomisë dhe mirëqenies së shqiptarëve duke shkaktuar humbjen e mbi 100.000 vendeve të punës në më pak se një vit të mandatit të tij të vjedhur”- tha ai.

Balla është ndalur në rrugën e Kombit, që sipas tij nuk është tjetër veçse rruga e korrupsionit patriotik të Saliut, të Lulit e të Kolit dhe që ka kushtuar deri më sot mbi 1 miliard euro, prej të cilave vetëm abuzimi për interes të xhepave të pushtetit shkon në mbi 230 milion euro.

“100 milion eurot e marra borxh për ndërtimin e TEC-it të Vlorës, sot na rezultojnë të jenë para të hedhura në plehra, por as Saliu e as ministrat e tij nuk marrin mundimin t’ u shpjegojnë shqiptarëve se kush ishte ajo mendje e ndritur në qeveri që shpenzoi 100 milion për një investim të tillë pa kryer më parë studimin e fizibilitetit”- tha ai.

Sipas Ballës, Shqipëria duhet të çlirohet nga ky sistem korrupsioni që sot vjedh gjithçka dhe në fund vjedh edhe votat për të mbajtur pushtetin me forcë.
Përshkallëzim i protestave deri në zbardhjen e së vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit dhe forcim të luftës politike në funksion të mbrojtjes së shtetit të së drejtës dhe interesave të qytetarëve nga kriza ekonomike. Këto janë piketat kryesore ku Partia Socialiste do të fokusojë aksionin e saj politikë në ditët në vijim, të cilat janë bërë pjesë e rezolutës së miratuar disa dite me pare nga Kongresi i socialistëve, si institucioni më i lartë vendimmarrës i kësaj force.

 

Dekreti, presidenti Topi fal 367 të dënuar. Lista me gjithë përfituesit

Shekulli Online
 

Dekreti, presidenti Topi fal 367 të dënuar. Lista me gjithë përfituesit
 
TIRANË- Presidenti i vendit, Bamir Topi ka dekretuar sot falje dënimi për 367 persona. Dekreti publikuar në faqen zyrtare të Presidencës shpëton nga përfundimi i vuajtjes së dënimit një sërë personash, nga qytete të ndryshme të vendit, nderkohë që të tjerëve u falen vite nga dënimi që u ka mbetur.

Dekreti bëhet në mbështetje të nenit 92 dhe 93 të Kushtetutës të Shqipërisë, për “Faljen”, me propozim të organeve të pushtetit lokal dhe instutucioneve të tjera.

Vendimi i marrë sot, hyn në fuqi menjëherë. Më poshtë mund të lexoni listën me gjithë emrat e atyre që perfitojnë.

LISTA
1. Abedin Spaho Reshlani dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.141, datë 08.06.2001, ndryshuar me vendimin nr.128, datë 20.02.2002 të Gjykatës së Lartë, i falet dënimi i mbetur.

2. Adriatik Jaho Zhuka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.244, datë 27.10.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

3. Adriatik Kadri Xhogu dënuar nga Gjykata e Rrethit Lushnjë me vendimin nr.01, datë 07.01.1988, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.

4. Agim Banush Xhika dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.128, datë 26.05.1990, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

5. Agim Hair Çuçaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Vlorë me vendimin nr.190, datë 14.12.2000, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.

6. Agim Idriz Venari dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.116, datë 04.10.2001, i falet dënimi i mbetur.

7. Agim Ismail Elqeni dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendimin nr.68, datë 05.11.1998, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.

8. Agim Musli Abazi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.48, datë 13.12.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

9. Agim Mustafa Stafhasani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.116, datë 19.05.2008, i falet dënimi me gjobë.

10. Agron Ahmet Sula dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.344, datë 14.04.2003, lënë në fuqi me vendimin nr.700, datë 03.10.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

11. Agron Rrapi Todri dënuar nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.45, datë 11.05.1990, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.

12. Agron Tahir Tresa dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.279, datë 16.04.2007, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.

13. Agron Zaim Xhaxhaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.441, datë 15.12.2008, i falet dënimi i mbetur.

14. Aishe Sali Pojana dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.225, datë 25.02.2008, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

15. Afërdita Haxhi Mërkuri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd me vendimin nr.49, datë 03.07.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

16. Afërdita Skënder Nakoleci dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.930, datë 12.10.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

17. Albana Osman Zenelaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1401, datë 27.10.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.

18. Albano Veliko Hysesani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.20, datë 02.03.2001, i falet dënimi i mbetur.

19. Albert Jonuz Nuzi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.108, datë 13.08.2001, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.

20. Albert Ndue Perleka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë me vendimin nr.68, datë 12.12.2001, i falet dënimi i mbetur.

21. Albjon Agim Hodaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.16, datë 23.01.2007, i falet dënimi i mbetur.

22. Aleks Zef Raja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1229, datë 02.11.2007, i falet dënimi i mbetur.

23. Aleksandër Pashk Sherri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.01, nr. 2/1 akti, datë 19.01.2001, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.

24. Aleksandër Fatosh Bojko dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.27, datë 09.06.2006, i falet dënimi i mbetur.

25. Aleksandër Tajar Xhelo dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gramsh me vendimin nr.17, datë 23.01.2003, ndryshuar me vendimin nr.236, datë 24.07.2003 të Gjykatës së Apelit Durrës, i
falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

26. Aleksandra Sotir Kordalli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.260, datë 26.09.2007, i falet dënimi me gjobë.

27. Alfred Can Peposhi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.344, datë 10.04.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

28. Alfred Refik Nanaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1268, datë 02.10.2008, i falet dënimi i mbetur.

29. Algert Idriz Hyka dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.17, datë 13.03.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.

30. Ali Murat Ibrahimi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.509, datë 16.10.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.

31. Ali Vath Boja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.54, datë 21.04.1995, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

32. Allaman Din Lika dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendimin nr.79, datë 22.12.2003, i falet dënimi i mbetur.

33. Alketa Qamil Shaqiri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.1, datë 06.01.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
34. Altin Muharrem Korro dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tepelenë me vendimin
nr.00010, datë 21.04.2000, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.

35. Altin Osman Luzi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.598, datë 19.06.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

36. Altin Sami Fraholli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.71, datë 05.03.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

37. Altin Fran Shkrepi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.10, datë 21.03.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

38. Alush Mersin Gjata dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.280, datë 15.11.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur

39. Arben Hekuran Keci dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.58, datë 10.06.1994, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

40. Arben Kadri Harizi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.353, datë
15.04.2003, i falet dënimi i mbetur.

41. Arben Ramiz Lika dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1311, datë 19.12.2006, ndryshuar me vendimin nr.800, datë 26.10.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falen
2 vjet nga dënimi i mbetur

42. Arben Tahir Rapaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.2, datë 07.04.2004, i falet dënimi i mbetur.

43. Ardian Haki Bami(Bani) dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.1, datë 18.01.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

44. Ardian Ramazan Rabia dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr.2(16), datë 15.01.2008, i falet dënimi me gjobë.

45. Arjan Qani Sina dënuar nga Gjykata e Rrethit Tepelenë me vendimin nr.74, datë 11.12.1990, ndryshuar me vendimin nr.4, datë 15.01.1991 te Gjykatës së Zonës Gjirokastër, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.

46. Arsela Zhdanov Zana (Veli) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.7, datë 05.02.2003, ndryshuar me vendimin nr.49, datë 08.05.2003 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.

47. Artan Beqir Hysa dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin nr.95, datë 26.06.2003, i falet dënimi I mbetur.

48. Artan Hysen Hidri dënuar nga Gjykata e Rrethit Krujë me vendimin nr.79, datë 22.11.1999, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

49. Artan Shan Fusha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.19, datë 31.01.2006, i falet dënimi i mbetur.

50. Artan Syrja Koka dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.25, datë 24.09.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

51. Artimon Skënder Ahmetaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.122, datë 31.10.2002, i falet dënimi i mbetur.

52. Artur Fatmir Hysa dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.5, datë 17.01.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

53. Artur Fiqeri Voci dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.221, datë 20.10.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

54. Artur Izet Velaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.114, datë 21.10.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.

55. Artur Lavdrim Memajdini dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë me vendimin nr.00032, datë 23.06.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.

56. Artur Qatip Zhupa dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr.25, datë 24.09.2004, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.

