Variabla e panjohur për vitin 2014 se si do të vepronte Qeveria e re e Maqedonisë në rrethanat e pas aneksimit të Krimesë u aktualizua në tre rrafshe pas tensioneve dhe ekspeditave policore.
1.Pas vendimit të qeverisë për ti mos i përkrahur sanksionet ndërkombëtare.
2.Pjesmarrja e Presidentit të shtetit në paradën ushtarake
3. Tensionet e fundit në Maqedoni në mes qeverisë dhe opozitës.

Sipas parashikimeve, “Rrjedha Turke” e gazit duhet të bëhet funksionale në fund të vitit 2016 dhe nyja kryesore për në Evropën Perëndimore, sipas planeve do të kalojë nëpër Maqedoni.
Për të aprovuar dhe nënshkruar marrëveshjet me palën ruse dhe aktorët tjerë, në Maqedoni do të duhej një qeveri pro -ruse dhe anti-perendimore.Besohet se rivaliteti amerikano-rus po zbret në Maqedoni.
Influenca energjetike është bërë si mjet për të destabilizuar dhe bërë pushtimin energjetik të rajonit.Oligarkët rajonal kanë formuar bazë për këtë shtrirje kaq të lehtë.Rreziqet dhe korridori i ri është një freskim për liderët autokrat.
Industria maqedonase nuk ka alternativa tjera përveç gazit dhe naftës ruse që duhet të lëvizë nëpërmes Gazprom-it dhe Rosfnet-it.Varësia e vendit është në rritje dhe kjo është reflektuar në politikat qeveritare në Maqedoni.Si faktorë tjetër janë partitë politike.Për më shumë se gjysëm shekulli, kanë qenë qeveritë majtise që kanë përkrahur internacionalen komuniste në Evropë dhe gjetiu.
Aktualisht qeveritë djathtiste në rajon dhe Evropën Lindore janë bërë përkrahësit më të mëdhenjë të politikave të Kremlinit.
Depërtimi i Rusisë në politikat e brendshme dhe partiake të shteteve ballkanike është i theksuar dhe i pamohueshëm.Influenca në profilet e larta qeveritare dhe partiake ka bërë që vendi dhe balanca të luhatet.