Rudi Berisha:Dua të shoh diellin – pse më prangos Vëlla !
Sot më grupe policesh më rrënon lirinë tim
A nuk kishim një qëllim lirin e fjalën e liri
Në trupin tënd të goditën plumbat e armikut
Sytë më pikuan lot në netët e gjata më shi
Në ato qaste më zë të lart më thirre vëlla
Më zërin e përvuajtur të ndihmova unë
Të barta në shpin time vëlla më kilometra gjatë
Falë të Madhit Zot shpëtove nga vdekja në luftë
Në liri na ndau djalli i zi në kohën e dritës që sot
Tani pse më prangos duart para vdekjes o vëlla
Unë të dua vëlla na bashkon një gjuhë e nënës
Na bashkoj sakrifica e trimave nëpër histori
Në atë botë ishim të lidhur të betuar në flamur
Ne përqafuam flamurit tonë kombëtar kuq e zi
Në grilat e burgut qëndroja i heshtur natën
Mendoja të kalurën tonë të ndritur historike
Gjakun e derdhur në tokën e bardhë shqipe
Pika loti më rrjedhin nga sytë e mi të kaltër
Pse vëlla më ërrëson jetën tani në dritën tonë
Ndoshta ke harruar plagën që i dhuruam atdheut
Letrat që i lexonim më mallin më të madh atë botë
Tani pse më prangos vëlla në tokën e çliruar ti sot
Vëlla mos më gjyko pse nuk jam më ty në pushtet
Jam vëllai i juaj kur unë ju gjykoj jam në mesin tuaj
Jam një degë në lisin e përbashkët të popullit shqiptarë
Por disa dega të lisit tonë fatkeqesisht sot më janë tha
Vëlla unë ti ruaj rrobat e përgjakura të plagës tënde
Sot ti më hap varrin e shpirtin më këput litarin në liri
Pse vëlla shkel mbi gjakun tënd e nderit tonë në Shqipëri
Dua të shoh diellin – pse më prangos vëlla në këtë çeli
Prishtinë, 29 mars 2015
Rudi Berisha
Rudi Berisha
6. maj 10:33
E shkruar nga Rudi Berisha
Dielli më prekë shpirtin e ndezur më zjarr …!
Shikoj sytë e t’u të ndezur nga zjarri për dashuri
Zjarrin dua sonte të gëlltit më ujin e lotit për mall
Në shtratin tim eja sonte të lëvizim mbi oqeane
Në anijen e Titanikut të hidhemi ne të dy në valle
Shikoja sytë e t’u në dritën e hënës në këtë natë
Këputja ngadalë më dorën time litarin e këmishës
Fustanin të gris furia ime në dorë mbani dy gota
Eja të ulesh në karrigen e shpirtit tim në çeli brenda
Dielli më prekë shpirtin e ndezur më zjarr për ty
Nata nuk dua të kalëron në lindje të mëngjesit
Këmbët e shtratit dridhen nga dhuna e shpirtit
Çdo gjë ndodh në këtë dhomë të vogël dashurie
Mëngjesi erdhi edhe pse ne të dy e deshëm natën
Kemi prekur shpirtin gjuhën e lagur nga loti jonë
Këtë natë të ikur e kam të qëndisur në ditarin tonë
Dielli më prekë shpirtin e ndezur më zjarr përvëlon