57. Astrit(Kristo) Jovan Ziu(Papa) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendimin nr.6, datë 19.03.2002, i falet dënimi i mbetur.

58. Astrit Haxhi Kurmemaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.91, datë 20.02.2009, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
59. Astrit Sadik Skacaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.171, datë 05.07.2006, i falet dënimi i mbetur.
60. Aurel Petrit Hysi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.225, datë 23.09.1999, ndryshuar me vendimin nr.221, datë 24.11.1999 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
61. Avni Nezir Torra dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd me vendimin nr.62, datë 04.07.2007, i falet dënimi me gjobë.
62. Baftjar Sadik Gjana dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.37, datë 06.06.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
63. Baki Bejko Kapllani dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.19, datë 26.03.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
64. Bardhyl Ferik Muço dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin nr.10, datë 04.03.2003, I ndryshuar me vendimin nr.100, datë 18.09.2003 të Gjykatës së Apelit Korçë, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
65. Bashkim Azem Bashukaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.616, datë 03.10.2001, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
66. Bashkim Baki Taka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendimin nr.15, datë 05.03.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
67. Bedri Jonuz Basha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.113, datë 07.11.2008, ndryshuar me vendimn nr.203, datë 16.12.2008 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, i falet dënimi i mbetur.
68. Besim Gafurr Hoxha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.659, datë 01.07.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
69. Besnik Agron Brokeri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.47, datë 16.02.2009, i falet dënimi i mbetur.
70. Besnik Xhevair Canaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.28, datë 04.03.2004, lënë në fuqi me vendimin nr.433, datë 15.06.2005 të Gjykatës së Lartë, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.
71. Besnik Gani Keta dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.51, datë 03.10.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
72. Besnik Preng Kola dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.akti 1/173, datë vendimi 18.01.2001, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
73. Besnik Shahin Kreci dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.103, datë 07.11.2005, ndryshuar me vendimin nr.09, datë 25.01.2006 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
74. Bilal Çoban Lushkaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tepelenë me vendimin nr.00032, datë 23.06.2003, i falen 3 vjet nga dënimi I mbetur
75. Bilbil Mitat Peto dënuar nga Gjykata e Rrethit Korçë me vendimin nr.184, datë 05.10.1988, i falet dënimi i mbetur.
76. Bilbil Shefki Morina dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.363, datë 13.04.2004, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
77. Bledar Përparim Cane dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.254, datë 25.09.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
78. Bledar Petref Balliu dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.15, datë 10.03.2008 i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
79. Blerim Ferik Muço dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.100, datë 18.09.2003, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
80. Blerina Sami Latka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.02, datë 07.01.2008, i falet dënimi i mbetur.
81. Blerjan Preng Pjetri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.4, datë 13.01.2004, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
82. Boro Murat Zhivaraj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.194, datë 26.10.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
83. Bujar Avdyl Cenolli dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.47, datë 02.11.2007, i falet dënimi i mbetur.
84. Bujar Foto Bardhi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.52, datë 23.05.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
85. Bujar Goro Xhuvani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.52, datë 23.05.2005, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
86. Bujar Hasan Leza dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendimin nr.55, datë 06.05.2005, ndryshuar me vendimin nr.216, datë 17.03.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet dënimi i mbetur.
87. Buron(Burhan) Refat Buzi dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.314, datë 20.12.2001, i falet dënimi i mbetur.
88. Butjan Hajri Kapa dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Përmet me vendimin nr.19, datë 14.06.2006, i falet dënimi me gjobë.
89. Çaush Hysen Xhani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin nr.114, datë 13.12.2007, ndryshuar me vendimin nr.174, datë 29.04.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falet dënimi me gjobë.
90. Dallëndyshe Myslym Zaçaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.113, datë 09.05.2002, ndryshuar me vendimin nr.92, datë 08.04.2003 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i falet dënimi i mbetur.
91. Danush Zenjel Hilaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.88, datë 12.05.2004, i falet dënimi i mbetur.
92. Dava Preng Nikolli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë me vendimin nr.50, datë 16.06.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
93. Ded Nikoll Dushku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.17, datë 09.02.2004, ndryshuar me vendimin nr.17, datë 02.02.2007 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falet dënimi i mbetur.
94. Dejvis Luan Koleci dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.25, datë 29.04.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
95. Dëshira Kadri Marku(Noka) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.323, datë 05.04.2006, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
96. Devis Nazmi Shurdhi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.38, datë 29.01.2008, ndryshuar me vendimin nr.331, datë 11.09.2008 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falet dënimi i mbetur
97. Dhimitër Vangjel Duka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.339, datë 14.11.2007, i falen 2 vjet nga dënimi I mbetur
98. Dhori Pilo Gjino dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.238, datë 30.10.2007, i falet dënimi i mbetur.
99. Dhurim Enver Logli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.7, datë 26.01.2000, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
100. Dilaver Hamit Qordja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.49, datë 24.01.2001, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
101. Ditere Avdyl Liçolli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.260, datë 13.10.2005, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
102. Dilë Lek Marku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.539, datë 26.12.2008, i falet dënimi i mbetur.
103. Dorjan Sefer Shkoza dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.160, datë 20.03.2006, i falet dënimi i mbetur.
104. Dritan Isuf Braho dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.130, datë 19.09.2007, i falet dënimi me gjobë.
105. Durim Kadri Tafa dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.21, datë 13.09.2004, i falen 2 vjet nga dënimi I mbetur.
106. Dylbere Andrea Toluli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.580, datë 02.05.2007, i falet dënimi i mbetur.
107. Edi Skënder Goce dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.281, datë 09.10.2007, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
108. Edison Rahman Kosova dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendimin nr.54, datë 05.12.2005, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
109. Edmond Astrit Zani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.185, datë 28.03.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
110. Edmond Petrit Llagami dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.728, datë 01.07.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
111. Edmond Yzedin Pasho dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.319, datë 04.10.2000, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
112. Eduart Andon Jorgji dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.71, datë 16.04.1999, lënë në fuqi me vendimin nr.62, datë 01.06.1999, ndryshuar me vendimin nr.377, datë 08.05.2001 të Gjykatës së Lartë, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
113. Eduard Surja Tafçiu dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.34, datë 06.05.2005, ndryshuar me vendimin nr.10, datë 15.02.2005 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet dënimi i mbetur.
114. Eduart Hadil Ramaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.245, datë 06.07.2001, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
115. Eduart Halil Skuka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1056 akti, datë 07.12.2007, i falet dënimi i mbetur.
116. Eduart Shaban Hatija dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr.57, datë 13.02.2001, i falet dënimi i mbetur.
117. Edvin Petrit Balliu dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.11, datë 25.02.2005 dhe me vendimin nr.28, datë 03.07.2009, i falet dënimi i mbetur.
118. Ejup Fahri Smajli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.277, datë 29.06.2006, ndryshuar me vendimin nr.72, datë 18.04.2007 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
119. Elibion Ylli Cenaj dënuar nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.39, datë 18.01.2001, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
120. Elis Gani Gjypi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.82, datë 08.06.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
121. Elvira Safet Bazanji dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.77, datë 13.06.2005, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
122. Ëngjëll Dilaver Xhoxhaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.63, datë 05.05.2006, i falet dënimi i mbetur.
123. Engjëllushe Nexhmi Truka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.80, datë 20.11.2007, i falet dënimi i mbetur.
124. Enkeled Sulejman Neziri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.72, datë 03.02.2006, ndryshuar me vendimin nr.643, datë 15.09.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
125. Entela Ali Saranjezi(Tafa) dënuar nga Gjykata e Rrethit Lushnjë, me vendimin nr.133, datë 02.10.2003, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
126. Enver Ramadan Çocka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr.385, datë 30.10.2008, i falet dënimi me gjobë.
127. Erjon Robert Veizi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.30, datë 13.06.2007, ndryshuar me vendimin nr.38, date 25.09.2007 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
128. Ermal Balil Miho dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.113, datë 26.02.2002, ndryshuar me vendimin nr.448, datë 09.10.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
129. Ermal Hysen Kutolli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.685, datë 15.12.2008, i falet dënimi i mbetur
130. Ermal Kujtim Sinani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1, datë 15.01.2007, i falen 2 vjet nga dënimi I mbetur.
131. Ermal Ramiz Rrapaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.139, datë 08.06.2005, ndryshuar me vendimin nr.03, datë 11.07.2008 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
132. Ermir Pajtim Delia dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.62, datë 10.06.2004, i falet dënimi i mbetur.
133. Ernest (Anesti) Petrit Jaupi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.205, datë 26.12.2000 i falet dënimi i mbetur.
134. Erges Fadil Ymeraj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.24, datë 28.05.2007, ndryshuar me vendimin nr.37, datë 24.09.2007 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet dënimi i mbetur.
