Më 17 Maj duhet të filloj revolucioni edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Nga Musa Lamallari (Tim Shkupi)-Ne kemi thene nuk perzihemi ne luften mes LSDM-se dhe VMRO-se. Kemi ndejtur stoik, ju kemi ikur te gjitha skenareve, e kjo eshte merite e shqiptareve dhe jo partive, as e tarafeve. Deri tani ne dijme sjelljet dhe menyren e veprimit te te gjiha partive, mendoj te lidershipit te tyre, qofte ketyre parlamentare, qofte ketyre qe kane dalur si kepurdha pas shiut. Nuk ka vend per kalkulime, as nuk ka vend qe ndonjera prej ketyre te luaj me idealet njerezore te kombit shqiptare ne Maqedoni, pasiqe asnjera nuk distancohen prej dhunes kur ne pyetje jane interesat e tyre individuale dhe grupore.
Mirepo, nese Zoran Zaevi fillon te nxjerr ne siperfaqe krimet qe u jane bere shqiptareve, nje gje te cilen ne e dijme dhe e kemi ne intuiten tone, pasi shteti dhe sistemi unitar ka qene i kapur dhe mbetet i zaptuar nga kriminel, qe bashkepunon ngushte dhe thelle me individe te korruptuar te partive shqiptare, duhet ta kuptoj secili shqiptar, secili qytetar se regjimi i Gruevskit eshte maja e Piramides se krimit, ku tani do te jemi te obliguar ta rrezojme, ta permbysim me revolucion me 17 Maj 2015.
Nuk guxon asnje parti shqiptare te perzihet, kurse ata shqipfoles qe do te marrin guximin te rreshtohen ne anen e regjimit te Gruevskit me shprese per ndonje qeveri teknike ku do te mund t’i shohim idiotet e partive te tyre te kalkulojne me interesat tona qytetare, njerezore, do te mbeten ne anen e erret sikurse mbeten te gjitha strukturat kriminele me rrezimin e Millosheviqit para nje dekade e gjysem.
Deri tani jane prolonguar shume protesta te shqiptareve, por me 17 maj 2015 nuk duhet te prolongohen dhe te gjithe se bashku ta permbysim regjimin e Gruevskit dhe bashkepuntoreve te tij shqipfoles.
Ju qe keni parti dhe ju njohim, pritni zgjedhjet pas revolucionit, dilni dhe legjitimohuni me vota te lira dhe jo me marreveshje nder tavolina per interesa individuale.