Busta Rhymes, sërish koncert në Prishtinë
Është ai përsëri. Njeriu i cili e realizoi koncertin më të mirë të karrierës së tij në 20 vitet e fundit, shkruan përsëri histori. Vjen në vendin tonë për herë të dytë dhe për ta ‘kallë’ edhe më shumë se sa nëvizitën e tij të parë.
Kompania NextLevel ka konfirmuar se Busta Rhymes do të performojë në Prishtinë më 19 gusht të këtij viti, që është dhe Nata e Bajramit.
Koncerti do të mbahet te parkingu prapa Pallatit të Rinisë në ambient të hapur, ndërsa në të do të performojnë paragrupe kosovare dhe do të ketë një afterparty.
Informacionet shtesë NextLevel do t’i bëjë të ditura në vazhdim, ashtu sikurse çmimet e biletave për këtë koncert të jashtëzakonshëm.
Është hera e parë që Busta Rhymes performon në një vend dy herë, ndërsa tashmë vendimi për ta sjellë atë sërish në vendin tonë është pritur mirë nga adhuruesit e hip-hopit kosovar.
Në performancën e tij në prill të vitit 2011, Busta Rhymes mbahet mend si performuesi më i mirë. Ai me hitet “Arab Money” dhe “Break Ya Neck” arriti të elektrizojë 5000 mijë të pranishëm, teksa kulmi i spektaklit të tij ishte mbajtja e flamurit tonë kombëtar.
Për gjithë ata që duan të konfirmojnë pjesëmarrjen, mund të klikojnë në eventin zyrtar në Facebook.