135. Ervehe Mustafa Hysaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.04, datë 12.01.2005, i falet dënimi i mbetur.
136. Ervin Hekuran Shemuni dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.188, datë 20.07.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
137. Ethem Selim Danaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.48, datë 12.11.2007, i falet dënimi i mbetur
138. Hedije(Edije) Xhevair Kullaku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.145, datë 11.03.1999, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
139. Fatbardha Karafil Sula dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.301, datë 18.12.2007, i falet dënimi i mbetur.
140. Fatime Haki Xhafa dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.160, datë 15.11.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
141. Fatjon Ali Luzi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.373, datë 19.03.2008, i falet dënimi i mbetur
142. Fatjon Mustafa Drenofci dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.811, datë 14.07.2005, i falet dënimi i mbetur.
143. Fatmir Haxhi Berisha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.626, datë 19.07.2002, ndryshuar me vendimin nr.482, datë 30.10.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet dënimi i mbetur.
144. Fatmir Riza Mulgeci dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë me vendimin nr.109, datë 17.12.1996, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
145. Fatmir Xhemal Tusha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin nr.55, 25.06.2002 dënuar perfundimisht me vendimin nr.344, datë 09.06.2004 të Gjykates se Larte, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
146. Fatos Bajram Merko (aj) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.191, datë 11.09.2003, i falet dënimi i mbetur.
147. Fatos Destan Murrja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.4, datë 15.01.1997, ndryshuar me vendimin nr.386, datë 18.09.2000 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet dënimi i mbetur.
148. Fiqiri Sabri Hajdari dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.448, datë 23.06.2000, ndryshuar me vendimin nr.395, datë 20.09.2000 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
149. Fisnik Ilir Rrugija dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.204, datë 14.04.2006, ndryshuar me vendimin nr.273, datë 06.07.2006 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
150. Fisnik Nustret Logli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.185, datë 22.07.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
151. Fitim Azem Kërxhaliu dënuar nga Gjykata e Lartë, me vendimin nr.724, datë 21.11.2001, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
152. Fitim Enver Logli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin nr.7, datë 26.01.2000, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
153. Flamur Bedri Çakmashi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.27, datë 29.09.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
154. Floresha Neki( Boni) Dragoti dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.61, datë 01.06.1999, i falen 6 vjet nga dënimi i mbetur.
155. Floresha Rruzhdi Hoxha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.308, datë 26.11.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
156. Fiorentina Pasal Bombaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1368 akti, datë 21.l1.2007, i falet dënimi i mbetur.
157. Florian Ramiz Metalla dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.100 akti, datë 30.06.2008, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
158. Florjan Robert Qafa dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.507, datë 17.04.2007, i falet dënimi i mbetur.
159. Fran (Pal) Lekë Gjolaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Shkodër me vendimin nr.27, datë 10.02.1990, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
160. Fullanxa Ramazan Mesi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendimin nr.84, datë 09.10.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
161. Gazmir Kadri Porja dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.625, datë 29.09.2005, i falet dënimi i mbetur.
162. Genci Sami Hamzaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.564, datë 09.06.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
163. Gentian Azbi Saliaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.41, datë 23.02.2006, i falet dënimi i mbetur.
164. Gentian Veis Sinomema dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë me vendimin nr.35, datë 19.09.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
165. Gëzim Ali Zeneli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin nr.202, datë 21.12.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
166. Gëzim Faik Kullolli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendimin nr.3, datë 10.01.2001 dhe me vendimin nr.12, datë 06.06.2001, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
167. Gëzim Fran Mani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.261, datë 17.11.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
168. Gëzim Kol Naçaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.157, datë 17.06.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
169. Gëzim Luto Pashaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.50, datë 06.06.1995, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
170. Gjergj Mihal Shtuni dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.47, datë 30.01.1996, i falet dënimi i mbetur.
171. Gjergj Pjerin Cukali dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.28, datë 27.06.2006, ndryshuar me vendimin nr.59, datë 24.11.2006 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
172. Gjergj Preng Rica dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë me vendimin nr.37, datë 12.09.2000, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
173. Gjergji Thimi Sotiri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gramsh me vendimin nr.11, datë 13.03.2007, i falet dënimi i mbetur.
174. Gjin Lekë Stenaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë me vendimin nr.1, datë 27.01.1994, i falet dënimi i mbetur.
175. Gracian Ylli Morava dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.153, datë 10.03.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
176. Guxim Beqir Kortoçi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.13, datë 15.06.2004, ndryshuar me vendimin nr.11, datë 14.10.2004 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
177. Hair Hekuran Rizai dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr.12, datë 15.02.1999, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
178. Hajrie Idriz Cepi(Hoxha) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1486, datë 17.12.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
179. Hakik Xhetan Rina dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.36, datë 18.07.1996, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
180. Halil(Vasil) Ali Gjyla dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.181, datë 18.11.1991, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
181. Hamit Shemsi Meçkaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendimin nr.123, datë 24.11.1994, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
182. Hazis Musa Duka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.62, datë 24.05.1999, i falet dënimi i mbetur.
183. Hekuran Abdi Turiçi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendimin nr.43, datë 20.07.2004, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
184. Hilmi Isuf Isufaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.40, datë 05.10.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
185. Hyqmet Hasan Xhani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.309, datë 20.12.2006 i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
186. Hyqmet Ramazan Pisha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.159, datë 22.12.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
187. Hysen Haxhi Hajdari dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr.47, datë 03.04.2001, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
188. Hysni Mehmet Tara dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendimin nr.7, datë 27.01.2003 i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
189. Ilir Abdyl Naska dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.672, datë 21.06.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
190. Ilir Astrit Beqaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.287, datë 05.12.2007, i falet dënimi me gjobë.
191. Ilir Ferid Skënderi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1211, datë 13.12.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
192. Ilirjan (Ramadan) Hysen Koboçi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin nr.102, datë 30.10.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
193. Ilirjan Daut Sufja dënuar nga Gjykata Ushtarake Korçë me vendimin nr.28, datë 02.07.1993, ndryshuar me vendimin nr.28, datë 08.10.1993 të Gjykatës së Apelit Ushtarak, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
194. Ilirjan Selfo Alinani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.43, datë 30.09.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
195. Iljaz Tahir Bega dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.227, datë 15.02.2007, ndryshuar me vendimin nr.459, datë 08.06.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falen 10 vjet nga dënimi i mbetur.
196. Irena Shpëtim Ziri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendimin nr.48, datë 26.07.2001, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
197. Irfan Bedin Kamberaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.168, datë 09.05.2006, i falet dënimi i mbetur.
198. Irma Rexhep Rexhepi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.565, datë 07.11.2007, i falet dënimi i mbetur.
199. Islam Zenel Veshti dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.564, datë 09.06.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
200. Islam Zylo Bushi dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.223, datë 18.09.1990, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
201. Ismail Ibrahim Zili dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.23, datë 04.05.2006, ndryshuar me vendimin nr.51, datë 18.09.2006 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet dënimi i mbetur.
202. Jani Myslim Tollozhina dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec me vendimin nr.33, datë 06.05.2004, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
203. Jani Thanas Prifti dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr.46, datë 05.11.2001, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
204. Jorgo Jetnor Zguri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.174, datë 13.05.2008 i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
205. Jorgo(Mehmet) Mustafa Shkëmbi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.254, datë 25.09.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
206. Jorgo Niko Kordalli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.281, datë 09.10.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
207. Julian Qazim Bija dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.166, datë 16.02.2007, i falet dënimi i mbetur.
208. Jurgen (Briken) Hysni Havalja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.139, datë 11.02.2008, i falet nga dënimi i mbetur.
209. Katerina Zef Qytetaj(Çuni) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.308, datë 18.12.2002, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
210. Kleant Bashkim Belba dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.425, datë 06.06.2002, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
211. Klodian Astrit Merko dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.191, datë 11.09.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
212. Klodian Muharem Shehu dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë me vendimin nr.30, datë 18.06.2003, i falet dënimi i mbetur.
