Banorë të Kumanovës janë revoltuar kur kanë pare pranë tregut dy deputetët e BDI-së, Mervan Xhemaili dhe Rexhail Ismaili, të kishin dalur për t’u njohur me situatën dhe për të kërkuar përmbajtje nga situate e krijuar. Banorët kanë fyer dhe kanë kërkuar që të largohen dy deputetët. Ata janë akuzuar për tradhti dhe dështim total.   

Xhemaili dhe Ismaili kanë kërkuar dhe apeluar  për qetësim dhe gjakftohtësi, me që në ndërkohë disa nga të grumbulluarit fëmijë dhe gra vazhdojnë të mbeten të rrethuar në “Lagjen e trimave”.