213. Krenar Hazis Pipa dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.123, datë 23.05.2008, ndryshuar me vendimin nr. 180, datë 29.10.2008 te Gjykatës se Apelit Gjirokastër, i falet dënimi i mbetur me burg dhe me gjobë.
214. Kreshnik Ashar Xhemaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.139, datë 08.06.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
215. Kreshnik Bashkim Brahimi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.44/1, datë 15.02.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
216. Kreshnik Deli Danaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.111, datë 21.05.2001 i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
217. Kujtim Ali Biraçi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.681, datë 27.09.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
218. Kujtim Shemzi Laliçi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.30, datë 28.05.2009, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
219. Lavdi(Lavdërim) Ahmet Shaba dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.309, datë 28.10.1999, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
220. Lazim Shaqir Kozi, dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Për Krimet e Rënda me vendimin nr.42, te dates 23.06.2005, i falen 2 vjet nga denimi i mbetur.
221. Leonard Enver Lushaku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.86, datë 19.02.2004, i falet dënimi i mbetur
222. Leonard Lulo Veliu dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.95, datë 09.11.1997, i falet dënimi i mbetur
223. Leonard Mezan Karafili dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.30, datë 13.06.2007, ndryshuar me vendimin nr.38, datë 25.09.2007 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet dënimi i mbetur.
224. Leonard Nexhat Nasufi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1475, datë 17.12.2007, i falet dënimi me gjobë.
225. Leonardo Luftar Fishekaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër me vendimin nr.08, datë 27.01.2005, ndryshuar me vendimin nr.351, datë 28.03.2007 të Gjykatës së Lartë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
226. Lena Gjelosh Rrukaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.202, datë 15.06.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
227. Lindita Bejdo Zhuka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.276, datë 14.11.2007, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
228. Lorenc Bajram Merko dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.191, datë 11.09.2003, i falet dënimi I mbetur.
229. Luan Hasan Qokthi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.139, datë 08.05.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
230. Luan Ndue Gega dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin nr.65, datë 22.08.1994, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
231. Lulash Ndue Qarri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.242, datë 30.10.2001, ndryshuar me vendimin nr.16, datë 23.01.2002 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falet dënimi i mbetur.
232. Lule Ndue Jaku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.119, datë 25.10.2007, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
233. Lutfije Qani Rexhepi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.60, datë 06.05.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
234. Majlinda Axhem Çaushaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.62, datë 10.05.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
235. Maksim Sulo Cenokaçi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tepelenë me vendimin nr.45, datë 08.12.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
236. Manushe Halil Meçaj, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.19, datë 26.01.2005, i falet dënimi i mbetur.
237. Maradona Bari Shametaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.313, datë 15.10.2008, i falet dënimi i mbetur.
238. Mariglen Vasfi Veliterna dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.223, datë 02.10.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
239. Marie David Nallbati dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçe me vendimin nr.86, datë 11.03.2004, ndryshuar me vendimin nr.61, datë 13.05.2004 të Gjykatës së Apelit Korçë, i falet dënimi i mbetur.
240. Marin Pal Vathaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.159, datë 19.06.2002, ndryshuar me vendimin nr.151, datë 16.09.2002 te Gjykates se Apelit Shkodër, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
241. Marjan (Emiljan) Vlash Lukaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.247, datë 14.09.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
242. Marjan Prendash Lugaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.23, datë 12.02.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
243. Marjeta Halim Visha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë me vendimin nr.6, datë 20.06.2003, i falet dënimi i mbetur.
244. Masar Selman Meli dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.14, datë 04.03.2008, ndryshuar me vendimin nr.62, datë 06.11.2008 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
245. Mateo Behar Hyska dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1381, datë 23.10.2008, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
246. Mehmet Murat Maçi, dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.172, datë 11.07.2008, i falet dënimi i mbetur me burg dhe me gjobë.
247. Mehmet Shaban Brahimi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.606, datë 17.07.2002, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
248. Merita(Mirjeta) Muhamet Bregu (Lamaj) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.115, datë 20.03.2001, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
249. Meliha Xhemal (Hyka) Gashi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.378, datë 03.07.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
250. Mezan Qerim Alushi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.42, datë 08.03.2007, i falet dënimi i mbetur.
251. Minella Pal Çako dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.60, datë 11.03.2003, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
252. Mimoza Hodo Osmani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.625, datë 29.04.2008, i falet dënimi i mbetur.
253. Migena Femi Kallaverja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër me vendimin nr.63, datë 27.06.2008, i falet dënimi i mbetur.
254. Miri Pal Ndoj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.273, datë 10.07.2008, i falet dënimi i mbetur.
255. Mrika Gjon Prendi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.382, datë 19.03.2008, i falet dënimi i mbetur.
256. Mrika Gjoke Ndoci dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.88, datë 20.07.2007, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
257. Muhamed Kasëm Haxhiu dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.497, datë 09.10.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
258. Muke Hajrulla Caka dënuar nga Gjykata e Rrethit Skrapar me vendimin nr.2, datë 25.02.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
259. Mustafa Hasan Xheka dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.13, datë 18.02.2008, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
260. Myftar Skënder Saliko dënuar nga Gjykata e Rrethit Kolonjë me vendimin nr.42, datë 05.09.1994, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
261. Myslim Llej Lika dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin nr.38, datë 09.05.2001, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
262. Nafail Astrit Boci dënuar nga Gjykata e Rrethit Apelit Korçë, me vendimin nr.153, datë 28.12.2007, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
263. Naim Islam Avdiu dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.922, datë 10.10.2006, ndryshuar me vendimin nr.430, datë 31.05.2007 te Gjykates se Apelit Tiranë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
264. Nafije Fadil Lika dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin nr.82, datë 22.11.2000, i falet dënimi I mbetur.
265. Nasi Thoma Nito dënuar nga Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.258, datë 27.10.1990, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
266. Nazmi Enver Demaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.171, datë 05.07.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur
267. Nderim Belul Deliu dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.11, datë 25.01.2005, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
268. Ndoc Mark Aliaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë me vendimin nr.01, datë 20.01.2000, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
269. Ndrec Frrok Doda dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendimin nr.21, datë 26.04.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
270. Neada Vangjel Kacijanis(Kota) dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.53, datë 09.10.2009, i falet dënimi i mbetur.
271. Neritan Lavdosh(Jorgji) Qejvanaj(Nasta) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.456, datë 26.12.2000, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
272. Nertila Kudret Haldeda dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.155, datë 27.06.2008, i falet dënimi me gjobë.
273. Nezir Arif Ferati dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.688, datë 30.05.2007, i falet dënimi i mbetur.
274. Nezir Elmas Dylja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.38, datë 17.04.2001, i falet dënimi i mbetur.
275. Nik Prend Shtjefni dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.111, datë 11.07.2001, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
276. Nikolin Fran Shkrepi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.10, datë 21.03.2002, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
277. Nikolla Ilo Panariti dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.8, datë 17.01.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
278. Njazi Dervish Mahilaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.51, datë 15.09.2000, i falet dënimi i mbetur.
279. Nulifer Zulkifli Elezi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.20, datë 31.03.2008, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
280. Nurije Halil Facaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.264, datë 03.07.2008, ndryshuar me vendimin nr.8, datë 14.01.2009 të Gjykatës së Apelit Shkodër, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
281. Olsi Bashkim Leka dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.47, datë 12.12.2006, i falet dënimi i mbetur.
282. Osman Ismail Foçi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.662, datë 29.10.1999, ndryshuar me vendimin nr.353, datë 09.12.1999 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
283. Pajtim Azbi Hysenaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.20, datë 06.02.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
284. Pal Gjin Ndreca dënuar nga Gjykata e Rrethit Lezhë me vendimin nr.2, datë 10.01.1990, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
285. Panajot Nuri Rusta dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.82, datë 10.04.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
286. Patriot Hylsi Zyberaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.56, datë 31.10.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
287. Paulin Pjetër Doçaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendimin nr.110, datë 21.04.2005, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
288. Petrit Dervish Mema dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.688, datë 30.05.2007, i falet dënimi i mbetur.
289. Petrit Frrok Prendi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Puke me vendimin nr.32, datë 01.06.2000, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
290. Petrit Gjok Marku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.874, datë 27.09.2006 , ndryshuar me vendimin nr.207, datë 12.03.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
291. Petrit Halil Mustafa dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.153, datë 10.03.2000 ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.207, datë 16.05.2000, i falen 2 vjet nga dënimi I mbetur.
292. Petrit Zylyf Merja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.779, datë 30.09.1998, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
293. Pëllumb Halit Bengaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.164, datë 26.06.2006, i falet dënimi me gjobë.
294. Pranvera Qemal Manjani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë me vendimin nr.27, datë 13.09.2004, i falen 5 vjet nga dënimi i mbetur.
295. Preng Kol Matrizi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.69, datë 08.12.1998, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
296. Ramadan Elez Bala dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.36, datë 25.06.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
297. Ramadan Haxhi Lika dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin nr.22, datë 27.01.1999, i falet dënimi i mbetur.
298. Reshat Xhevit Zekthi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.507, datë 23.12.2008, i falet dënimi i mbetur me burgim dhe me gjobë.
299. Ridvan Minella Lera dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.112, datë 21.05.2001, ndryshuar me vendimin nr.02, datë 29.01.2003 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
300. Robert Iljaz Vila dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.34, datë 01.02.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
301. Robert Sino Gerdhuqi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr.48, datë 19.07.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
302. Rolanda Enver Daja(Abazi) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.165, datë 02.06.2009, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
303. Roland Çelë Gjyriqi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin nr.57, datë 11.07.2003, ndryshuar me vendimin nr.260, datë 15.12.2003 të Gjykatës së Apelit Shkodër, ndryshuar ky vendim me vendimin nr.527, datë 27.10.2004 të Gjykatës së Lartë, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
304. Roland Xhelo Mahmuti dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendimin nr.94, datë 21.12.2000, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
305. Rrahmi Eqerem Çocka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr.59, datë 04.03.2002, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
306. Sadik Ismail Kabili dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.35, datë 21.10.2004, i falet dënimi i mbetur.
307. Sahade Faik Jella dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë me vendimin nr.21, datë 15.04.2002, i falet dënimi i mbetur.
308. Saimir Bujar Sadushi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.261, datë 09.11.2004, i falet dënimi i mbetur.
309. Saimir Rexhep Bleta dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.807, datë 08.10.1998, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
310. Sefer Ismail Muka dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendimin nr.37, datë 25.04.2007, i falet dënimi me gjobë.
311. Sel(Selami) Zagoll Muçi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, me vendimin nr.74, datë 25.06.2008, ndryshuar me vendimin nr.229, datë 25.05.2009 të Gjykatës së Apelit Durrës, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
312. Selfo Veledin Driza dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.24, datë 28.05.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
313. Servet Jemin Kojdhelaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.391, datë 15.11.2006, i falet dënimi i mbetur.
314. Shkëlqim Ibrahim Gjoka dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.74, datë 24.12.2008 ndryshuar me vendimin nr.17, datë 24.03.2009 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
315. Shkëlzen Mexhit Jovani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë me vendimin nr.34, datë 21.09.1993, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
316. Shpëtim Hazret Nezaj dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.569, datë 30.06.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
317. Shpëtim Hekuran Daka dënuar nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.65, datë 25.06.1990, i falet dënimi i mbetur.
318. Shpëtim Tahir Kapedani dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë me vendimin nr.117, datë 30.11.2001, i falen 3 vjet nga dënimi I mbetur.
319. Shpresa Demir Rushiti(Nazifi) dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.43, datë 13.11.2006, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
320. Sined Preng Kola dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.1461, datë 04.11.2008, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
321. Skënder Rexhep Kulla dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.536, datë 24.05.2004, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
322. Skënder Sinan Baza dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.21, datë 07.04.2009, ndryshuar me vendimin nr.38, datë 30.06.2009 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
323. Sokol Gjeto Jaku dënuar nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda me vendimin nr.25, datë 26.05.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
324. Sokol Nikoll Mujaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.40, datë 05.10.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
325. Sokol Pullumb Gjikaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.458, datë 21.12.2006, i falet dënimi i mbetur.
326. Sokol Ylli Liçi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr.57, datë 18.09.1998, i falet dënimi i mbetur.
327. Sokol Zarif Buzi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr.76, datë 13.09.2004, i falet dënimi i mbetur.
328. Sokol Zeqir Uxhi dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.7, datë 01.02.2007, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
329. Sonila Safet Dinoshi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.751, datë 27.05.2008, i falet dënimi i mbetur.
330. Spartak Hajdar Krasniqi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.490, datë 20.05.2003, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
331. Spartak Mustafa Ismaili dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet me vendimin nr.21, datë 04.07.2007, i falet dënimi i mbetur.
332. Spiro Jorgji Xhokalliu dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me vendimin nr.125, datë 27.11.2003, i falet dënimi i mbetur.
333. Sulltane Ali Vladi(Koleci) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendimin nr.10, datë 31.01.2003, i falet dënimi i mbetur.
334. Tatjana Alush Basha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Lushnje me vendimin nr.130, datë 08.10.2008, i falet dënimi i mbetur.
335. Taulant Muhamet Kapllanaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.45, datë 14.07.2008, ndryshuar me vendimin nr.63, datë 07.11.2008 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
336. Tonin Preng Marku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendimin nr.23, datë 27.03.2001, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
337. Urim Hysni Picari dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendimin nr.07, datë 11.07.2006, i falet dënimi i mbetur.
338. Urim Hajdar Bajrami dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës me vendimin nr.144, datë 18.12.2002, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
339. Valbona Myfti Frashëri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Lushnjë me vendimin nr.121, datë 17.07.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
340. Valdete Fatmir Çela dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendimin nr.230, datë 27.10.2008, i falet dënimi me gjobë.
341. Valmira Njazi Mahmutaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.34, datë 12.09.2006, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
342. Vangjel Jani Sheqi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr.208, datë 27.09.2006, i falet dënimi i mbetur.
343. Vasil Mihallaq Ndrijo dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec me vendimin nr.50, datë 02.04.2007, ndryshuar me vendimin nr.78, datë 19.06.2007 te Gjykates se Apelit Korçë, i falet dënimi i mbetur.
344. Vasilika (Bosilka) Gico Mazniku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë me vendimin nr.1308, datë 13.10.2008, ndryshuar me vendimin nr.151, datë 04.03.2009 të Gjykatës së Apelit Tiranë, datë 25.06.2008, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
345. Vatë Sokol Bregu dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me vendimin nr.79, datë 04.10.1995, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur
346. Vehbi Manur Alimuça dënuar nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.746, datë 22.11.2002, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
347. Verije Izet Nuredini dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Berat me vendimin nr.63, datë 30.04.2007, i falet dënimi i mbetur.
348. Vezire Sul Sina dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.268, datë 06.10.2004, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
349. Viliam Zoto Kapllanaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.292, datë 19.09.2006, i falet dënimi i mbetur.
350. Viktorina Kurt Murani(Suçi) dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin nr.473, datë 31.03.2009, i falet dënimi i mbetur.
351. Violeta Qazim Danieli dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Krujë me vendimin nr.63, datë 16.07.2002, i falet dënimi i mbetur.
352. Vladimir Bexhet Borakaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin nr.439, datë 14.12.2006, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
353. Vladimir Fran Mema dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë me vendimin nr.49, datë 26.07.2001, i falet dënimi i mbetur.
354. Vladimir Hamdi Basha dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin nr.85, datë 17.07.2000, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
355. Xhevahir Halil Çupi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendimin nr.91, datë 22.12.1999, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
356. Xhevat Veri Koburja dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me vendimin nr.36, datë 23.04.2002, i falet dënimi i mbetur.
357. Xhevdet Shefqet Troplini dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.8, datë 07.02.2007, i falet dënimi i mbetur.
358. Ylbert Isuf Bullar dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje me vendimin nr.104, datë 02.11.2001, i falen 4 vjet dënimi i mbetur.
359. Ymer Ahmet Lushaj dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin nr.134, datë 04.05.2005, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
360. Ymer Riza Alushi dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr.285, datë 23.11.1999, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
361. Ymer Shaban Pjetri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd me vendimin nr.52, datë 11.06.2007, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
362. Ymer Yzedin Bakaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendimin nr.71, datë 21.12.2005 ndryshuar me vendimin nr.14 datë 06.03.2006 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda, ndryshuar ky vendim me vendimin nr.734, datë 21.11.2007 të Gjykatës së Lartë, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
363. Zamira Adem Fresku dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Krujë me vendimin nr.44, datë 29.07.1999, ndryshuar me vendimin nr.451, datë 18.10.2000 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
364. Zana Zihni Shoshari dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me vendimin nr.50, datë 17.09.2009, i falet dënimi i mbetur.
365. Zenepe Gjysho Selamaj dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Fier me vendimin nr.277, datë 25.11.2005, i falet dënimi i mbetur.
366. Zenepe(Zepe) Smajl Kurtulaj dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Malësi e Madhe me vendimin nr.30, datë 30.09.1993, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
367. Zef Marash Pjetri dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin nr.09, datë 11.01.1996, lënë në fuqi me vendimin nr.102, datë 21.02.1996 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
 
 

Ka pasur një kohë një model botuesi

Shekulli Online
 
Elsa Demo
 
Në Ditën Botërore të Librit, homazh për 100-vjetor botuesit të ’40-ës, Ismail Mal’Osmani.
Dhe një ekspozitë retrospektive e punës së njeriut që botoi Migjenin, Nolin, dhe Lewis Carroll-in. Përpjekjet e një botuesi të vogël shqiptar për të funksionuar me filtra editorie dhe duke respektuar të drejtën e autorit

Ushtrimi i zanatit të botuesit, tani vonë po i jep një leksion përvoje editorisë tek ne. Mësimi ka të bëjë me identifikimin e pasionit, dashurisë dhe zemrës së rreme ndër ata shumë që merren me librin. Së fundi po kuptohet se një zanat jo tipik si ky, para sentimentalizmit kërkon përmbushjen e standardeve profesionale.

A ka pasur tek ne, para se prona e secilit të ishte e të gjithëve dhe pasioni personal të shtypej si të ishte gjë e pamoralshme, një model botuesi profesionist?

Biblioteka Kombëtare kujton më 23 prill një njeri të librit, një botues si ky, me rastin e Ditës Botërore të Librit. Ismail Mal’Osmanit (1910-1983) i kushtohet ceremonia e nesërme në orën 11.00. Në kujtim të 100-vjetorit të botuesit të viteve ’40 paraqitet “Ismail Mal’Osmani – Njeriu i Librit” një vepër dokumentare e përgatitur nga Spiro Mëhilli. Përurohet po ashtu, ekspozita me vepra të shtypura nga ky botonjës.

Prej vitit 1943 e deri me shtetëzimin e shtëpisë botue më 1947 ai botoi autorë shqiptarë e të huaj, duke treguar se donte të ishte një botues i vogël por cilësor që kërkonte të funksiononte me filtra editorie dhe duke respektuar të drejtën e autorit.

Veprat që ekspozohen nesër e dëshmojnë këtë: “Problemet shqipëtare” të Mehdi Frashërit, 1944; “Theori e ligjës së ligjavet” të Koço Tasit; “Raca shqiptare. Studim anthropologjik e historik” të Jakov Milaj; “Si duhet t’i rrisim fëmijt t’anë. Këshillat e nji mjeku” nga Ferdinand Bungo; “Libri i gafores për nanat” i Kristian Salzmann-it; “Kur qan e qesh bilbili” i Nonda Bulkës; “Atje, nën hijen e Rozafës” tregime nga Injac Zamputti; “Njeriu që pa vdekjen me sy” i Viktor Eftimiut; “Liza në botën e çudinavet” i Lewis Carroll-it, një Vepër fëminore me 22 fëtyra përkthye shqip prej origjinalit nga Hysejn Çela dhe Beqir Çela, 1944; “Atala” i François Rene de Chateaubriand-it; “Fajtori” roman nga François Coppée; “Çaste dëfrimi t’Ali Pashë Tepelenës” të William Plomer-it; “Princi i lumtur” nga Oscar Wilde-i; “Jeta dhe lundrimet e Kristofor Kolombit” i Gladys M. Imlach shqipëruar nga inglishtja prej Shaban Demirajt; “Armiku i popullit” i Henrik Ibsen-it shqipëruar prej Fan S.Nolit, botim i vitit 1945; “Vjersha” Sejfulla Malëshova pajisur me të dhënë për autorin nga Ymer Dishnica; “Topi me dhjamë” nga Guy De Maupassant përkthyer nga Omer Nishani, botim i vitit 1946.

Janë botime të shtypura në shtypshkronjat “Nikaj”, “Dielli”, “Tirana”, “Gjeka” dhe”Gutenberg”. Me këtë të fundit Mal’Osmanin e lidhte një histori e gjatë.

Në vitin 1931, ndër shumë shtypshkronja, Tiranës iu shtua edhe “Gutenbergu” me bashkëpronar Ismail Mal’Osmanin. Këtu shtypeshin revistat “Minerva”, “Kalendari enciklopedik”, “Jehona”, “Jeta dhe kultura”, gazetat “Gazeta e Tiranës”, “Miku i Popullit”, “Shtypi”, “Atdheu”, fletoret satirike “Purteka”, “Nën hijen e Shën Pjetrit.

Nga monografia e Spiro Mëhillit mësojmë për rrugën që ndoqi Mal’Osmani nëpërmjet materialeve që dëshmojnë aktivitetin e tij të shkurtër në 2 vjet e gjysmë. “E madhe ka qenë ndihmesa e tij në vitin 1943 kur hapi shtëpinë botuese me emrin e tij “Ismail Mal’Osmani” na ku dolën me dhjetëra libra me romane, novele, tregime, përralla, po dhe libra historikë, sociologjikë, mjekësorë, publicistikë etj.

Ata mbetën në fondin e artë të botimeve të atyre viteve, ku shumica u konsideruan “libra të verdhë” dhe ne të rinjtë e atyre viteve, i lexonim me pasion dhe i kalonim dorë më dorë”, shkruan Mëhilli.

Mal’Osmani njihet si botues i Migjenit para dhe pas vdekjes së poetit, i “Vargjeve të lira” më 1936, për të cilin merrej vesh me vetë autorin. Më 1944 botoi “Vargjet e lira. Kangët e ringjalljes. Kangët e mjerimit. Kangët e perndimit. Kangët e rinis.

Kangët e fundit”. Nga një deklaratë e Olga Nikolla Luarasit kuptohet se në ç’mënyrë dinte të punonte ky njeri. Në dokumentin me datë 28. 7. 1947, motra e Migjenit shkruan:

“Un e nënshkruemja, Olga Nikolla deklaroj dhe vërtetoj sa vijon:
Sot, më 28 Korrik 1947, kemi mbyllë llogarinë e botimit të librit Vargje të lira, edit e parë në sasi 3000 copë, të cilën ish botonjësi Mal’ Osmani pati mirsinë t’a baj në vitin 1944 krejtësisht për dobi t’onë.

Në kët botim rezultoj për mue: nji e ardhun netto 3.443 fr. Shq. Si dhe 550 copë libra të pa shituna, pasi u hoqën spezat e bame për shtyp pranë shtyp Tirana.”

Në faqet e gazetës “Bashkimi i Kombit”, 1944, në një fejton me titull “Hosht, autor!”, autori me pseudonimin Bufi i Kënetës, shkruan: “Autorllëku, revistallëku dhe gazetarllëku janë parolat e ditës në bash-kasabanë e Arnautistanit. Shkruhen libra e revista, sikur lojet “topkâme” në fushën Shallvares a s’di ç’tjatër lodrë në ferrat e lanës.

Qaheshim dikur për “shterpësi letrare”? – haj tani diaree…” Ky artikull satirik merrte shkas nga një ngjarje jo e zakontë për editorinë shqiptare: në mars të atij viti, Shtëpia Botonjëse Ismail Mal’Osmani kishte refuzuar 31 libra origjinal e përkthime. Ishte koha për cilësi. Këtë mësojmë edhe nga letërkëmbimet e botuesit me intelektualë të cilët i sugjerojnë të krijojë komisione për klasifikimin e dorëshkrimeve, ato që ia vlejnë dhe nuk ia vlejnë të botohen.

Por ka edhe këshilla që vijnë nga një intelektual si Sotir Kolea (ish drejtor i Bibliotekës Kombëtare) që e sugjeron ta mbajë pak dorën teksa e paguan mirë e bukur të drejtën e përkthyesit. Është fjala për pagesën e përkthimit të “Kasollja” e Vincente Blasco Ibanez, përkthim prej spanjishtes i Imzot Fan Nolit.

“Dhe vinj të “Kasollja”, shkruan Kolea, “i paske ruajtur priftit të drejtat e përkthimit. Të lumtë, Ismail për çapën që ke hedhur në këtë rrugë nderi. Duke nderuar vehten ke nderuar atdhenë dhe, nga ana tjetër u ke dhënë një gusht të fortë gjithë larokëvet’, që s’e dijën të ndajën të vehtën nga e huaja.

Se cubat të pendës dhe të djersës së huaj i kemi shumë në këtë cep të botës, për fatin t’ënë të prapë… I ke ndarë priftit të drejtat të tija; s’ka më mir se akq. Po ç’janë këto të drejta? I huaj i degësë, i shofënj sadopak të shuma, si pak të ngarkuara.

Të jetë vall’ kështu apo jam i gënjyer? Mirë që u shitën të 5000 copët që paske shtampuar, po në mos u shitëshin? Si i bëhet punës? A dot të këthenj Fan Noli të drejtat mbi sa do të ten ndër duar të pashitura?”

Tek kjo monografi modeste për nga vëllimi do duhej të përfshiheshin shumë letërkëmbime, të asgjësuara për fat të keq. Hartuesi Spiro Mëhilli shton se një pjesë e tyre u asgjësuan nga frika që mbolli “rendi i ri”, ndërsa një pjesë humbën në vite.

Biografi

Ismail Mal’Osmani u lind më 3 janar 1910 në Tiranë në një familje të mesme qytetare. Ai dhe dy vëllezërit e tij, Xhelal dhe Sulejman, ishin fëmijë të Hysenit dhe Zyhrasë. Me hapjen e shtypshkronjës “Mbrothësia” sjellë nga Sofia prej Kristo Luarasit dhe e vendosur në një ndërtesë me tre kate në Rrugën e Kavajës, Ismaili u fut aty ai punëtor i thjeshtë. E tërhoqi zanati i tipografit.

Si mësoi sekretin e shtypit të të librave dhe gazetave, u largua prej aty dhe ngriti në rrugën Dibrës një shtypshkronjë të vogël, me makineri të përdoruar. Në janar të vitit 1932 u formua shoqëria “Gutenberg” me pjesëtarë Ali Ndroqi dhe Ismail Mal’Osmani. Në vitin 1935 shtypshkronja u transferua në rrugën “Bari” dhe u quajt “Gutenberg”. Më 1943 ai i shiti bashkëpunëtorit të tij gjysmën e shtypshkronjës dhe vendosi të hapë shtëpinë botuese që mbajti emrin e tij.

Sigla e kësaj shtëpie botuese ishte një vendosje harmonike e tri gërmave IOM dhe në të djathtë të tyre një pishtar. Kuptimi i saj është: Ismail Mal’Osmani përhapës i dijes.
Në faqen e parë, në kopertinë shkruhej: Ismail Mal’Osmani, Botonjës-Tiranë.

Për t’iu dhënë botimeve një hop cilësor mbante pranë një përkthyes, Kristaq Cipon, dhe për t’iu ardhur në ndihmë punëtorëve të tij, mbante në shërbim një mjek.
U dhuronte librave bibliotekave të vogla dhe bënte bamirësi.

Më 1947 shtëpi botuese u shtetëzua dhe ai doli i papunë. Më 1951 u martua me zonjushën Leman Ruga nga Durrësi, e bija e Xhemil Rugës, Sekretar i Përgjithshëm i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Shqiptar. Më 1956 fillon punë radhitës në gazetën “Zëri i Popullit”, ndërsa e shoqja në Ndërmarrjen e Grumbullimit.

Në moshën e pensionit Mal’Osmani u dërgua në Fier dhe Elbasan për të ngritur dy shtypshkronja të cilat bouan gazetat “Drapër e çekan” dhe “Shkumbini”. Ishte baba i dy fëmijëve që nuk e patën të drejtën e shkollimit.
Ndërroi jetë më 12 shkurt 1983 në moshën 73-vjeçare.

Në vitin 2000 Bashkia e Tiranës i dha Ismail Mal’Osmanit titullin “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës” me motivacionin: “Për vlera të larta qytetare dhe intelektuale të vëna në shërbim të qytetit të Tiranës dhe për të cilat qytetarët e saj i shprehin mirënjohjen e tyre”.

Meta takon homologun sllovak, Miroslav Lajcak: Të hiqen vizat sa më parë

Shekulli Online
 
Meta takon homologun sllovak, Miroslav Lajcak: Të hiqen vizat sa më parë
Miroslav Lajcak
 
BRATISLAVË- Sllovakia ka shprehur mbështetjen për integrimin e vendin tonë në familjen evropiane, ndërkohë që ka sugjeruar heqjen sa më parë të vizave.

Gjatë takimit që ministri i Jashtëm, Ilir Meta zhvilloi në Bratislavë me homologun
Sllovak, Miroslav Lajcak, ky i fundit deklaroi se listës së vendeve që lëvizin të lirë nga vizat duhet t’i bashkohet edhe Shqipëria. Sipas njoftimit të ministrisë sonë të Jashtme, Lajcak ka vlerësuar progresin e bërë nga vendi ynë.

“Shqipëria ka bërë hapa para dhe BE-ja duhet të mbajë premtimin. Vizat për shqiptarët duhen hequr sa më parë”- thonë burime nga ministria e Jashtme në Tiranë, duke cituar shefin e diplomacisë sllovake Miroslav Lajcak.

Vetem nje dite me pare, KE permes nje raporti deklaroi se vendi yne nuk i permbush gjithe kriteret teknike per liberalizimin e vizave.

Vizat, raporti i KE-së: Shqipëria nuk i plotëson të gjitha kriteret teknike
BRUKSEL – Raport-vlerësimi i Komisionit Europian për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen vlerëson se “këto dy shtete kanë plotësuar pjesën më të madhe të kritereve, por jo të gjitha”. Tashmë do të jenë shtetet anëtare të BE-së që do të japin specifikisht pëlqimin e tyre për heqjen e vizave. Dokumenti iu është shpërndarë këtyre shteteve dhe pritet që deri në fund të majit të ketë një përgjigje për t’u marrë më pas një vendim nga Keshilli i Ministrave i Bashkimit Europian.

Por çfarë thorë raport vlerësimi: Duket se Shqipëria i ka plotesuar në përgjithësi kriteret e përcaktuara. Por, verifikimi i mëtejshëm është i nevojshëm përsa i takon zhvillimit të një strategjie dhe politike për mbështetjen e refugjatëve të riatdhesuar”, thuhet në dokument.

Po kështu edhe në bllokun e tretë të udhërrëfyesit, që ka të bëjë me sigurinë dhe rendin publik, Shqipëria dhe Bosnja nuk i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.

“Shqipëria ka plotësuar shumicën e masave. Por, perpjekje të mëtejshme janë të nevojshme në lidhje me forcimin e kapaciteteve të zbatimit të ligjit dhe implementimit efikas të kuadrit ligjor për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë shpërndarjen e burimeve të mjaftueshme financiare dhe njerëzore. Në mënyrë të vecantë, zbatimi i një kuadri të ri ligjor për cështjen e konfiskimit të aseteve kriminale duhet të ndiqet më tej me vendosmëri”, thuhet në raportin e KE-së. Ndersa në bllokun e katërt dhe të fundit, mbi të drejtat e njeriut dhe marrëdhëniet me jashtë, të dy vendet thuhet se kanë plotesuar në përgjithësi kriteret e kërkuara.

Fakti që shumë kritere s’janë plotësuar do të çojë në ridërgimin e misioneve të ekspertëve në Shqipëri dhe Bosnje. Kjo mund të vonojë institucionet e BE-se në vendimin për heqjen e vizave, në rastin më të mirë, deri në dimrin e këtij viti, me kusht që të dy vendet t’i plotësojnë kriteret teknike.

****

Vizat, Franca mbështet Shqipërinë

14 prill

PARIS- Ministria e jashtme franceze eshte deklaruar sot pro liberalizimit të vizave per vendin tone. Reagimi vjen pas deklarimit të ministrave të Jashtëm të Francës dhe Italisë, përkatësisht Bernard Kouchner dhe Franco Frattini, për liberalizimin e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët, në të përditshmen “Le Monde”.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Bernard Valero për Deutsche Welle-n është shprehur se Franca e mbështet liberalizimin e vizave për vendet e rajonit.

“Liberalizimi i vizave për banorët e Shqipërisë dhe të Bosnje Hercegovinës është diçka tepër e rëndësishme për integrimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian”, ka thënë Valero.

Më herët, ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Francës, Franco Frattini e Bernard Kouchner, lëshojnë një apel për liberalizimin e vizave dhe për futjen në zonën Shengen të qytetarëve shqiptarë dhe boshnjakë.

Në një artikull të sajin gazeta franceze “Le Monde” publikuar sot, jepet mesazhi i dhënë nga diplomatët e huaj në mbështetje të lëvizjes së lirë për dy vendet që kanë mbetur më pas në këtë proces.

“Brenda një afati të shkurtër, shpresojmë në veçanti se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina mund të përfitojnë liberalizim vizash për qëndrim të shkurtër në hapësirën Shengen”, citon gazeta dy ministrat e Jashtëm. Frattini dhe Kouchner kanë diskutuar
Për integrimin e Ballkanit Perëndimor gjatë samitit franko-italian, zhvilluar në Paris.

“Sigurisht që integrimi kërkon plotësimin e kushteve teknike, por nuk duhet të lejojmë idenë se mylsimanët e Ballkanit janë të diskriminuar se nuk do të lejohen të përfitojnë nga masa nga të cilat përfitojnë serbët ose malazezët që prej fundit të vitit 2009”- kanë thënë ata.

shkrimin e plote botuar ne Le Monde mund ta lexoni ne:
http://www.lemonde.fr/opinions/article/2010/04/13/chaque-etat-des-balkans-a-vocation-a-entrer-dans-l-ue-par-bernard-kouchner-et-franco-frattini_1332926_3232.html

__________

Frattini: Në vjeshtë shqiptarët, pa viza. PS: Vonesa, faji i qeverisë

UPDATE- Pas deklaratës së ministrit të Jashëtm italian, Frattini se shqiptarët në vjeshtë mund të lëvizin pa viza, ka reaguar Partia Socialiste, e cila e ka cilësuar vonesën në liberalizimin e vizave si dështim të qeverisë.
“Jemi të vetëdijshëm se vonesat në liberalizimin e vizave nuk kanë pasur të bëjnë me qëndrimin e Bashkimit Europian, por me dështimin e vazhdueshëm të qeverisë shqiptare në përmbushjen e obligimeve të kërkuara dhe së fundmi mungesës së vullnetit për të zgjidhur krizën politike në vend”- tha gjatë një deklarate për mediat, deputetja Olta Xhaçka.
Në emër të PS-së, ajo ka thënë se shpresohet në një përgjigje pozitive deri në maj, që shqiptarët të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm në Europë, pasi në të kundërt, humbja edhe e këtij shansi, do të ishte tepër e rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ministri i Jashtëm italian dhe ish-nënkryetari i Komisionit Europian, Franco Frattini ka deklaruar sot në Tiranë se “shqiptarët do të mund të lëvizin lirshëm, pa viza, nga vjeshta e këtij viti”. Ai tha se vendimi merret më datë 2 qershor në konferecën e ministrave të Jashtëm të BE-së.

“Objektivi ynë është që të përftojmë një mendim poziviv nga Komisioni Europian që në fund të muajit Maj. Italia do të jetë mbrojtësi më i fortë i liberalizimit të vizave, por gjithsesi nevojitet edhe një vullnet i mirë i gjithë ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që do të japin vendimin formal më date 2 qershor”, vijoi ai.

Deklarata e kryediplomatit italian u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta, pas takimit që ata patën në këtë dikaster.

Vizat
Dy ministrat, si Meta ashtu edhe Frattini u ndalën gjerësisht tek tema më kryesore dhe më e rëndësishme për shqiptarët, ajo e liberalizimit të vizave. Ministri Meta i cili foli i pari në këtë konferencë tha se “emri i Frattinit lidhet ngushët me procesin madhor të vizave. Ai është një arkitekt i këtij procesi, jo vetëm për Shqipërinë por për gjithë vendet e rajonit”, tha Meta. Duke shtuar se “në kohën që ishte zv.president i KE, edhe sot ministër i Jashtëm i Italisë, ai ka luajtur një rol nxitës që Shqipëria të përfitojë nga ky proces. Ndërsa përsa i përket qeverisë shqiptare mund të them se është bërë një progres i jashtëzakonshëm në të katër blloqet, gjatë këtyre 8 muajve”, u shpreh ai.

Sipas Metës, të gjitha detyrimet teknike janë të përmbushura dhe liberalizimi i vizave për qytetarët tanë s’është thjesht mundësi për të ikur jashtë sepse 1/3 e qytetarëve tanë sot gjenden jashtë dhe qindra mijëra të tjerë kanë vizë Shengen në pasaporta, por kjo është një çështje e dinjitetit njerëzor, sepse ne besojmë se e meritojmë integrimin e plotë në familjen europiane.

Ndërsa, ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, duke u ndalur tek çështja e integrimit, ku përfshihet edhe liberalizimi i vizave u shpreh se “Këtë vit do të merret në shqyrtim statusi i vendit kandidat për Shqipërinë dhe për këtë qeveria shqiptare duhet të bëjë përpjekje të shumta në mënyrë që BE të marrë një vendim në favor të Shqipërisë”.

Por përpara kësaj, vijoi Frattini, është një vendim tjetër i rëndësishëm, ai i vizave. “Objektivi ynë politik është përftimi i një mendimi pozitiv para fundit të Majit. Faza e dytë kalon nga përftimi tek shpallja e vendimmarrjes që do të kryhet më 2 qershor në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së. Këshilli i ministrave të jashtëm merr një vendim formal për të bërë të mundur që në vjeshtë të kryhet lëvizja e lirë. Por për këtë duhet një vullnet i madh i KE-së dhe Italia është në vendin e parë në mbrotje të këtij procesi”, përfundoi diplomati italian.

kriza politike
Pyetjet e gazetarëve, si italianë ashtu edhe shqiptarë gjatë kësaj konference u përqendruan tek problemet politike në Shqipëri dhe marrëveshjet energjetike mes dy vendeve. Ilir Meta tha se edhe opozita duhet të shfaqë vullnet për integrimin e vendit. “Duhet të silleni në mënyrë europiane sepse demokracia ka rregulla ashtu siç kanë rregulla edhe zgjedhjet të cilat janë vendosur me konsensus nga të dyja palët dhe këto rregulla duhet të respektohen nga të dyja palët”, u shpreh Meta, duke shtuar se “mosmarrëveshjet zgjidhen në mënyrë kushtetuese dhe parlamenti shqiptar nuk do të dalë mbi vendimet e gjykatave”.

Për të njëjtën pyetje, nëse e dëmton kriza politike integrimin e vendit, ministri Frattini tha se “procesi elektoral është monitoruar nga OSBE-ODHIR, raporti p të cilit thotë se janë kryer zgjedhjet në respektim të ligjit. Përtej kësaj unë dua të them se të gjitha forcat politike duhet të bashkohen për integrimin e vendit, duhet të jenë të ndërgjegjshme, se kjo është një mundësi dhe një përgjegjësi. Pra duhet të punojnë sëbashku në parlament për ta çuar Shqipërinë në Europë”.

Marrëveshjet
Takimi mes dy ministrave, siç ata deklaruan ishte përqendruar tek nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit pë vitin 2010-2012 me vlerë prej 500 mijë eurosh që do të ketë në fokus të veçantë kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe në zhvillimiun e bujqësisë, arsimit dhe shëndetësisë. Një marrëveshje tjetër ishte në fushën e diplomacisë, sipas së cilës, shërbimet konsullore të Shqipërisë në ato vende nuk ne nuk kemi përfaqësi diplomatike do të kryhen nga konsullatat italiane. Po kështu lidhur me një projekt tjetër të përbashkët, korridorin e 8 u vendos që më 28 prill të mbahet në Tiranë konferenca promovuese e ministrave të Transporteve të vendeve të përfshira, si Italia, Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania